20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Dhimbjet e shpeshta të kokës, ja tre faktorë që mund t’i shkaktojnë por që ju nuk e dini

Dhimbja e kokës është një simptomë e zakonshme që prek njerëzit e të gjitha moshave dhe në shumicën e rasteve është e padëmshme pasi arsyet mjedisore janë përgjegjëse për dhimbjet e shpeshta të kokës.

Hormonet

Tek femrat, faza e ciklit të tyre mund të ndikojë edhe në shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Në shumë raste, dhimbja e kokës shfaqet menjëherë pas ditëve të fillimit të menstruacioneve.

Parfumet

Ajo që ka erë të mrekullueshme për disa mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. Në disa pacientë që përjetojnë dhimbje koke të shpeshta, erërat e forta, për shembull një parfum, janë ato që shkaktojnë dhimbjen.

Ushqimi

Vera dhe djathi janë dy të dyshuar të zakonshëm pas dhimbjes së kokës, por ende nuk dihet se cilët përbërës janë përgjegjës për efektin e tyre.

Presidenti Nikson, model i së djathtës konservatore

Nga Fitim Zekthi

Sot 50 vjet me pare, ne 9 gusht 1974, presidenti Richard Nixon dha doreheqjen. Ai po hetohej nga kongresi ( nisi procedura e impeachment-it) per “pergjim ndaj kundershtareve demokrate duke cuar njerez qe kishin vendosur pergjues ne zyrat e tyre ne Wategate”. Ne fjalen e doreheqjes presidenti Nixon tha pak a shume : “une nuk jam nje ikanak, gjithe qenia ime thote te qendroj, une doja te qendroja dhe te luftoja, familja ime me kerkoi qe te qendroja dhe te luftoja, doja te luftoja fort dhe te tregoja se jam i pafajshem por po jap doreheqjen nga detyra e presidentit te SHBA-se. Po e jap doreheqjen sepse nqs do te rri une nuk do ta ushtroj fort dhe lirisht me kapacitet te plote detyren ecpresidentit ne mbrojtje te popullit amerikan dhe kushtetutes sepse do te me duhet te merrem me mbrojtjen time. Une nuk do ti perziej kurre keto dy gjera”.
Ai ishte padyshim nje president i jashtezakonshem qe u perball me sfida te veshtira si lufta e Vietnamit, zgjerimi i ndikimit te BS ne bote, forcimi i Kines, protestat e fuqishne ne vend, gara e eger per president ne vitin 1960, gara ne Kaliforni per guvernator, trazirat e larta sociale te viteve 60-70 me vrasje njerezish te fuqishem etj. Sot te gjithe cmojne lart aktin e madh te direheqjes se tij dhe te gjithe bien dakord se akuzat ndaj tij ishin shume te ekzagjeruara per arsye te luftes politike. Nixon eshte nje shembull i madh politik. Mbi te gjitha ishte republikan dhe doreheqja lidhet fuqimisht edhe me parimet e te djathtes, me moskapjen me thonj pas pushtetit, me mosndjekjen e eger te epshit dhe oreksit, me pergjegjesine ndaj te tjereve dhe para Zotit.

Veliaj i dha miliona euro tendera/ Rama i jep leje ndërtimi dhëndrit të Qefalias

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) tregojnë se kompania ndërtuese “Al-Point” e Aleksandri Vasilit ka shënuar një lloj rekordi “unik” në llojin e vetë-në rreth 14 vjet ekzistencë të saj, ajo është vendosur plot 10 herë nën sekuestro nga përmbaruesit privatë, për detyrime të pashlyera ndaj palëve të treta.

Por, paralelisht me këtë rekord “negativ”, shoqëria private ka shënuar rekord “pozitiv” në përfitimin e të mirave publike dhe kjo, mesa duket, falë lidhjeve të duhura familjare e politike.

Aleksandri Vasili është dhëndër në familjen e Kujtim Qefalia, ish-kryetarit jetëgjatë dhe tashmë administratorit të Njësisë Administrative Dajt dhe deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

Këto lidhje familjare duket se i kanë siguruar sipërmarrësit Vasili që të sigurojë një numër shumë të lartë kontratash me bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, si edhe nga lejet e firmosura prej kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar “Leje Zhvillimi për objektin: “Sun Moon Star”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al Point” sh.p.k”.

Për momentin, nuk ka shumë të dhëna për këtë objekt, por duket se është “dhurata” e radhës që pushteti i “Rilindjes” ndan për pinjollët e tij.

Në foto: Vendimi i KKT-së për subjektin “Al-Point” të Aleksandri Vasilit

Raportime të mëhershme mediatike kanë treguar se shoqëria “Al-Point” në pronësi të Aleksandri Vasilit ka përfituar një numër të konsiderueshëm tendera publike, si edhe leje ndërtimi për godina në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Informacioni i përpunuar nga portali i specializuar për transaksionet e Thesarit tregon se “Al Point”, vetëm gjatë periudhës 2019-2024, ka përfituar rreth 3.8 miliardë lekë të vjetra ose 3.8 milionë euro fonde publike. Interesant është fakti që të gjitha këto kontrata janë lidhur me Bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj.

Në foto: Transaksionet e Thesarit të Shtetit për kompaninë “Al Point”

Tenderi më i rëndësishëm i fituar nga “Al Point” e Aleksandri Vasilit në Bashkinë e Tiranës është ai për procedura Rindërtimi, zhvilluar në fund të vitit 2020.

Sipas të dhënave zyrtare, “Al Point” dhe “Gjoka Konstruksion” u shpallën fitues të tenderit me vlerë rreth 5 milionë euro, me objekt “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 19 në zonën zhvillimore “5 Maji”.

Në foto: Tenderi afërsisht 5 mln euro për “Al Point”

Në këtë tender morën pjesë 12 operatorë ekonomikë, nga të cilët 5 u skualifikuan.

Leje pallatesh për “dhëndrin e Qefaliajt

Krahas tenderave, shoqëria “Al Point” e Aleksandri Vasilit rendit edhe disa leje ndërtimi, të përfituara, kryesisht me firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

– Në 10 tetor 2011, “Al Point” merr lejen për ndërtimin e një godine banimi pesë-katëshe pranë shkollës 9 vjeçare Qesarakë;

– Në 14 nëntor 2011, kompania e Aleksandri Vasilit, i cili në atë kohë ishte vetëm 25 vjeç, merr leje ndërtimi për godinë shtatë kate pranë restorant Freskut.

– Në datën 25 maj 2012, “Al Point” merr edhe një tjetër leje ndërtimi për godinë banimi pesë kate në Shkozë.

Të treja këto leje i përkasin territorit të ish-komunës Dajt, e cila në atë kohë drejtohej nga Kujtim Qefalia, vjehrri i Aleksandri Vasilit,

Në datën 7 dhjetor 2020, Al-Point regjistron në QKB adresën dytësore për ndërtimin e një objekti dhe shërbimi me 2.6 dhe 7 kate me 2 dhe 3 kate parkimi nën tokë te rruga e Dibrës.

Tre muaj më vonë, në datën 11 mars 2021, kjo shoqëri regjistron adresën dytësore për ndërtimin Godinë Banimi dhe shërbimi 1.6 dhe 7 kate me dy kate parkimi nën tokë.

Në të njëjtin muaj, pra në datën 24 mars 2021, “Al Point” regjistron edhe adresën e ndërtimit të godinë banimi 5 dhe 1 kat nëntokë, te lagja 5 maji.

Kjo është godina e tenderit 4.8 milionë euro nga programi i rindërtimit dhënë nga Bashkia e Tiranës me firmen e Erion Veliaj. Këtë tender shoqëria “Al-Point” e Aleksandër Vasilit e mori në datën 26 nëntor 2020, fiks një vit pas rënies së tërmetit të nëntorit 2019./ Boldnews.al

David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun e Korçës.
Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces. Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

Cens 2023, nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar janë 9,3% më pak se sa ishin të regjistruar

Studious female high school student

Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.

Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.

Gjithashtu Cens referoi se në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit.

Të dhënat e Cens tregojnë se arsimi bazë ose përballet me braktisje të studimeve, ose Ministria e Arsimit ka raportuar të dhëna të fryra për numrin e fëmijëve të regjistruar.

Ndryshe nga censet e kaluara, INSTAT ende nuk ka publikuar popullsinë që banon në zonat rurale me të dhënat e Cens 2023, por realiteti tregon se në qindra shkolla në zonat rurale të vendit kanë më shumë mësues se nxënës.

Numri i nxënësve në shkolla ka pësuar rënie të shpejtë në dekadat e fundit si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, por numri i mësuesve nuk ka ndjekur të nijetin ritëm..

Përmirësimi i raportit nxënës-mësues nuk ka ndikuar në përmirësimin e aftësive të nxënësve.

Reformat në arsim vitet e fundit nuk i shërbyen përmirësimit të cilësisë, referuar rezultateve të testit global të njohurive të 15-vjeçarëve “Pisa 2022” ku Shqipëria pa rënien më të madhe të rezultateve në krahasim me testin e vitit 2018.

Në vitin shkollor 2023-24, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat./Monitor.al

Çfarë do të bëhet me të paaftët që shkatërruan arsimin dhe larguan “trurin” nga Shqipëria?!

Nga Spartak Ngjela

Deri tani ne nuk kemi parë asnjë shenjë, dhe mendimi na krijon idenë se ky kryeministër dhe kjo qeveri ose janë të paaftë për ta kuptuar se çfarë do të thotë një skemë ekonomike e tillë, ose nuk e dëshirojnë se janë kundër zhvillimit ekonomik medern të Shqipërisë.

Idetë sot janë të shumta dhe kanë krijuar vlerë të madhe në mendimin shoqëror por edhe në shkencë.

Koha i ka sot të gjitha në dispozicion, por idetë e nivelit të lartë shkencor dhe filozofik janë pronë e katedrave dhe universiteteve me nivel shumë të lartë.

Po në Shqipëri, a kemi sot universitete të nivelit të lartë?

Jo, në Shqipëri ende nuk ka asnjë universitet të cilësisë së lartë për të vënë në lëvizje mendjen e iluminuar shqiptare.

Dhe prandaj studentët e shkëlqyer që janë të aftë për filozofi dhe shkencë, largohen nëpër universitetet cilësorë në Perendim, shkëlqejnë atje, dhe rrinë nëpër institutet shkencorë apo nëpër katedrat e universiteteve të cilësisë së lartë në Perëndim.

Kjo e ka sjellë dobësinë që konstatohet në shkencat shoqërore dhe në të gjitha shkencat e sakta që jepen në universitetet e Shqipërisë.

Dhe, të gjithë këtë mangësi, po e vuan edhe shkolla shqiptare, por edhe shkenca.

Madje sot, janë mbyllur të gjitha institutet shkencorë që kanë qenë aktive në Shqipëri. Por koha po i kërkon. Veçse këtu na del përpara pyetja: a është i aftë kryeministri aktual që ta kuptojë arsyen e Logjikës shkencore por t’i dhënë përgjigje pyetjes: a do të flasë në programin dhe në buxhetin e saj ekonomik kje qeveri që të lejohet dhe të strukturohet skema për investimet reale në shkencë dhe teknologjinë moderne në Shqipëri?

Deri tani ne nuk kemi parë asnjë shenjë, dhe mendimi na krijon idenë se ky kryeministër dhe kjo qeveri ose janë të paaftë për ta kuptuar se çfarë do të thotë një skemë ekonomike e tillë, ose nuk e dëshirojnë se janë kundër zhvillimit ekonomik medern të Shqipërisë.

Sigurisht, do të jetë koha ajo që do të na e sqarojë se cila ka qenë njëra nga këto arsye.
Dhe kjo vetë, është arsye…

Analiza e VOA: Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme

Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre për President Donald Trump sa i përket politikës së jashtme. Kjo përfshin mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit kanë ende dallime të rëndësishme sa i përket politikave ndaj Kinës, tarifat dhe ndihmat për Ukrainën, që mund të vështirësojnë mandatin e dytë të ish Presidentit Trump.

Ish-presidenti Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar…

“Asnjë president nuk ka bërë atë që kam bërë unë për Izraelin dhe ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha Trump.

Ish-Presidenti Trump e ka kritikuar më parë Kryeministrin Netanyahu për dështimet e sigurisë që ai pretendon se mundësuan sulmin e Hamasit të 7 tetorit. Gjatë administratës së Trump ishte e vështirë të parashikoheshin veprimet e tij në kuadër të politikës së jashtme. Një analist i tha Zërit të Amerikës se platforma e politikës së jashtme të Partisë Republikane për vitin 2024 e pasqyron këtë paparashikueshmëri.

“Nuk ka shumë të dhëna dhe kjo i jep atij përparësinë për të qenë në gjendje të formulojë një politikë në mënyrën që ai e sheh të arsyeshme për momentin, në vend që të bllokohet me politika të përcaktuara qysh në fillim të një mandati”, thotë Chris Turtle nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

Kolegët republikanë të Trump thonë se aplikacioni i mediave sociale ‘TikTok’ kontrollohet nga qeveria kineze dhe mund të përdoret për të marrë informacione mbi përdoruesit dhe për të ndikuar në bindjet e tyre politike.

“Unë nuk dua që Partia Komuniste Kineze të marrë të dhënat personale të qytetarëve tanë dhe as të jetë në gjendje të bëj propagandë ndaj publikut amerikan”, thotë Mitt Romney, senator republikan.

Por Trump nuk pajtohet më me ndalimin e TikTok-ut.

“Ne do ta shpëtojmë TikTok-un. Ata duan të shkatërrojnë atë. Pra, të gjithë përdoruesit në TikTok, votoni për Trump-in”.

Ish-Presidenti gjithashtu ka kritikuar NATO-n, duke pretenduar se vendet anëtare nuk paguajnë aq sa duhet për mbrojtjen e përbashkët. Kandidati i tij për Nënpresident JD Vance, ka qenë edhe më kritik ndaj dërgimit të ndihmave amerikane në Ukrainë.

“Le të mos e ngatërrojmë guximin e trupave ukrainase me faktin se ata kanë udhëheqjen dhe qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ndoshta kudo në botë”, thotë zoti Vance.

Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimin e udhëheqësit të shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, i cili ka thënë se ndihma për Ukrainën është thelbësore për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

“Nuk është më një çështje e garantuar që Amerika do të përgjigjet me forcë ndaj agresionit apo edhe nëse do të mbështesë aleatët tanë 100%”, thotë zoti McConnell.

Analistët thonë se zotimet e zotit Trump për të rritur tarifat nëse ai fiton zgjedhjet mund të shkaktojnë konfliktin më të madh me ligjvënësit republikanë.

“Kjo tregon ndryshimin e Partisë Republikane që nga viti 2016, sepse republikanët historikisht kanë qenë mbështetës të tregtisë së lirë”, thotë Gordon Grey nga Universiteti ‘George Washington’.

Ish Presidenti Trump është zotuar të vendosë të paktën 60% tarifa për Kinën dhe 10% tarifa për importet nga vendet e tjera nëse ai fiton./VOA

Në QSUT mungojnë barnat jetike, në rrezik jeta e pacientëve

Mungesa e medikamenteve për sëmundjet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ve në rrezik jetën e pacientë, thekson organizata që propagandon për të drejtat e tyre.

Shoqata “Together for Life”, e cila lufton për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Shqipëri, ngre alarmin për mungesën e barnave jetike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pas raportimeve të shumta nga pacientë me leukemi apo sëmundje të tjera tumorale.

“Na informuan që medikamenti mungon dhe askush nuk përgjigjet se kur do të vijë, deklaroi për shoqatën “Together for Life” një nga familjarët e një pacienti me leukemi, i cili shtoi se nëse i afërmi nuk merr dozën e medikamentit për më shumë se një javë, gjendja përkeqësohet ndjeshëm.

Duke rikonfirmuar raportimet e pacientëve, vetë stafi i ‘Together for Life’ u përball me një gjëndje alarmante gjatë verifikimeve të tyre në terren, duke konstatuar mungesën e barnave jetikë për sëmundjet e rënda.

“Këto barna sipas legjislacionit shqiptar duhet të sigurohen apo të rimbursohen nga sistemi shëndetësor publik”, citojnë ekspertët e Together for Life.

Jo vetëm kosto e këtyre barnave është e papërballueshme për xhepat e vetë pacientëve, por nga ana tjetër këto medikamente nuk gjenden në farmaci të rëndomta, përveçse në farmacitë e QSUNT.

Together for Life ka ngritur alarmin lidhur me këtë situatë dhe i bën thirrje QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të zbatuar Ligjin për Kujdes Shëndetësor së bashku me protokollet e miratuara.

“Mungesa e trajtimit me medikamentet e duhura sipas protokolleve të pacientëve me sëmundje terminale rrezikon seriozisht jetën e tyre, dhe kërkon me forcë marrjen e masave të menjëhershme për sigurimin e medikamenteve dhe trajtimin e pacientëve sipas protokolleve”, shkruajnë ekspertët e Together for Life, duke kërkuar gjithashtu të hetohen arsyet e këtyre mungesave pranë QSUT.

Zëdhënësja e QSUNT e kontaktuar nga BIRN ishte e paarritshme për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN

Shpërthen një autobot me karburant në autostradën Tiranë – Durrës, dy të lënduar

Një autobot me karburant ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po furnizohej në pikë karburanti, ndërsa është shkaktuar radhë e gjatë automjetesh në autostradë.

Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona, punonjës të karburantit.

Autoboti është larguar nga pika e karburantit, ndërsa zjarri është shuar nga shërbimet zjarrfikëse që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Noizy në burg/ Stresi i kërkon ndihmë kryeministrit: O Edi Rama, dil fol për shokun tonë! E padrejtë, kaq kollaj qenka…

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, prej ditësh në arrati, pasi është shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur pak ditë më parë në një klub nate në Pejë ku u dhunua Tiktok-eri i njohur Medi Iseni, i ka dalë sërish në mbrojtje Noizy-t, i cili po mbahet në paraburgim për të njëjtën çështje.

 

Gjatë këtyre ditëve, Stresi ka reaguar disa herë, duke e cilësuar si të padrejtë arrestimin e Noizy-t dhe për këtë ka akuzuar hapur ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Së fundmi, Stresi me anë të një insta-story i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, të reagojë në lidhje me këtë që po ndodh me Noizy-n, pasi sipas tij është e padrejtë.

Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Stresi2-1