28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit

Postimet, komentet, videoklipet, fotot, të dhënat e shumta personale që shpërndahen publikisht përmes Instagram-it, Facebook-ut dhe aplikacioneve të tjera në pronësi të kompanisë Meta, që nga fundi i qershorit, nuk janë përmbajtje që ne ndajmë vetëm me miqtë.

Duke ndryshuar politikën e privatësisë së Meta-s, ato mund të bëhen material për trajnimin e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga kjo kompani amerikane.

Gjithçka ndodhi pa njoftim e pa shpjegim dhe miliona përdorues në Ballkanin Perëndimor nuk u informuan as për “Politikën e Privatësisë” së re të Meta-s, e cila u publikua më 26 qershor.

Në një dokument, të cilin e ka analizuar Radio Evropa e Lirë (REL), kompania Meta thekson nisjen e një shërbimi të ri – që është mundësia për të krijuar tekst, zë, imazhe dhe video përmes inteligjencës artificiale. Meta mbledh përmbajtje të publikuara që përdoruesit ndajnë përmes platformave të kompanisë, ndaj dhe shërbimi i ri që ofron nëpërmjet zhvillimit të inteligjencës artificiale do të bazohet në këtë praktikë.

Përdoruesit nga Ballkani Perëndimor nuk ishin të informuar për risinë, ndërsa qytetarët e Bashkimit Evropian, kur hynin në platforma, morën një paralajmërim se politika po ndryshonte dhe më pas kishin opsionin për të tërhequr të dhënat nga trajnimi i planifikuar i inteligjencës artificiale.

Kur gjithçka vihet në kontekst me ligjet vendëse në rajon, Meta ishte e obliguar të ofronte të njëjtin opsion edhe për përdoruesit në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, në Bosnje e Hercegovinë, dhe në Mal të Zi.

Zgjidhjet ligjore ekzistojnë në vendet e Ballkanit dhe më së shumti janë të harmonizuara me ato evropiane, kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave personale, tregon analiza e REL-it.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale në këto vende nuk kanë shumë instrumente për të reaguar, thanë përfaqësuesit e tyre për Radion Evropa e Lirë.

Si një nga problemet më të mëdha, ata shprehen se Meta nuk ka emëruar as përfaqësues në vendet e Ballkanit, me të cilët institucionet do të bashkëpunonin.

Në të njëjtën kohë, Meta nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për ndryshimet e politikës së privatësisë dhe efektet e tyre te përdoruesit nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnje e Hercegovina.

Çfarë sjell politika e re e kompanisë Meta?

Politika e privatësisë përfaqëson një lloj kontrate midis përdoruesve të platformës dhe kompanisë që ofron produkte dhe shërbime të ndryshme digjitale. Pjesa më e rëndësishme e këtyre dokumenteve është se çfarë të dhënash mbledh dhe si përpunohen nga platforma digjitale. Meta po ndryshon politikën e saj pikërisht në këto fusha të rëndësishme.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale përmendet për herë të parë si arsye për përpunimin e të dhënave të përdoruesve të Meta-s, sipas një analize të Politikës së Privatësisë, e cila është e disponueshme për publikun përmes platformës Facebook të Meta-s. Konkretisht, në pjesën e politikës “Si dhe pse i përpunojmë të dhënat tuaja”, kompania Meta liston, nga njëra anë, një sërë shërbimesh dhe produktesh që ofron, dhe nga ana tjetër, lloje të ndryshme të të dhënave të përdoruesit që mbledh për këto qëllime.

Siç thuhet në dokument, ka të bëjë me përmbajtjen e publikuar që përdoruesit lënë në platforma të tilla si të dhënat e profilit, emri, emri i përdoruesit, fotografia e profilit, pastaj komentet në rrjetet sociale, si dhe përmbajtje video dhe audio që shpërndahen publikisht.

“Formulari është i disponueshëm vetëm për persona nga rajone të caktuara”, është njoftimi që qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin në Facebook kur tentojnë t'i “tërheqin” të dhënat e tyre nga Trajnimi i inteligjencës artificiale.
Formulari është i disponueshëm vetëm për persona nga rajone të caktuara”, është njoftimi që qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin në Facebook kur tentojnë t’i “tërheqin” të dhënat e tyre nga Trajnimi i inteligjencës artificiale.

Meta mbledh edhe të dhëna për përmbajtjen që i kushtojnë vëmendje përdoruesit, domethënë mbledh të dhëna se si reagohet ndaj përmbajtjeve të ndryshme, kohës së përdorimit dhe shpeshtësisë së ndërveprimeve në rrjete të caktuara të kontrolluara nga Meta.

Lista nuk ndalet me kaq. Ajo përmend, gjithashtu, “mesazhet që dërgoni dhe merrni, përfshirë përmbajtjen e tyre, në përputhje me ligjet në fuqi”, si dhe të dhëna për pajisjet nga të cilat keni qasje në Facebook ose Instagram.

E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave nga trajnimi i Meta-s për IA dhe kërkesa për tërheqjen e tyre, u ofrohet qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar.
E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave nga trajnimi i Meta-s për IA dhe kërkesa për tërheqjen e tyre, u ofrohet qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar.

Meta ka informacione shumë të ndjeshme

“Nëse shikojmë Meta-n, e veçanta në këtë rast është se ata kanë qasje në platforma, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të cilat kanë mijëra miliona, në fakt miliarda përdorues dhe profile, ku gjenden informacione të ndjeshme”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë avokati Felix Mikolasch.

Mikolasch është avokat i organizatës NOYB (Non Of Your Business) me qendër në Austri, e cila ishte një nga më aktivet në paraqitjen e padive në mënyrë që të ndalojë planet e Meta-s në nivel të Bashkimit Evropian.

Ai shton se, ndryshe nga kompanitë e tjera që zhvillojnë inteligjencën artificiale (IA), ka shumë informacione që Meta mund t’i përdorë e të cilat platformat e tjera nuk mund t’i mbledhin nga interneti dhe kjo e bën këtë rast më problematik sesa kur bëhet fjalë për zhvillimin e modeleve tjera të IA-së.

Megjithatë, ai thekson se rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale përmes modelit të IA-së nuk janë dokumentuar ende.

Duke komentuar Politikën e Privatësisë, Mikolasch thekson se dy gjëra janë kryesore – që kompania nuk ka kërkuar pëlqimin e përdoruesve që të dhënat e tyre të përdoren për të trajnuar inteligjencën artificiale, por gjithashtu se modeli i inteligjencës artificiale që zhvillon nuk përshkruhet në detaje.

“Ne mund t’i përdorim këto të dhëna për çdo qëllim, nuk e dimë saktësisht se për çfarë do t’i përdorim, thjesht do t’i përdorim në përgjithësi për teknologjinë IA. Kështu që nuk u jep asnjë informacion përdoruesve”, thotë Mikolas dhe shton se kompania duhet të jetë më transparente.

Ballkani pa mundësi për të dalë nga trajnimi i IA-së

Ndërkohë që organizatat dhe ekspertët në BE luftonin që Meta t’i trajtojë më me kujdes qytetarët e BE-së, rajoni mbeti në një lloj errësire.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të gjente përdorues të platformave të Meta-s nga Ballkani Perëndimor, të cilët ishin njoftuar për ndryshimin e politikës së privatësisë. Meta nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se si i informoi përdoruesit nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova për mbledhjen e të dhënave.

Ekspertja për të drejtat digjitale dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Ana Toskiq Cvetinoviq, nga organizata “Partnerët e Serbisë”, thotë se Ballkani Perëndimor në këtë rast u gjend në një lloj zone gri.

“I gjithë rajoni ynë është në një pozicion specifik – gjendet në Evropë dhe është në proces të integrimit në BE – dhe rregulloret tona janë kryesisht të harmonizuara me rregulloret e BE-së, por mekanizmat që kemi në dispozicion nuk janë aq efikas sa ato në BE”, thotë për REL-in Toskiq Cvetinoviq.

Ajo thekson se në fund të muajit korrik organizata “Partnerët e Serbisë” i ka dorëzuar Komisionarit të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale një iniciativë për fillimin e procedurës ndaj kompanisë Meta për shkelje të ligjit në Serbi. Të njëjtën iniciativë ka paralajmëruar edhe organizata SHARE, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave digjitale.

Ajo shton se kompania Meta kishte detyrim ligjor t’i informonte qytetarët për politikën e re, e cila ishte thelbësore, jo teknike.

Kush i mbron të drejtat digjitale të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor?

Ligjet ekzistojnë, por janë të vështira për t’u zbatuar, sipas disa organeve të pavarura për mbrojtjen e të dhënave personale në Ballkanin Perëndimor. Meta nuk ka një përfaqësues të emëruar në asnjë nga pesë vendet ballkanike, dhe aktualisht autoritetet e mbrojtjes së të dhënave nuk po insistojnë për këtë përmes një nisme të përbashkët.

Në Kosovë, me mbrojtjen e të dhënave personale merret Agjencia e Informimit dhe Privatësisë, e cila si institucion i pavarur raporton për punën e saj në Kuvendin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua kësaj Agjencie duke e pyetur nëse është në dijeni për vendimin e kompanisë Meta për ndryshimin e politikës së privatësisë, nëse po shqyrtohet çështja dhe si mund të mbrohen të drejtat dhe të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë, asnjë përgjigje nuk erdhi.

REL-i ka kërkuar përgjigje edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, nga i cili deklarojnë se nuk e kanë shqyrtuar çështjen e përpunimit të të dhënave personale për qëllime të zhvillimit të inteligjencës artificiale nga kompania Meta.

“Kur Avokati i Popullit vlerëson se është shkelur e drejta e privatësisë, ka mandat ta shqyrtojë atë nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni për REL-in.

Si do të mbrohet Evropa nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale?

Zyra e Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave në Serbi bën të ditur se në periudhën e ardhshme do të kontaktojnë kompaninë Meta në lidhje me ndryshimin e politikës së privatësisë.

Ana Toskiq Cvetinoviq beson se komisionari duhet të kishte informuar publikun se çfarë sjellin ndryshimet në politikën e privatësisë së Meta-s.

“Për një ndryshim të tillë, komisionari duhet t’i kishte vënë në dijeni qytetarët, por duke qenë se kjo nuk është bërë tani, duhet të fillojë procedimi ndaj kompanisë Meta për të përcaktuar paligjshmërinë e mundshme në përpunimin e të dhënave”, thekson ajo.

Zyra e Komisionarit sqaron se nisja e procedimit ndaj kompanisë Meta ka qenë e vështirë për shkak se kjo kompani nuk ka një përfaqësues në Serbi, gjë që është një detyrim sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Pa praninë e përfaqësuesve të këtyre kompanive, qytetarët tanë nuk mund të ushtrojnë plotësisht të drejtën e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale dhe as të ushtrojnë të drejtat individuale në mënyrë të thjeshtë”, thuhet nga kjo zyrë.

Ligjet janë të harmonizuara me ato evropiane, por disa dispozita mbeten të pazbatueshme, sqarojnë nga Zyra e Komisionarit në Serbi dhe thonë se pikërisht këtë e tregon shembulli me ndryshimet në politikën e Meta-s. I njëjti problem është theksuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sipas ligjit vendës, ata që përpunojnë të dhënat personale duhet të caktojnë një përfaqësues të autorizuar në Maqedoninë e Veriut, gjë që nuk është rasti me kompaninë Meta, thekson Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në këtë vend.

“Pak njohuri” në Maqedoninë e Veriut për inteligjencën artificiale

Ndërkaq, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Malit të Zi, e cila zbaton Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në këtë vend, thekson se do të harmonizohen me praktikën evropiane.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër se si do të zhvillohet çështja në nivel të BE-së, do të ndjekim pikëpamjet e organeve të pavarura në rajon, do të përcaktojmë veten sipas standardeve më të mira të së drejtës evropiane”, shpjegon Muhamed Gjokaj, anëtar i Këshillit të Agjencisë në Mal të Zi.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bosnje e Hercegovinë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për ndryshimet e sjella nga politika e re e Metës deri në publikimin e tekstit.

Kjo Agjenci ka kërkuar vazhdimisht miratimin e një ligji të ri për të dhënat personale në Bosnje e Hercegovinë, që do të harmonizohej me Rregulloren e përgjithshme të BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Konventën 108, të cilën shteti e ka nënshkruar.

Ligji ekzistues, vlerësoi më parë Agjencia, nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur të gjitha problemet që kanë lindur për shkak të zhvillimit të teknologjive të informacionit, proceseve të digjitalizimit, përdorimit masiv të mbikëqyrjes video dhe audio, dhe inteligjencës artificiale.

Modeli IA i Meta-s pezullohet në BE

Kompania Meta njoftoi në mesin e qershorit se do të ndalojë trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale duke përdorur të dhënat e publikuara publikisht të qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Ky hap i kompanisë është përshëndetur nga Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Dublin, duke thënë në një deklaratë se vendimi pasoi diskutime intensive mes këtij organi dhe kompanisë. Meta është e regjistruar në Irlandë, ndaj me ligj është autoritet kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale në këtë vend.

“Nuk kemi asgjë për të shtuar më tej, procesi është ende në vazhdim”, tha Komisioni në Dublin duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh nga REL-i në lidhje me planet e kompanisë Meta për të trajnuar një model të inteligjencës artificiale duke përdorur të dhëna nga përdoruesit e platformave në pronësi të saj.

BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të ndikojnë ato te njerëzit?

Trajnimi për të dhënat personale ndalohet edhe në Brazil

Njoftimet e kompanisë Meta se modeli i inteligjencës artificiale do të trajnohet me ndihmën e përmbajtjeve nga platformat Facebook dhe Instagram u ndërprenë në fillim të korrikut edhe në Brazil.

Ky vend i Amerikës Latine është një nga përdoruesit më të mëdhenj të platformave të Meta-s.

Në fillim të korrikut, Organi Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Brazil (ANPD) detyroi kompaninë Meta të pezullojë përpunimin e të dhënave personale për trajnimin e inteligjencës artificiale.

Një masë e përkohshme u miratua duke urdhëruar Meta-s të përjashtonte të dhënat personale nga materialet e trajnimit të inteligjencës artificiale. Nëse nuk e zbaton vendimin, kompania do të gjobitet me 50 mijë dollarë në ditë.

Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, vendimi i rregullatorit brazilian nga fillimi i korrikut të këtij viti ka mbetur i pandryshuar. Kompania Meta e vlerësoi këtë vendim si ndalues të zhvillimit të inteligjencës artificiale në Brazil.

Megjithatë, trajnimi i inteligjencës artificiale për përmbajtje nga platformat në pronësi të Metës nuk është ndalur në të gjitha anët e botës.

Disa vende më të vogla në Amerikën Latine, si Argjentina, ndajnë një fat të ngjashëm me vendet e Ballkanit. Ekspertët në këtë rajon mendojnë se arsyeja për këtë është mungesa e një kuadri ligjor. Të dhënat e përdoruesve të SHBA-së nga Meta do të përdoren gjithashtu për të trajnuar modelet e AI, pasi ligjet janë më pak strikte se në Evropë.

Kontribuan: Sandra Cvetkoviq nga Prishtina dhe Emill Zllatkov nga Shkupi

I moshuari u godit për vdekje nga shoku i dhomës, si dy infermieret e azilit tentuan të fshihnin krimin! Njoftuan morgun dhe agjencinë funerale për tërheqjen e trupit, por… Si u zbuluan

Janë arrestuar dy infermieret e turnit në azilin ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.

 

31-vjeçarja Nazime Mulla dhe 26-vjeçarja Glesantina Saraçi akuzohet se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

Infermieret mësohet se pasi kanë zbuluar krimin e rëndë brenda dhomës së azilit privat nuk kanë njoftuar policinë, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin.

Por dy të arrestuarat nuk kanë treguar se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ngjarja është zbuluar pasi gjatë ekspertizës mjekoligjore në morg u zbuluar se viktima kishte shenja dhune në trup, të shkaktuara nga goditja me bastun.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njoftoi policia.

Nga formati te çmimet, gjithçka për Champions-in e ri/ Ja si ndryshon turneu madhor

Real Madrid triumfoi në finale ndaj Dortmun dit duke ngritur në “Uembli” të 15-tin trofe të Ligës së Kampioneve. Trofe që vjen për herë të fundit me formatin e zakonshëm sepse menjëherë nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë gjithçka. Formula vjen ndryshe si për nga numri i skuadrave pjesëmarrëse, për shorteun e për gjithçka tjetër.

 

SI DO TË JETË?

Kjo është pyetja kryesore që bën çdo dashamirës dhe i apasionuar pas kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Pas më shumë se 20 vitesh do të ndryshojë gjithçka përsa i përket formatit, duke bërë që përballja mes skuadrave më të mira europiane të futet në një erë të re.

Që nga sezoni i ardhshëm Champions-i do të pësojë një transformim dhe revolucion total: faza kualifikuese, formati, shorti, kalendari i ndeshjeve dhe oraret. Ky do të jetë ndryshimi i parë thelbësor i këtij kompeticioni që kur UEFA i dha fund periudhës eksperimentale me ndeshjet e dyfishta në fazën e grupeve mes periudhës 1999-2000 deri në sezonin 2002-’03. Po ku konsistojnë ndryshimet.

KUALIFIKUESET

Kur bëhet fjalë për fazën kualifikuese, nuk ndryshon aksesi që do të kenë ligat dhe klubet në këtë kompeticion.

Do të mbeten të pandryshuara fazat kualifikuese deri në atë play-off, që do të çojnë skuadra drejt fazës së parë të kompeticionit duke i bashkuar me ekipet që e sigurojnë direkt nga kampionati pjesëmarrjen në Champions. Megjithatë, ndryshim është numri i skuadrave sepse nuk do të jenë më 32 por 36 të tilla që do të marrin pjesë.

VENDET SHTESË

Katër vendet shtesë do të vijnë në bazë të një ndarjeje: Një vend për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Champions, i shtohet kampionatit që renditet në vendin e pestë në UEFA, sa i përket renditjes së kombeve. Një vend i shtohet një kampionati, duke e rritur numrin e ekipeve të kualifikuara nga kualifikueset dhe faza play-off, nga katër në pesë të tilla, sa i përket rrugëtimit që do të kenë skuadrat kampione.

Nga një vend për pjesëmarrjen direkte u shtohet dy kampionateve, ekipet e të cilave kanë bërë një rrugëtim më të suksesshëm në turnetë e UEFA-s, në edicionet e mëparshme, në bazë edhe të renditjes në UEFA. Respektivisht në këto dy kampionate, pjesëmarrja direkte në Champions, i jepet skuadrës që renditet menjëherë pas ekipeve që kanë të drejtën për të marrë pjesë.

Konkretisht, këto dy vende për edicionin e ardhshëm i janë shtuar Serisë A italiane dhe Bundesligës gjermane. Gjithsesi, lista e skuadrave që shtohen si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta për sezonin pasardhës, atë 2024- 2025, bazohet në renditjen UEFA të skuadrave për edicionin 2023-2024, ku baza kryesore është koeficienti i përfituar si pasojë e ecurisë në pesë sezonet e fundit në kompeticionet europiane.

CHAMPIONS 2024-2025

Por si do të jetë ky edicion? Formati i edicionit të ri do të zëvendësojë këtë ekzistues prej mëse dy dekadash, me një kampionat me 36 ekipe. Skuadrat nuk do të përballen me sistemin vajtje-ardhje me 3 rivalë, por do të përballen me tetë ekipe të ndryshme. Gjysma e ndeshjeve të çdo skuadre do të luhet si pritëse dhe gjysma si udhëtuese.

Formati i ri, sipas UEFAs, “duhet të sigurojë drejtësi më të madhe sportive për të gjitha klubet, një klasifikim më dinamik të kampionatit dhe një interesim më të madh sportive deri në ditën e ndeshjes finale.

PRINCIPET

Principet e fazës së kampionatit në Champions do të jenë si më poshtë: Skuadrat nuk do të shortohen dhe ndahen më në grupe. Të gjithë klubet e nisin turneun së bashku në një kampionat dhe do të përballen me një numër të përzgjedhur kundërshtarësh, me një numër të barabartë ndeshjesh. Të gjithë rezultatet do të përpilojnë një renditje të përbashkët të ekipeve: 3 pikë do të vlejë një fitore, 1 pikë vlen barazimi dhe 0 pikë një humbje.

Çdo skuadër do të luajë një numër të barabartë të ndeshjeve në shtëpi dhe në transfertë. Kundërshtarët për çdo skuadër dhe ndeshjet se cila prej tyre do të luhet në shtëpi dhe cila në transfertë, do të përcaktohen me anë të një shorti. Baza e të cilit do të jetë një sistem me katër vazo të ndryshme bazuar vetëm në renditjen UEFA. Kjo, për t’i garantuar çdo ekipi pjesëmarrës një nivel sa më të ekuilibruar të kundërshtarëve.

SHORTI

Të 36 skuadrat pjesëmarrëse do të jenë të vendosura në katër vazo të ndryshme me nga nëntë skuadra, në bazë të koeficientit që ka secila prej tyre në fillim të çdo edicioni (koeficient i bazuar në ecurinë e pesë viteve të fundit në kompeticionet e UEFAs). Vazo e parë në Champions do të përbëhet nga ekipi që ka fituar edicionin e mëparshëm të Championsit(konkretisht Real Madridi) dhe tetë skuadrat e para në renditjen UEFA. Siç bën me dije edhe “Calcio e Finanza”, fitimi i kampionatit nuk siguron automatikisht pjesëmarrjen në vazon e parë të shorteut.

Vazot 2, 3 dhe 4, përbëhen nga e gjithë pjesa tjetër e ekipeve pjesëmarrëse në bazë të renditjes në UEFA. Secila skuadër do të përballet me dy ekipe nga secila vazo, duke luajtur ndaj tyre një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë. Sa i përket skuadrave të të njëjtit kampionat, nuk do të luajnë kundër njëra-tjetrës në fazën e kampionatit fillestar.

Me përjashtim të veçantë për ndonjë nga kampionatet Europiane që është me një numër më të madh se katër skuadra pjesëmarrëse, ku gjasat janë që vetëm dy skuadra të përballen mes tyre nga ai kampionat. Kjo, si zgjidhja e fundit dhe vetëm në rast se nuk do të ketë asnjë opsion tjetër për ta shmangur në short përballjen mes dy ekipeve të të njëjtit kampionat. Pra, shtimi i numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Champions për kampionatet kryesore, rit edhe mundësinë që ato ekipe të përballen mes tyre që në fazën e parë.

FAZA ME ELIMINIM DIREKT

Në përfundim të përballjeve të para, në bazë të renditjes së përgjithshme që do të përpilohet, ekipet e renditura nga vendi 1 në të 8-in, do të kualifikohen menjëherë në fazën e 1/8-ave. Ekipet që do të renditen nga vendi i 9-të deri në të 16-tin do të përballen me ekipet që renditen nga vendi i 17-të deri në të 24-t. Këto do të jenë përballje me eliminim direkt, për t’u kualifikuar drejt 1/8-ave. Skuadrat që do të renditen nga vendi 25 deri në të fundit, do të eliminohen nga turnetë e UEFA-s.

Pra, nuk kalojnë në asnjë kompeticion tjetër si për shembull Liga e Europës apo ajo e Konferencës. Ky është një tjetër ndryshim i këtij formati, sepse përjashton mundësinë e transferimit të një skuadre pas fazës së parë, nga një kompeticion në një tjetër. Sa i përket fazës me eliminim direkt, sipas dokumenteve zyrtare të UEFA-s, “për të forcuar sinergjinë mes kampionatit dhe fazës me eliminim direkt, çiftet në fazën me eliminim direkt do të përcaktohen pjesërisht në bazë të renditjes në kampionat.

Për këtë do të gjejë përdorim një sistem: Në përballjet e fazës me eliminim direkt, ekipet që do të renditen nga vendi 9 deri në atë të 16-të në kampionat (Champions), do të luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit ndaj skuadrave që renditen nga vendi i 17-24. Për fazën e 1/8-ave, ekipet që kanë përfunduar kampionatin mes tetë vendeve të para, do të luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit përballë skuadrave që do të vijnë pas fazës me eliminimin direkt. Do të përcaktohet një tabelë që plotëson çiftet e skuadrave që do të përballen mes tyre nga faza me eliminim direkt deri në gjysmëfinale.

Ku skuadrat që do të renditen nga vendi 1 deri 8 në kampionat, do të presin rivalet e tyre nga faza play off. Ndarja është e tillë dhe do te thotë që për shembull, vendi i parë dhe i dytë në renditjen e përgjithshme, të mund të përballen mes tyre vetëm në finale. Pra për secilën skuadër, niveli i vështirësisë në këtë rrugëtim drejt finales, do të jetë i lidhur dhe bazuar në ecurinë që ekipet do të kenë në fazën e parë të kampionatit.

KALENDARI DHE ORARET

Një ndër risitë dhe ndryshimet, do të jetë edhe kalendari i ndeshjeve dhe oraret. Faza e parë do të ketë 8 javë (4 në shtëpi, 4 në transfertë).

Faza me eliminimin direkt (2 javë, shtëpi-transfertë). 1/8-at: Dy ndeshje, në shtëpi dhe transfertë.

Çerekfinale: Dy ndeshje, në shtëpi dhe transfertë.

Gjysmëfinale: Dy ndeshje, në shtëpi dhe transfertë.

Finale: 1 ndeshje. Sa i përket fazës së kampionatit, tetë ndeshje do të luhen në harkun e dhjetë javëve të kampionateve europiane, nga shtatori në janar. Champions League do të ketë një “javë ekskluzive”, me ndeshje që do të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten, javë në të cilën nuk do të ketë ndeshje të kampionateve të tjera.

Sa i përket orarit të ndeshjeve, zyrtarisht janë konfirmuar ora 18:45 dhe 21:00, me mundësinë për të shtuar ndeshje edhe në orën 16:30, për ndeshjet e Ligës së Europës dhe asaj të Konferencës, vetëm kur bëhet fjalë për ndeshje që luhen në shtete ku diferenca e orareve është mbi dy orë me atë ndërkombëtare të Europës Qendrore.

Sa i përket orarit, ndryshim thelbësor është edhe fakti se ndeshjet e fundit të fazës së parë, do të luhen të gjitha në të njëjtin orar. Më tej do të luhen ndeshje edhe në orën 18:45, por vetëm pas fazës së 1/8-ave, ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 21:00m njësoj si ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Europës dhe asaj të Konferencës.

SHPËRBLIMET

Edhe vlera ekonomike e Champions-it do të ndryshojë për edicionin e ardhshëm. Do të jenë thuajse 2.5 miliardë euro të shpërndara për 36 klubet pjesëmarrëse. 27.5% (670 mln euro) të destinuara për shpërndarjen sa i përket pjesëmarrjes. 37.5% (914 mln euro) do të jenë si shpërblime për rezultatet dhe kualifikimin për turet pasardhëse. 35% (853 mln euro) do të shkojë sa i përket një sistemi të ri vlerësimi që ka të bëjë me renditjen historike.

Sa i përket skuadrave italiane, sipas “Calcio e Finanza”, përfitimi për pjesëmarrjen do të jetë më i lartë se në sezonet paraardhëse. Do të variojë nga një minimum prej 36 milionë eurosh për Bolonjën, te një maksimum prej thuajse 51 milionë eurosh për Interin. Një e mesme, për skuadrat si Juventus (49 mln euro), Atalanta (46 milionë euro të tjera) dhe Milan (pothuajse 44 milionë euro).

Vetëm 30% e emigrantëve të arsimuar shqiptarë punojnë në profesion, nga nivelet më të ulëta në botë! Ikja e trurit varfëroi vendin, ulen shanset që njohuritë e tyre t’i transferojnë për zhvillimin e atdheut

Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në botë të emigracionit të trurit, por të dhënat tregojnë se ekspertët dhe personat e arsimuar që kanë ikur nga Shqipëria nuk punojnë në profesionin e tyre, duke i ulur shanset që ata të transferojnë njohuritë e tyre për zhvillimin e vendit tonë.

 

Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore (grafiku i mëposhtëm) vetëm 28% e emigrantëve të arsimuar punojnë në pozicione që kërkojnë aftësi dhe janë afër profesionit të tyre, një nga nivelet më të ulëta në rang global.

Studimet dhe anketat vendase kanë treguar se mbi 60% e stafeve akademike kanë emigruar gjatë tre dekadave të fundit. Ikja e trurit ka varfëruar vendin nga ekspertët dhe ka ulur shanset për t’u integruar në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës.

Disa vende kanë shanse që të përfitojnë nga diaspora e arsimuar. Përllogaritjet e BB tregojnë se shumica e vendeve kanë mbi 50% të diasporës së tyre që ushtron profesionin  në vendet pritëse.

Përllogaritjet e ekspertëve të INSTAT kanë treguar se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas publikimit të INSTAT, “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”, numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje.

Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar.

Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë, pastaj Bosnja me 15,399.

Ekspertët pohojnë se, nga njëra anë, numri i lartë i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë mund të shikohet si dukuri pozitive për pjesën e përvetësimit të njohurive në fushat përkatëse ku ata studiojnë, por nga ana tjetër, mund të shihet dhe si një indikator matës për mungesën e besimit të studenteve për cilësinë e universiteteve shqiptare.

Për të zbutur efektin negativ të këtij fenomeni, kryesisht në vendet në zhvillim, metoda më e rëndësishme është të ndërmerren një sërë politikash që përfshijnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, si ai ekonomik, social, arsimor dhe mjedisor.

E para dhe më e rëndësishmja, duhet të pranojmë që emigracioni i vazhdueshëm është zakonisht simptoma, jo shkaku, i një problemi themelor.

Për një periudhë afatgjatë, qeveritë duhet të adresojnë çështje themelore me politikat që synojnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Rritja e produktivitetit në profesionet që kërkojnë kualifikim të lartë, shumë prej të cilave janë në sektorin publik, dhe bërë pagat më konkurruese, do të “joshte” punëtorët të qëndronin.

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të punës duhet të plotësohen me reformat e sektorit publik, pa të cilat, profesionistë të kualifikuar do të vazhdojnë të emigrojnë.

Ekzistojnë edhe politika që mund të inkurajojnë me sukses kthimin e diasporës së tyre me aftësi të larta profesionale, duke siguruar stimuj tatimorë për emigrantët e kthyer.

Kthimi i emigrantëve mund të mbështesë zhvillimin ekonomik, veçanërisht kur ata sjellin kapital dhe njohuri, dhe kur vendet e tyre u japin atyre kushtet e duhura për të vënë në zbatim plotësisht aftësitë dhe përvojën e tyre, sugjerojnë ekspertët./Monitor

Te-arsimuarit

Aksidentohet në minierën e Bulqizës 33-vjeçari, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një 33-vjeçar është aksidentuar në zonën D në minierën e Bulqizës.

 

Mësohet se 33-vjeçari është lënduar nga masivi i gurëve, ndërsa i është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

I lënduari pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Konflikti izraelo-palestinez në optikën e shkencave politike

Nga Azgan Haklaj

Konflikti izraelo-palestinez u rishfaq në mënyrën më agresive pas atentatit terrorist të Hamas-it me dt 7-të tetor të vitit 2023.
Në fakt ky është një konflikt i vjetër dhe i vazhdueshëm që nga shek 19-të por prej mesit të shek 20-të ngelet konflikti më i fortë në glob.
Janë shumë arsye e hamendësime për rrënjët e konfliktit por domimante me të cilat janë marrë sistematikisht shkencat politike janë arsyet historike dhe religjoze.
Kujtojmë konfliktin e viteve 1947-1949 i cili pas themelimit të shtetit modern izraelit me dt 14-të maj të vitit 1948 nga David Bengurion mori përmasa të reja.
Herë pas here duke gjetur pretekste të ndryshme e duke i ngritur në arsyetime për dhunë kanë shpërthyer përleshje agresive si psh ajo e luftës 6-të ditore të vitit 1967-të që përfundoi me pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli.
Në fakt si në ç’do konflikt tjetër global në histori kanë qënë zgjidhjet dhe aplikimet politike ato që kanë çuar në përfundimin në mos ndalimin e tyre.
Por në këtë konflikt të veçantë e të përgjakshëm ku përveç ushtarakëve kanë humbur shumrë jetë të pafajshme njerëzore duket se zgjidhjet që rekomandojnë shkencat politike nuk kanë qenë rezultative, ose me saktë nuk kanë pasur terren e kentekst të përshtatshëm për tu aplikuar.
Kjo për shumë arsye të cilat qëndrojnë jashtë palëve në konflikt.
Një teori mjaf rezistente ka qënë ajo e krijimit të dy shteteve palestineze dhe izraelite në këtë rajon duke veçuar me status special Jeruzalemin për arsye të njohura historiko-fetare.
Për këtë janë organizuar samite pajtuese mes palëve si psh ajo e Oslos e vitit 1993 por gjithmonë paqja ka qënë e brishtë dhe e përkohëshme.
Në një konflikt pavarësisht konteksteve, anësive e komenteve që shoqërohet është e vështirë të fajsosh tërësisht njërën palë dhe shfajësosh tjetrën dhe anasjelltas.
Në rastin Izrael -Palestinë kur kishte një qetësi relative Izraeli zgjeronte vendbanimet e tij në territoret e pushtuara ç’ka hidhte benzinë në zjarrin e ndezur ndërsa veprimi i fundit terrorist i Hamas-it ishte i tmerrshëm dhe në përmasa të rënda mbi civilët e vrarë e të marrë peng ç’ka që në fillim çoi në denim të njëzëshëm botëror të këtij sulmi.
Por kundërpërgjigja ushtarake izraelite po ashtu mori dhe po merr përmasa të jashtëzakonshme dhune sidomos ndaj civilëve dhe po denohet ky përshkallëzim edhe nga vetë aleatët e Izraelit.
Ky invazion ushtarak nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrje energjike politike por kjo pengohet kryesisht nga pala e Hamas-it, i cili sidomos në rripin e Gazës ka supremaci elektorale duke lënë pas levizjen Fatah dhe autoritetin Palestinez.
Edhe gjëndja e brendshme politike në Izrael sidomos situata kundër kryeministrit Netanjahu ka bërë që situata e luftës të jetë e gjatë dhe shumë e eger.
Ndërkohë faktorë të ndryshëm jashtë palëve në konflikt duket se kanë ndikuar në mos ndezjen në përzgjatjen e konfliktit.
Mjafton të përmendim këtu faktin se ky konflikt ka zbehur fokusimin ndërkombëtar tek realiteti i pushtimit rus dhe i luftës në Ukrainë për të kuptuar se kush tjetër është palë e interesuar për këtë përshkallëzim të agravuar.
Pra logjika që na paraqet shkenca politike është realiteti i shumë interesave të shumë fuqive dhe shteteve në rajon dhe në botë përtej arsyeve historike e religjoze me të cilat mbështillet më së shumti ky konflikt.
Sot jo vetëm SHBA-të, Rusia, BE-ja por dhe Turqia, Egjipti, Liga Arabe, Irani e Kina janë direkt e indirekt pjesëmarrëse në forma diverse në konflikt.
Kjo e vështirëson gjetjen e një zgjidhje të drejtë politike për arsye që vetëkuptohen.
Ndërkohë që lufta vazhdon mijëra civilë po vdesin e mijëra të tjerë kryesisht femijë e pleq janë pa strehë, pa ushqim e pa kujdes shëndetësor.
Zgjidhja është akoma në fund të tunelit.
Organizatat me reputative si OKB-ja kanë mbetur në stadin e apeleve për paqe dhe jo të veprimeve e sanksioneve energjike për ta ndalur përfundimisht luftën.
Koha për të gjetur një zgjidhje me mjete politike ka kohë që ka kaluar por në fund të fundit nuk ka zgjidhje dhe rrugë tjetër.
Shumë media e përsonalitete reputaitive në botë po e shprehin këtë.
Por dy janë arsyet që e bëjnë të pamundur ndalimin dhe fashitjen e konfliktit.
Hamas-i dhe palestinezët nuk pranojnë një plan politik paqeje me territore të pushtuara nga Izraelitët ndërsa këta të fundit prej afro një shekulli jetojnë në pasigurinë e tyre ç’ka i shtyn që edhe me dhunë të sigurojnë një stabilitet sa me afatgjatë.
Sulmi i para disa kohësh i Iranit me raketa ndaj territorit të Izraelit e konfirmon frikën dhe sketicizmin e izraelit.
Në këtë kontekst mjaft të rëndë, delikat e kompleks, me rrezik për përhapjen e një konflikti kaotik botëror vrasja e liderit të Hamas-it në Teheran Ismail Haniyeh është një tjetër pretekst për përshkallëzim që u pasua me përbetimin iranian për hakmarrje shembullore çka pritet që të sulmojë nga çasti në çast.
Po aq provokues eshte dhe fakti qe Yahya Sinwar vjen në krye të Hamas-it.
Sinwar njihet jo vetëm si kryeterrorist dhe kreatori i krahut ushtarak të kësaj organizate por është edhe arkitekti e kreatori i masakrës dhe pengmarrjes së dt 7-të tetor.
Zgjedhja e tij si lider i Hamas-it ka nervozuar edhe më tepër Izraelin duke e shoqëruar këtë ngjarje me dekleratën e fortë se “këtë organizatë terroriste do e fshijmë nga faqja e dheut”.
Sigurisht që Izraeli është në luftë edhe me grupin Libanez Hezbollah që udhëhiqet nga Hassan Nasrallah dhe mbështetet fuqishëm nga Irani e në fakt kanë sulmuar herë pas here Izraelin!
Si gjithmonë në të tilla situata ndonëse ekstremisht të rënda hyn në lojë diplomacia e të gjitha palëve të interesuara.
Jo vetëm SHBA-të por dhe Arabia Saudite, Jordania, etj janë angazhuar në frenimin e zemërimit iranian per hakmarrje.
Turqia nga ana e saj haptas ka marrë anën palestineze duke kërcënuar deri për ndërhyrje në Gaza.
Presidenti i Francës Macron i bëri thirrje të fortë Iranit për vetëpërmbajtje.
Në prapaskenë Rusia, Kina e shumë vende të tjera fërkojnë duart dhe nxisin konfliktin.
Për momentin ndonëse SHBA-ja qëndron e palëkundur në mbrojtje të aleatit të saj është e interesuar për një relaksim të situatës pasi një gjë e tillë do të ndikonte negativisht për demokratët në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Por armët e kryqëzorët janë kryq e tërthor duke mbipopulluar Detin e Kuq e vendet rreth tij.
Gjithësesi situata e rëndë dhe e paparashikueshme apelon për një zgjidhje jo sipas orekseve dhe tifozërive, interesave dhe mërive të fuqive globale por me bazë logjikën njerëzore e politike.
Pasojat e tmerrshme të këtij konflikti nuk kufizohen vetëm tek dy popujt e etnitë në konflikt por ka pasoja e precedent’ me efekt zinxhir ndërkombëtar.
Koha për një marrveshje të madhe e afatgjatë ka ardhur ndaj është domosdoshmëri intervenimi i politikës sepse shpesh herë politika hyn dhe në skutat më të errëta ku nuk depërton as drita.

“Trëndafili i Bardhë i Hungarisë” që u ngrit në statusin mbretëror, cila ishte kontesha e cila u bë mbretëresha e shqiptarëve! Fotografia që i ndryshoi jetën Geraldina Apponyi

Në Hungari, pavarësisht përpjekjeve për të qenë ajo çka dëshironte, asgjë nuk ia paracaktoi që të martohej me një mbret. E megjithatë një fotografi ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

 

Në një ballo ku u gjend pranë kompozitorit Franz Leharit, për Geraldina Apponyin ishte momenti më kyç i jetës së saj. Nga një vajzë e një konti të varfër hungarez, por e njohur si “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, ajo u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldinë e Shqipërisë. Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi në ditën e saj të lindjes, mbretëreshën Geraldina (6 gusht 1915- 22 tetor 2002). Ajo vinte prej një familjeje shumë të njohur hungareze, origjina e së cilës datonte e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga arpadët, në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë arpadiane.

E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, konteshë Geraldina u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës, në Austri, ku mbaroi Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare. Konteshë Geraldina iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, Geraldina iu përkushtua shtresave në nevojë. Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo punoi edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësinë e emancipimit të tyre. Ajo jetoi dhe u edukua, siç kërkonte tradita, deri në vitin 1937 kur u prezantua si nusja e ardhshme e Mbretit Zog.

JETA E KONTESHËS

Kontesha nga Hungaria, lindi në Budapest më 6 gusht 1915, në vitet kur kishte nisur “perëndimi” i Perandorisë Austro-Hungareze. Familja e saj u vendos atëherë në Zvicër dhe më pas në Menton në vitin 1924, me vdekjen e babait të saj. E rimartuar me një oficer francez, nëna e saj e dërgoi atë për të përfunduar arsimin e saj në një shkollë me konvikt në Austri. Pas Luftës së Parë Botërore, ajo ishte disi e modernizuar nga babai i Geraldinës, i cili kishte vënë në shitje pallatin e familjes në Budapest dhe prona të tjera në Paris dhe Vjenë, për të lehtësuar barrën e rëndë të borxhit të familjes.

Ajo u vendos në një pyll të madh e të zbrazur që siguroi një sfond operistik për vitet formuese rinore të Geraldinës. Në kthimin e saj në Budapest, Geraldina shet suvenire në dyqanin e Muzeut Kombëtar. Ajo u rrit si një vajzë e re inteligjente, dhe filloi punë si bibliotekare në Muzeun Kombëtar dhe zhvilloi një interes mbi Egjiptologjinë. Ajo, gjithashtu merrte, pjesë në ballo dhe ishte në një nga ato ballo, ku ajo u gjend pranë kompozitorit Franz Lehari, në një fotografi që do të ndryshonte jetën e saj. Gjatë ballos ku vajza e re ishte ftuar në vitin 1938, bukuria e saj bëri një përshtypje të madhe. E publikuar nga një revistë, fotografia e saj, e marrë gjatë mbrëmjes, tërhoqi vëmendjen e motrave të Zogut I, mbretit të vetëshpallur të Shqipërisë që nga viti 1928. Fotografia u pa nga Ahmet Zogu, një udhëheqës i fiseve veriore të Shqipërisë nga rajoni i lumit Mat, i cili tashmë ishte bërë mbret në vitin 1928. Zogu kishte kaluar kohë të bukura në Vjenë gjatë rinisë së tij dhe ishte në proces të zgjedhjes së një nuseje atje.

Geraldina u ftua për të vizituar Tiranën për shkak të atij imazhi, dhe shkoi në dhjetor të vitit 1934, e shoqëruar nga një mikeshë e familjes, Baronesha Ruling. Beqar i besimit mysliman, monarku, i cili në moshën 43 vjeçare ndihej i dëshpëruar pasi donte të linte një trashëgimtar, e ftoi Geraldinn për të zbuluar vendin e tij. Edhe pse i ndanin njëzet vite nga njëri-tjetri, dashuria me shikim të parë ishte e menjëhershme. Prezantimi i tyre u zhvillua në një atmosferë disi stresuese, në shoqërimin e valseve Leber dhe muzikës popullore shqiptare. Fejesa u njoftua vitin e ardhshëm dhe dasma u zhvillua në prill të vitit 1938 me të dërguarin e Musolinit, Kontin Ciano, si dëshmitar.

PËRKUSHTIMI

Mbretëresha Geraldinë nuk është e famshme vetëm për bukurinë. Ajo pati një përkushtim të pashembullt ndaj Shqipërisë, ku zgjodhi të kalonte edhe vitet e fundit të jetës së saj. Në një letër, që i ka dërguar mbretëreshës Geraldinë më 12 mars 2002, shkrimtari Ismail Kadare, shkruan: “Konteshë e re, e ardhur nga qendra e Europës, për t’u bërë Mbretëreshë e shqiptarëve, ju treguat për ta një përkushtim e devocion mallëngjyes, që e kanë shembullin e rrallë në këtë shekull.

Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”. Kontesha fitoi menjëherë zemrën e Mbretit e të Shqiptarëve me të cilin një vit më vonë do të martohej dhe prej atij momenti deri në vdekjen e saj ajo u quajt Mbretëresha Geraldinë, Mbretëresha e shqiptarëve. Qëndrimi i saj i shkurtër në Shqipëri nuk e ndaloi të merrej me filantropi dhe në ndihmë të të pamundurve, forcimin e vlerave familjare dhe morale. Ajo gëzoi një periudhë të zhytur në botën shqiptare, veçanërisht në jetën e grave të vendlindjes së mbretit në Mat, ku shkruante se madhësia e pyjeve malore i bënte ato të Zvicrës të dukeshin të vegjël.

U largua nga Shqipëria në vitin 1939 si Mbretëreshë duke kaluar peripeci pa fund në jetën e saj. Pas përfundimit të luftës dhe fitores së komunistëve të Enver Hoxhës, vazhdoi i njëjti model peripatetik i jetës, me periudha në Egjipt, si pjesë e oborrit të Mbretit Faruk. Atje ajo krijoi një miqësi të ngushtë me Mbretëreshën Giovanna të Italisë. Familja u transferua në Kanë pas rënies së monarkisë në Egjipt, dhe pastaj në Paris në janar 1961. Në këtë kohë, Zogu po vuante nga një sëmundje përfundimtare, dhe ai vdiq në muajin prill. Kjo humbje mund të kishte zvogëluar rolin e Geraldinës në atë të një vejushe të errët, por në kulturën shqiptare ajo kishte absorbuar tjetër qëndrim dhe u bë kujdestare e traditës monarkiste dhe një figurë e fortë në emër të djalit të saj, Princit Leka, i cili u shenjtërua Mbreti i Shqiptarëve në një dhomë në Hotel Bristol në Paris më 5 prill të viti 1961.

Pas shumë uljesh dhe ngritjesh, Geraldina u kthye për të jetuar muajt e fundit të jetës së saj si një besnike shqiptare në tokën e vendit të saj të adoptuar, që ajo e kishte lënë në kaos aq shumë vite më parë. Geraldina ka qëndruar pranë Mbretit deri sa ai vdiq, për ta vazhduar ajo mbajtjen “ndezur” të oxhakut të familjes mbretërore shqiptare deri sa mbylli sytë në Tiranë, në vitin 2002, në moshën 87 vjeçare. Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin me të shoqin, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së mbretit Zog, Geraldina preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë. Në qershor 2002, ajo u kthye nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

Bulqiza në flakë/ Del jashtë kontrollit zjarri në kurorën e Liqenit të Zi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.

Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë ka djegur dhe përshkuar disa hektar pyll me pemë shekullore.

Patronazhistja e Sarandës/ Rama i “legalizon” detin ish-drejtoreshës së ASHK

Në janar të këtij viti, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Aida Demi, u shkarkua, pasi u zbulua se kishte “privatizuar” detin, duke ia dhënë familjes së saj.Madje, në atë rast, Policia e qytetit jugor bastisi zyrën e saj, pasi kishte dyshime për veprime abuzive dhe korruptive me regjistrimin e pronave.Por, kur kanë kaluar rrethj 7 muaj nga kjo situatë e sikletshme, Aida Demi duket se është “rehabilituar” politikisht. E njohur si një nga “patronazhistet” më të rregullta të Sarandës, Demi dhe familja e sa duket se po marrin shpërblimin për angazhimin politik dhe elektoral.
Në foto: Ish-drejtoresha e ASHK-së, Sarandë, Aida Demi 

Madje, “rehabilitimi” i Aida Demit po vjen me një “dekoratë” nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm po i legalizon “detin”, por edhe po i jep leje për të shtuar biznesin mbi “detin e shndërruar në tokë”.

Së fundmi, Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) miratoi vendimin “Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Shtesë 4 kate mbi objektin 2 kate mbi tokë të Hotel “Demi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me subjekt zhvillues Z. Avenir Demi”.

Në foto: Vendimi i KKT-së për shtim katesh në godinën e familjarëve Demi

Për të kuptuar më mirë këtë vendim, që duket se është një “qokë” e Ramës për Aida Demin, kthehemi pak në kohë.

Në 12 janar 2024, Aida Demi, drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë u shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të një emisioni televiziv, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas emisionit investigativ, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Emisioni investigativ kishte mësuar se Aida Demi, në cepin e lokalit të vëllait të saj, ishte legalizuar një banjo që pasqyrohej si objekt në dokumentet e legalizimit.

Në foto: Leja fillestare e miratuar nga Edi Rama në mars 2023

Në 8 Mars 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën e Edi Ramës, miratoi “Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi 1 kat, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Avenir Demi”, pikërisht në zonën ku bregu ishte mbushur me inerte për të krijuar “truall” për familjen e drejtoreshës së asaj kohe të ASHK-së, Sarandë, Aida Demi.

Në foto: Vendimi i KKT-së, mars 2023

Një vit më pas, pikërisht në gusht 2024, Rama, sërish në cilësinë e kryetarit të KKT-së, jep leje për shtimin e kateve të godinës së familjarëve të Aida Demit.

Së fundmi, KKT miratoi vendimin që i shton godinës 4 kate.

Pra, prona që nisi tërësisht në paligjshmëri, siç zbuloi emisioni investigativ në fillim të këtij viti, tashmë jo vetëm që po legalizohet me firmën e Edi Ramës, por, po me firmën e kryeministrit, po shton katet, duke u shndërruar nga një lokal i thjesht në kundërshtim me ligjin, në një strukturë hoteliere e “bekuar” me firmën e kryerilindasit.

Ndërkohë, Aida Demi është duke u përballur me drejtësinë, pasi është në proces gjyqësor, e akuzuar nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Kadastrës në Sarandë./ Boldnews.al

Shpopullimi i vendit dhe pastrimi i parave/ Kryeson Tirana, 170 mijë banesa në Shqipëri janë bosh

Monitor publikoi një të dhënë tjetër nga Censi i fundit, sipas së cilës 170 mijë banesa në të gjithë vendin janë bosh. Shifra është sa 40% e të gjithë banesave në Shqipëri, që numërohen të jenë në total rreth 431 mijë.

Të dhënat ndihmojnë për të kuptuar në ç’masë kanë emigruar qindra mijëra familje, por hedhin dritë edhe për industrinë e ndërtimit që njeh vetëm rritjem, pavarësisht tkurrjes së popullsisë. Edhe një herë tjetër, statistikat zbulojnë se investimet në ndërtim i dedikohen kryesisht parave të pista që vijnë nga jashtë.

Deri më tani ishte raportuar se 40 mijë apartamente bosh ishin vetëm në Tiranë. Informacioni ishte marrë nga OSHEE për banesat, që kishin një kontratë, por nuk paguanin energji elektrike.

Nga të dhënat e para të Censit u mësua se 419 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin në 10 vjet vitet e fundit.

Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë gjithsej 2 milion e 402 mijë e 113 banorë.

Qeverisja, nga tallja te propaganda dhe ligjet izolacioniste

Të dhënat që dëshmojnë largimin e thuajse gjysëm milioni shqiptarëve në 10 vitet e fundit nuk janë komentuar nga kryeministri Rama. Megjithatë qeveria është detyruar ta njohë fenomenin që po gërryen ekonominë nëpërmjet ikjes së profesionistëve dhe me mungesën e krahut të punës.

Në vitet e para të pushtetit, Rama mburrej para biznesmenëve italianë se në vendin tonë, sindikatat nuk ekzistonin.

Disa vite më vonë, kur qindra mijëra shqiptarë mbushën kampet e azilkërkuesve në Gjermani, Francë, Holandë etj, kryeministri propozoi që biznesmenët të importonin puntorë të huaj.

Emblematike është këshilla që i dha pronarit të një fasonerie në Shkodër, që i ankohej për mungesën e punëtorëve.

“7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj. Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, e këshillonte biznesmenin në mars të 2021.

Deklarata u bë në prag të fushatës së zgjedhjeve, kur Rama mori një mandat tjetër qeverisjeje.

Në vitin 2023, u duk sikur pati një përpjekje për ta pranuar realitetin. Në takim me biznesmenët kërkoi rritjen e pagave për punëtorët në mënyrë që të ndalej largimi jashtë vendit.

“Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë tani,- u fliste biznesmenëve. E kemi dëgjuar prej kohësh “Kemi vende pune, po s’kemi specialistë”. Po tani është “Kemi vende pune, po s’kemi as punëtorë”. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga”, shprehej ai.

Kryeministri tenton zbutjen e pabarazisë që në Shqipëri ka kapur skajet. Në njërën anë pronarëte pasur, të ushqyer me licenca dhe të ndihmuar nga taksa favorizuese. Në anën tjetër puntorë me paga të ulta, që shpesh detyrohën të punojnë me orë të gjata jashtë orarit dhe pa pushime të paguara.

Por pabarazia në ekonomi nuk është arsyeja e vetme që qindra mijëra familje largohen jashtë.

Korrupsioni, shëndetësia, arsimi dhe niveli i kriminalitetit renditen ndër fenomenet më shqetësuese. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë probleme të ngjashme, por sondazhi i përvitshëm i Barometrit të Ballkanit dëshmon rregullisht, që thuajse gjysma e familjeve shqiptare duan të largohen nga vendi.

Kur fjalët dhe propaganda nuk pinë më ujë, qeveria tentoi ta pengojnë ikjen jashtë vendit me ligj. E provoi këtë me studentët e mjekësisë, që me përfundimin e studimeve synojnë të largohen jashtë. Sipas ligjit që propozoi qeveria, pas mbarimit të studimeve, diploma jepej me kusht që mjekët e rinj të punonin disa vite në Shqipëri.

“Nuk ndryshon asgjë në thelb për të drejtën e ushtrimit të profesionit sepse ajo bëhet menjëherë pasi mbaron studimet, por këtu. Për këtë paguan populli taksa”, shprehej Rama në atë kohë.

Por ligji nuk zgjati shumë. Dëshira e studentëve të mjekësisë për të mos jetuar në Shqipërisë ishte aq e fortë sa ata dolën në protesta dhe ankimuan ligjin në gjykatë. Kushtetuesja u dha të drejtë.

Ndërkohë, ditët e fundit, vazhdojnë të jepen leje për ngritjen e kullave të reja në Tiranë, deri në 100 kate të larta. Apartamentet shiten zakonisht, që kur godina është në themelet e saj. Por se kush do të jetojë në to, mbetet për t’u parë./Lapsi.al