27.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

“S’vijnë tek ne, por tek persona të ‘zgjedhur’”- BIRN: Fondet e BE-së, të paarritshme për fermerët e blegtorët shqiptarë për shkak të burokracive dhe mungesës së informacionit

Fondet e ndihmës për bujqësinë – si programi IPARD i Bashkimit Evropian, mbeten të paarritshme për fermerët dhe blegtorët në Dibër, për shkak të burokracisë dhe mungesës së informacionit.

 

Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet.

“Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar.

Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate.

Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së.

Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD.

“Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti.

Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua.

Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro.

“Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti.

Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet.

“Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti.  “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte  i komplikuar.

“Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai.

Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare.

Skandali  u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR.

Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre.

“Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë.

Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar.

“Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai./BIRN

Sa janë kostot për pacientët në spitalet shtetërore në vend! Shpenzimet më të larta për të shtruarit në psikiatri dhe ata me probleme kardiologjike

Nga 100 lekë për pacientët që kryejnë seancat me radioterapi deri në rreth 344 mijë lekë për pacient, për të shtruarit në spitalet psikiatrike, Ministria e Shëndetësisë llogarit kostot për pacientët e periudhës janar-prill 2024 të shtruar në spitalet shtetërore.

 

Kostot më të larta me vlerë rreth 344 mijë lekë për pacient llogariten për të shtruarit në spitalet psikiatrike. Kosto të lartë me vlerë deri 21 mijë lekë për pacientë ka pasur edhe për shtruarit me probleme kardiologjie.

Ndërsa shpenzimet më të ulëta për pacient llogariten për të sëmurët me sëmundje tumorale që kryejnë seancat e radioterapisë. Kostoja për pacient llogaritet 100 lekë.

Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-prill numri i pacientëve të shtruar në spitale është 105,722 pacientë kundrejt 397,580 të parashikuara, me një kosto prej 78,740 lekë/pacientë. Shtrimet në spitale të periudhës janë rritur 6% kundrejt muajve janar-prill 2023.

Shtim të shtrimeve rreth 3% ka pasur edhe për të sëmurët e shtruar në kardiologji, krahasuar me janar-prill 2023-n.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë është 3,309 pacientë kundrejt 9,720 të parashikuar, me një kosto prej 20,713 lekë/pacientë.

Shtrimet në spitalet psikiatrike janë ulur ndjeshëm.

Teksa kostot për pacient e psikiatrisë janë ndër më të lartat, për shkak të shtimit të personelit. Për janar-prill 2023 në spitalet shtetërore psikiatrike ishin të shtruar 730 pacientë apo 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Kostoja e trajtimit llogaritet me vlerë prej 343,920 lekë/pacient.

“Devijacioni në këtë produkt qëndron në faktin e shtimit të numrit të punonjësve dhe si rrjedhim dhe fondit të pagave”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për janar-prill 2024 me seanca radioterapie janë trajtuar me radioterapi 10,133 pacientë kundrejt 25,091 të parashikuar, me një kosto prej 100 lekë/pacientë. Numri i pacientëve të trajtuar është rritur 22% krahasuar me janar-prill 2023.

Po ashtu për janar-prill janë trajtuar 67,125 pacientë të trajtuar me dializë me një kosto prej 10,652 lekë/seancë. Numri i seancave të dializës është rritur 9% më të njëjtën 4 mujor të 2023-it.

Numri i pacientëve të trajtuar me katarakte për 4 mujorin e parë të 2024-s është 1,465 pacientë kundrejt 4,326 të parashikuar, me një kosto prej 1,433 lekë/pacientë. Numri i tyre u shtua rreth 5%.

Për janar-prill 2024 rritet 12% numri i pacientëve me barna të rimbursueshme

Me listën e barmave të rimbursueshme për muajt janar-prill 2024 sipas të dhëanve të Ministrisë së Shëndetësisë janë trajtuar 392,075 pacientë, me një kosto prej 4,578 lekë për pacientë.

Numri i pacientëve me sëmundje kronike të trajtuara nga lista e barnave të rimbursueshme është shtuar rreth 12%.

Për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar  4,2 mld lekë nga 12 mld lekë ,ose 34.7% e planit vjetor.

Për periudhën, sipas analizës statistikore të vlerave të pranuara të rimbursimit të barnave, janë pranuar listë tregues në vlerën  4,245.6 milionë lekë, ose 75.7 milionë lekë (1.8%) më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kanë përfituar gjatë 4-mujorit të parë, 392,075 pacientë nga lista e barnave të rimbursuara, ose 42,067 pacientë më shumë, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nga lista e rimbursuar e fishave të diabetit kanë përfituar 44,700 pacientë, ose 2,626 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, me një rimbursim të fishave, në vlerë 47,2 milionë lekë, ose 18,6 milionë lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar./Monitor

Spitali-psikiatrik

Në kërkim për dhunimin e TikTok-erit, Stresi paralajmëron Eurofast: Mos m’u afroni se do bëhet nami! S’kam fjetur prej dy vjetësh rehat për shkak…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar sërish në lidhje me urdhërarresin e lëshuar ndaj tij, për dhunën e ushtruar ndaj TikTok-erit të famshëm Medi Iseni, më 2 gusht në Pejë.

 

Ndërsa këngëtari Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë ndaluar nga policia, Sresi është ende në kërkim dhe përmes disa reagimeve në rrjete sociale është shprehur i nervozuar në pasi po kërkohet nga Eurofast.

Stresi shkruan se njësia Fast është krijuar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqëore, ndërsa thekson se ky nuk është rasti, pasi bëhet fjalë për artist.

stresi-1

Ai gjithashtu ka paralajmëruar njësinë policore, duke i kërkuar të mos i afrohen, teksa fajtore për situatën e krijuar bën ministren e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiaj.

Reagimi i Stresit:

Eurofast kujdes mos i hypni kalit mbrapsht ju sygjeroi mos u afroni se do bohet nami kaq po ju them ….

Ju keni punen tuj rrespekt po me ardh mem kap mu pa faj vec pse i teket ministres joo00000000 sdo ta lejoj skam fjet qe dy vjet gjume rehat prej sharjeve e kercenimeve, qohet kjo zdralica thot ekstradim a thu kemi vra njerëz

Ne shqipri me njeh e gjithe policia e shtetit gzojn rrespekt edhe gzoj per ata

Por sdo ti lejoj vec pse i teket ministres.

Shko bo bussines me shkiet tani leja gjykates ket pun e bashkpunoni me gjykaten e tiranes e zgjidhini problemin

Njesia Fast është krijuar per kapjen e personave të shpallur në kërkim (kryesisht ndërkombëtar) por që janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kurrësesi nuk mund të aktivizosh këtë njësi për kapjen e një/ disa artistave që i njeh gjithë publiku dhe nuk j’u fshihen drejtësisë. Është marrëzi!

WhatsApp Image 2024-08-08 at 16.37.52

WhatsApp Image 2024-08-08 at 16.37.50

Çmimet mbeten të qëndrueshme në korrik, inflacioni qëndron në 2.1%, por ushqimet nuk e ndalin rritjen

Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet në nivelet më të ulëta që prej qershorit 2021.

 

Megjithatë, çmimet e ushqimeve, që zënë peshën më të madhe të shportës së ushqimeve të familjeve shqiptare, kanë vijuar rritjen.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2024 është 2,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,2 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2024, krahasuar me Qershor 2024 është -0,2 %. Edhe në qershor, inflacioni vjetor ishte në nivelin e 2.1%.

Që nga muaji shkurt niveli i inflacionit mbetet poshtë objektivisht të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, pas rritjes së lartë që shënoi dy vitet e mëparshme për shkak të pasojave të pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve në bursa nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tetor 2022 inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga 1998-a, me 8.3%.

INSTAT njoftoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,68 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,43 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0,05 pikë përqindje dhe çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje secili.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Korrik 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Shëndeti” me 1,5 %, “Transporti” me 0,3 % dhe “Komunikimi” me 0,2 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 %, “mish” me 2,6 %, etj.

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbajë normën bazë të pandryshuar në 3%, pasi në mbledhjen e mëparshme ndryshoi për herë të parë kursin në tre vjet, duke e ulur normën me 0.25 pikë përqindje. Norma bazë është instrumenti kryesor që banka qendrore përdor për kontrollin e inflacionit.

Gjatë deklaratës për shtyp, guvernatori Gent Sejko tha se “Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, ndërsa inflacioni shënoi një rënie të ndjeshme. Kjo ecuri sugjeron se ekonomia shqiptare po lë pas pasojat e goditjes që pësuam nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 – 2023”.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë, duke qëndruar pranë nivelit mesatar prej 2.1%.

Kjo ecuri u diktua thuajse tërësisht nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, dhe në veçanti të frutave e perimeve, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte përgjithësisht i qëndrueshëm, ndonëse me një tendencë të lehtë rënëse.

Nga këndvështrimi makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë tremujorit të dytë ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste shfaqen më të qëndrueshme.

Rënia e inflacionit të importuar ka pasqyruar si ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit, ashtu edhe rënien e inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Në veçanti, ngadalësimi i shpejtë i inflacionit të ushqimeve në vend ka ecur paralelisht me një ecuri të ngjashme në tregjet ndërkombëtare, duke sugjeruar se kjo ecuri pasqyron një goditje pozitive oferte.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste mbështetet si nga kërkesa solide për mallra e shërbime, ashtu edhe nga rritja relativisht e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit”, tha guvernatori.

Sipas Sejkos, rritja e pagave në sektorin privat gjeneron më shumë të ardhura për familjet shqiptare, por ajo vijon të ushtrojë presion mbi kostot e prodhimit dhe çmimet e konsumit.

“Nga ana tjetër, inflacioni pritet të luhatet në kahun e poshtëm të objektivit tonë gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër”./Monitor

Ndryshimi-vjetor-i-indeksit-te-cmimeve

“Watergate”, një grusht shteti i padënuar! Ç’ndodhi në ambientet e PD-së në Washington më 1974! Richard Nixon, i pari President që u dorëhoq, cilat ishin forcat e interesuara për ta rrëzuar nga pushteti

Sot mbushen 50 vjet nga dorëheqja e Presidentit Nixon prej skandalit të Watergate. Shumë ujë ka rrjedhur nga nata kur një grup “operativësh” hynë në ambientet e Partisë Demokratike në hotel Watergate në Washington DC, si dhe prej 8 Gushtit 1974 kur Richard Nixon u bë i pari President i SHBA që largohej nga pushteti me dorëheqje dhe i turpëruar.

 

Po a është e vërteta e Watergate ashtu si na është servirur përgjatë viteve? A ishte Nixon vërtet fajtor apo forca të tjera ishin të interesuara ta largonin atë nga pushteti për shkak të interesave të kundërta me politikat që ai ndoqi?

Gjatë 20-30 viteve të fundit janë zbuluar dokumente të shumta nga historianë dhe gazetarë me zë, të cilët në dallim nga version zyrtar, e konsiderojnë Watergate grusht shteti për largimin e Nixon, i ngjashëm me vrasjen e Presidentit Kenedi në nëntor të vitit 1963.

Botime të rëndësishme, hulumtime, intervista me pjesëmarrës të ngjarjes, zyrtare të cilët patën rol të rëndësishëm në këtë skandal duke filluar nga Kongresi, Shtëpia e Bardhë, gjykatës, prokurore, ish-punonjës të FBI, CIA, gazetarë, kanë vënë në dyshim variantin zyrtar të Watergate të servirur deri tani, duke zbuluar një Watergate krejt tjetër nga ai që jemi mësuar të dëgjojmë.

Perse duhej hyrë në zyrat e Partisë Demokratike në hotelin Watergate?

Të gjithë historianët, të vjetër a të rinj, e pranojnë që Nixon nuk kishte dijeni për çfarë ndodhi në zyrat e Partisë Demokratike. Po ashtu të gjithë bien dakord që hyrja në zyrat e Partisë Demokratike ishte një idiotësi pasi aty nuk mund të merrej asnjë informacion me vlerë për fushatën elektorale. Kryetari i Partisë Demokratike është një funksion i parëndësishëm dhe në zyrat e tij nuk mund të gjendej diçka që të justifikonte rrezikun që paraqiste hyrja ilegale në këto zyra.

Situata bëhet edhe me qesharake kur mëson që Kryetari i Partisë Demokratike, Larry O’Brien, kishte disa muaj që ishte vendosur në Florida për të përgatitur Konventën Demokrate për nominimin e kandidatit të tyre për President në zgjedhjet e Nëntorit 1972.

Në konvente pritej që McGovern të zgjidhej rival i Nixon për zgjedhjet e nëntorit, kështu që më shumë kuptim do kishte të futeshin në zyrat e shtabit të McGovern sesa në ato të partisë. Nixon nuk kishte asnjë dobi të bënte diversion në zyrat e asnjë rivali, pasi ai udhëhiqte ndaj çdokujt me diferencë të madhe në polle. Rezultati që ai arriti, duke mbledhur 61% të votës popullore, është rezultati me i thellë që ka arritur ndonjë President amerikan.

Watergate

Cilat ishin forcat e interesuar të rrezonin Nixon dhe pse?

Që në fillim të Presidencës së Nixon, nga zgjedhjet që bëri për postet e rëndësishëm dhe politikat që deklaroi, u kuptua, që ai do kishte përplasje me Pentagonin, lobet e forta të industrisë ushtarake, me pjesë të Kongresit dhe zyrtareve të Partisë së tij Republikane, me CIA, FBI, lobet e industrisë së shfrytëzimit të naftës, veçanërisht kartelet e naftës të Texas. Të gjitha këto grupe do të përkraheshin dhe mbështeteshin fort nga mediat liberale, të cilat e konsideronin Nixon kundërshtar të papajtueshëm. Ato prej dhjetëra vitesh e kishin goditur dhe përpjekur ta nxirrnin nga politika.

Për çfarë arsyesh këto grupe u ngritën kundër Presidentit Nixon?

Nixon, kur erdhi në pushtet pritej që të vazhdonte linjën e tij të ashpër antikomuniste e formësuar që në ditët e para të përfshirjes në politikë. Kjo do të thoshte që nga ai pritej të intensifikonte luftën në Vietnam deri sa ajo të fitohej, sikurse pretendonin gjeneralët e Pentagonit. Po ashtu nga ai pritej që të vazhdonte konfrontimi i ashpër me BS dhe gara e armatimit bërthamor. Nga Nixon pritej që të vazhdonte të mos njihte RP Kinës si dhe të rriste mbështetjen për aleatin e Tajvanit me shpresë që Chiang Kai-Shek të merrte pushtetin edhe në Kinën kontinentale.

Në të vërtetë Nixon kishte objektiva krejt të kundërta. Ato përfshinin përfundimin me dinjitet për SHBA të luftës në Vietnam nëpërmjet bisedimeve të Paqes në Paris, shtensionimin e marrëdhënieve me BS nëpërmjet bashkekzistencës paqësore dhe nënshkrimit të traktateve të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe kufizimit të armëve strategjike, si dhe të fillonte hapja dhe eventualisht njohja e RP të Kinës.

Për të tri këto çështje të mëdha të politikës së tij të jashtme, Nixon filloi bisedime sekrete për të cilat ishin në dijeni vetëm ai dhe Kisinger. Bisedimet sekrete me BS u zhvilluan nëpërmjet ambasadorit sovjetik në Washington, Dobrinin kurse ato me Kinën nëpërmjet Shahut të Pakistanit Yahya Khan.

Për sa i takon qëndrimit ndaj lobeve të fuqishme të naftës, Nixon kur erdhi në pushtet, u shpreh që do t’i ndërpriste subvencionet shtetërore kësaj industrie dhe së bashku me kursimet nga shkurtimi i shpenzimeve ushtarake, do rriste financimin e sektorit social, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Nixon kishte krijuar bindjen qe CIA që përfshirë në anësi politike dhe kishte ndikuar nëpërmjet lidhjeve me krimin e organizuar, që ai të humbte shumë ngushtë përballjen e tij me Kenedin në vitin 1960. Ai vendosi ta riorganizonte tërësisht politikën e sigurisë së SHBA, duke e zhvilluar atë nga Shtëpia e Bardhë dhe reduktuar ndjeshëm kompetencat, rolin dhe buxhetet e CIA, Departamentit Shtetit dhe atij të Mbrojtjes.

Për fat të keq Nixon shpejt pasi erdhi në pushtet, humbi një pjesë të mbështetjes në Kongres dhe në Partinë Republikane. Përveç politikave të mësipërme, të cilat binin ndesh me kongresmenë dhe senatorë të lidhur me lobet e fuqishme të luftës dhe naftës, në zgjedhjet e pjesshme të viteve 1970 dhe 1972 ai mbështeti me fonde dhe doli në fushatë për kongresmenë të caktuar duke shkaktuar zemërimin e heshtur të pjesës tjetër.

Media liberale ka qenë armike e tij e betuar që në fillimet e karrierës politike të Nixon. Përplasjet u bënë edhe më të mprehta kur ai u zgjodh President i SHBA. Nëpërmjet burimeve që mediat kishin në Shtëpinë e Bardhë, CIA, Pentagon, FBI, etj. të përditshme me influence filluan të botojnë sekrete të sigurisë kombëtare. Publikimet kishin të bënin me synimin e Nixon për t’i dorëzuar japonezëve tërësisht Okinavën, skandalin e njohur si Pentagon Papers, ku evidentoheshin gabimet strategjike të SHBA në Vietnam, bombardimin e fshehtë të Kamboxhias, mbështetjen ndaj Pakistanit në përplasjen me Indinë, etj.

Dalja e këtyre sekreteve në media, detyroi Shtëpinë e Bardhë të krijoje njësinë e njohur si Plumbers, detyra e të cilës ishte të zbulonte zyrtarët që rridhnin informacione kaq sensitive në media. Kjo njësi, ku CIA arriti të fusë me shumicë operativët e saj, u bë baza e fillimit të Watergate.

Autorë të ndryshëm, në publikimet e tyre shprehën se politikat e mësipërme krijuan përplasje të forta publike dhe të fshehta me grupet e interesave, duke përshpejtuar fundin politik të Nixon në betejën me drejtuesit e vërtetë të SHBA.

Kush e organizoi dhe implementoi Watergate?

Që në fillimet e presidencës se Nixon, për shkak të drejtimit direkt nga Shtëpia e Bardhë të politikes së jashtme dhe të brendshme, roli i departamenteve si politikëbërës u reduktua. Atyre iu la vetëm zbatimi i politikave që hartoheshin në Shtëpinë e Bardhë. Rrjedhimisht filloi lufta për informacion, nga Pentagoni, CIA, FBI, Departamentet, Kongresi e Senati. Më të fuqishmit arritën të infiltrojnë njerëzit e tyre në stafin e afërt të Nixon dhe Këshillin e Sigurisë.

Një skandal i madh u zbulua, por nuk u bë publik, me Shefin e Shtabeve të Përgjithshme, Thomas Moorer, i cili kish organizuar një rrjet spiunazhi në Këshillin e Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë ku përfshihej edhe zëvendësi i Kisinger, koloneli Haig.

CIA nga ana e saj, kishte futur operativët e vet në çdo hallke të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë. Ata jo vetëm mblidhnin informacione sekrete dhe zhvillonin aktivitete në brendësi të SHBA nën maskën e Shtëpisë së Bardhë, por kur ju duhej mundësuan Watergate. Më pas me intriga dhe manipulim të informacionit, krijuan përshtypjen e rreme në publik të përfshirjes së Nixon në mbulimin e skandalit.

Strategjia e kundërshtarëve të Nixon për ta rrezuar atë nga pushteti bazohej në tri shtylla:

1.Krijimi i skandalit

2.Përfshirja në të e Presidentit

3.Organizimi i një fushate të fuqishme në institucione, media, drejtësi, Kongres për të akuzuar Nixon me impichment ose ta detyronin të jepte dorëheqje.

Organizimin e skandalit të Watergate e bënë bashkëpunëtorët e CIA/FBI në Shtëpinë e Bardhë. Ata ishin John Dean, Këshilltar i lartë i Presidentit; Jeb Magruder, Zv.Drejtor i Komitetit për Rizgjedhjen e Presidentit; James McCord, Shef i sigurisë së Komitetit për Rizgjedhjen e Presidentit; Gordon Lidy, Këshilltar i Komitetit për Rizgjedhjen e Presidentit; Howard Hunt, Këshilltar në Shtëpinë e Bardhë si dhe një numër operativësh të tjerë.

Nga 6 personat që u arrestuan në zyrat e Partisë Demokratike, katër ishin operativë të dokumentuar të CIA, kurse Hant që drejtonte operacionin nga larg, ishte një ish- drejtues i lartë prej 20 vjetësh i CIA dhe bashkëpuntor i ngushtë i Drejtorit të CIA, Richard Helms. Pavarësisht se kishte deklaruar largimin nga CIA dhe ishte punësuar në Shtëpinë e Bardhë, ai vazhdonte të ishte operativ aktiv, por i fshehtë i CIA.

Për të kuptuar Watergate, sipas autorit Phil Stanford, duhet ditur që nga zyrat e Partisë Demokratike në hotelin Watergate, operohej një rrjet i prostitutave të nivelit të lartë me të cilat argëtoheshin zyrtarë të lartë të politikës demokratike dhe me gjerë. Ky rrjet ishte nën mbikëqyrjen e fshehtë të CIA, e cila me pas, ushtronte shantazh ndaj politikaneve të lartë. Një album me fotot e prostitutave ndodhej në tavolinën e sekretares të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Spencer Oliver. Porositë bëheshin nëpërmjet telefonit të saj ku CIA kish vendosur një përgjues.

Rreth një javë para Watergate, një nga organizatoret e rrjetit u kap nga FBI. Në Shtëpinë e Bardhë u ndez alarmi.

Këshilltari i Presidentit John Dean kishte në grupin e prostitutave të larta të dashurën dhe gruan e tij të ardhshme. Magruder, Zv.Drejtor i Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit kishte të dashurën e tij pjesë të rrjetit. Një sekretare e Shtëpisë së Bardhë, D.S. e cila me vonë u bë gazetare e famshme e televizioneve amerikane, ishte pjesë e grupit të prostitutave. Në këtë grup bënin pjesë edhe gra politikanësh të lartë dhe gjyqtarësh.

Zbulimi i rrjetit bëri që Dean dhe Magruder të kërkonin që të rihyhej në zyrat e Partisë Demokratike gjoja për të zëvendësuar një pajisje përgjuese që nuk funksiononte, por edhe për të marrë fotot kompromentuese që do shkatërronin karrierat e shumë politikanëve. E gjithë kjo skemë dirigjohej nga bashkëpunëtorët e CIA/FBI të cilët kishin objektiv përfshirjen e Shtëpisë së Bardhë në aktivitet ilegal e më pas të mund të akuzonin Presidentin.

Që do të thyheshin zyrat e Partisë Demokratike në hotelin Watergate në 17 qershor 1972 kishte filluar të flitej nën zë në rrethe të larta të Partisë Demokratike prej disa ditësh. Grupi i policëve që arrestoi operativët e Shtëpisë së Bardhë, duhej të ishin në dijeni të asaj që do të ndodhte. Ata ishin të pozicionuar dy blloqe më larg Watergate dhe ishin të veshur civilë. Njërit prej operativëve që u kap brenda godinës, kubanezi Martinez, megjithëse u përpoq ta fshehë, iu gjet në xhep çelësi i sirtarit ku mbaheshin fotot e rrjetit të prostitutave. Këto fakte kurrë nuk dolën në dritë gjatë hetimeve. Ato u mbajtën të fshehta dhe u zbuluan shumë vite më vonë. Nëse do të bëheshin publike nuk do të kishte Watergate.

Me kapjen e 6 operativëve në zyrat e Partisë Demokratike në hotelin Watergate u arrit faza e parë, u realizua krimi. Në grupin e arrestuar ishte shefi i sigurisë i Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit Nixon. Njërit prej të arrestuarve, Bernard Barker, çuditërisht iu gjetën në xhepa një çek i firmosur nga Hant, këshilltar i Presidentit si dhe numri i tij i telefonit në Shtëpinë e Bardhë. Kaq mjaftonte për ta lidhur Watergate me Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Nixon.

Fazën e dytë, ajo e implikimit të Presidentit, sipas hulumtimeve dhe intervistave të kryera nga autorët Hougan, Colodny, Barret, Ëaldron, Shepard, Gray, Graff, Brayant, Morley, Randall, u kreu me shumë sukses, nga këshilltari i tij dhe autori i vërtetë i Watergate, John Dean, nën dirigjimin e kundërshtarëve të Nixon.

Përmes një numri manipulimesh të së vërtetës, ai arriti që të bindte Nixon dhe rrethin e tij të ngushtë, që urdhëruesi i Wategate ishte John Mitchell, ish-Prokuror i Përgjithshëm dhe Kryetar i Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit. Për këtë gjë ai pati ndihmën e zëvendësit të Mitchell, Jeb Magruder, i cili gjithashtu, ishte një nga urdhërdhënësit e Watergate dhe luftonte për të shpëtuar lëkurën e tij.

Sipas logjikës së thjeshtë popullore, nëse urdhri vjen nga Mitchell, kjo është bërë me dijeninë e Presidentit, pasi ai ishte bashkëpunëtori i tij më i ngushtë prej më shumë se 20 vitesh. Nëse presidenti ka qenë në dijeni, padyshim që kanë qenë në dijeni edhe dy zyrtarët më të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Haldeman dhe Ehrlichman.

Këtë linjë e morën përsipër dy gazetarë gënjeshtarë, Bob Woodward dhe Karl Bernshtein, të cilët nëpërmjet një serie gënjeshtrash dhe manipulimesh të publikuara në gazetën afër Partisë Demokratike Amerikane, Washington Post, bënë që opinioni publik amerikan te bindej që Nixon po mbulonte skandalin.

Nga ana tjetër, Komisioni i ngritur nga Kongresi për hetimin e aferës së Watergate ra në duart e dy armiqve të Nixon, demokratit Sam Ervin dhe republikanit Loëell Vicker. Faktet e zbuluara më vonë, në mënyrë të pavarur nga autorët Stanford dhe Brayant, treguan që ata ishin klientë të rrjetit të lartë të prostitucionit dhe nuk kishin asnjë interes ta hetonin atë rrjet.

Për shkak të presionit të madh publik, Nixon u detyrua fillimisht t’i kërkonte dorëheqjen mikut të tij Mitchell dhe më pas të shkarkonte dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Haldeman dhe Ehrlichman. Paralelisht shkarkoi edhe këshilltarin Dean, i cili ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. John Dean, manipulator i paskrupull arriti të zhdukë dy blloqe shënimesh të Howard Hant nga kasaforta e tij. Ne to dokumentoheshin historia e Plumbers dhe Watergate dhe përfshirja e CIA/FBI në të. Hant me këto dy blloqe mendonte të bazonte mbrojtjen e tij, por nuk ia arriti. Ai u dënua më shumë se cilido, 4 vjet burg. Në tentativat për të mbledhur faktet që Watergate ishte operacion i CIA/FBI, ai humbi bashkëshorten në një shpërthim avioni. E shoqja Dorothi Hant ishte, gjithashtu, prej më shumë se 20 vjetësh punonjëse e CIA.

Pasi shkarkoi bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Nixon mbeti i izoluar, i shkëputur nga zhvillimet dhe shpesh mori qëllimisht këshilla të gabuara. Konsumi i ekzagjeruar i alkoolit e bënë ta kuptonte edhe më pak thelbin e Watergate, të cilin nuk e kish kuptuar prej fillimit.

Pasi zëvendësoi drejtorin e CIA, ai bëri një nga gabimet e tij më të mëdha gjatë Watergate, emëroi si Shef të Stafit, Aleksandër Haig, i cili deri më atëherë kishte punuar pambarimisht për rrëzimin e Nixon, pavarësisht se hiqej si mbeshtetës i tij.

Haig mori nga urdhëruesit e tij, detyrën që të bindte Nixon të jepte dorëheqje. Paraprakisht urdhërdhënësit organizuan fajësimin e Zëvendës presidentit Spiro Agnew për korrupsion dhe e detyruan te dorëhiqet. Kjo hapi rrugën për zëvendës presidentin që donte elita sunduese, Gerald Ford, i cili duhej të zëvendësonte Nixon.

Dorëheqja e Nixon u organizua nga Haig dhe media nëpërmjet të ashtuquajturës kaseta Smoking Gun, ku Nixon akuzohet se i kërkoi CIA të mbulonte Watergate.

Sot shumë historianë e shohin ndryshe bisedën në kasetën Smoking Gun. Pasi u administruan të gjithë kasetat e regjistrimeve të Nixon, interpretimi i historianëve është që Nixon paralajmëroi CIA që ta mbylle këtë çështje, sepse është produkt i saj dhe rrezikoni të zbuloni operacione të tjera të kryera në të shkuarën nga CIA. Sipas këtyre historianëve, Nixon donte t’u jepte mesazhin që, nëse Watergate do shpërthejë do të dalë llumi i Gjirit të Derrave. Me këtë nuk kuptonte vetëm ndërhyrjen në Kube, por veçanërisht vrasjen e Presidentit Kenedi pasi ata që drejtuan dhe zbatuan Watergate ishin drejtues në zbarkimin në Gjirin e Derrave dhe pjesëmarrës në hije në vrasjen e Presidentit Kenedi. Ky qëndrim shtoi edhe më shumë zemërimin e elitës me Nixon duke shtuar luftën kundër tij derisa e detyruan të dorëhiqet.

Nixon pavarësisht se u dorëhoq asnjëherë nuk pranoi që ishte fajtor për Watergate. Ai ishte gati të shkonte në gjyq për të mbrojtur veten. Elita ishte në dijeni sa shumë dinte Nixon dhe nuk mund të rrezikonte që ai të dilte në gjyq ku do të dilnin të palarat e politikës amerikane.

Nixon kurrë nuk e pranoi faljen e dhënë nga Presidenti Ford. Ai si në vitin 1960, kur pranoi rezultatin e manipuluar në zgjedhjet me Kenedin, u dorëhoq për të ruajtur reputacionin e Amerikës brenda e jashtë vendit si vendi me demokratik në botë.

Nixon është një nga Presidentet amerikanë më të shquar të shekullit të kaluar. Ai përfundoi luftën në Vietnam, shtensionoi marrëdhëniet me BS dhe nënshkroi marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe kufizimin e armëve strategjike SALT dhe ABM. Ai hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet kino – amerikane me vizitën që beri në vendin komunist.

Me mbështetjen që i dha Izraelit në vitin 1973 në luftën e Jom Kipurit, Nixon, sikurse deklaroi Golda Majer, garantoi ekzistencën e shtetit të Izraelit, e vetmja demokraci funksionale në lindjen e Mesme.

Po aq i suksesshëm Nixon ishte në politikat e brendshme. Ai i dha fund, në vitin 1970, segregacionit racor në shkollat amerikane në jug të vendit, krijoi për herë të parë Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, e ktheu mobilizimin ushtarak nga të detyrueshëm në vullnetar, shpalli luftë kundër kancerit duke dedikuar 100 milionë $ për kërkime në këtë fushë, dërgoi astronautët e parë në Hënë, uli moshën e votimit nga 21 në 18 vjeç, luftoi ashpër krimin e organizuar me rreth 2500 dënime ndaj bosëve të krimit deri në vitin 1973, rriti pagën minimale, i dha autonomi e iu ktheu tokat amerikaneve indiane vendas. Nixon u dha prioritet femrave në fondet nga buxheti për kolegjet dhe universitetet amerikane si dhe përmirësoi ndjeshëm financimin nga buxheti federal të arsimit dhe skemës së mbrojtjes sociale.

Sa më shumë vite kalojnë aq më shumë vlerësohet trashëgimia e Nixon dhe ajo që ai bëri për popullin amerikan dhe paqen në botë.

Për këtë artikull janë shfrytëzuar burimet e më poshtme:

1. Secret Agenda (Agjenda Sekrete), Jim Hougan, 1984

2. Silent Coup (Grushti i heshtur i Shtetit), Len Colodny, 1991

3. The Strong Man: John Mitchell (Njeriu i Forte: John Mitchell), James Rosen, 2008

4. Watergate Exposed (Watergate i Ekspozuar), Robert Merritt, 2011

5. Watergate, The Hidden History (Watergate, Historia e Fshehur) Lamar Waldron, 2012

6. White House Call Girl (Prostituta e Shtëpisë së Bardhë) Phil Stanford, 2013

7. Nixon Secrets (Sekretet e Nixon), Roger Stone, 2014

8. The Real Watergate Scandal (Skandali i vërtetë i Watergate) Geoff Shepard, 2015

9. Nixon’s Gamble (Loja e Nixon) Ray Locker, 2016

10. Watergate: The Hoax (Watergate: Mashtrimi), Ashton Gray, 2016 10. Dirty Tricks ( Truket e Pista), Shane O’Sullivan, 2018

11. Haig’s Coup (Komploti i Haig), Ray Locker, 2019

12. Nixon Conspiracy (Konspiracioni ndaj Nixon), Geoff Shepard, 2021

13. Watergate, Gerrett M. Graff, 2022

14. The Mysteries of Watergate (Misteret e Watergate), John O’Connor, 2022

15. Scorpion’s Dance (Kercimi I Akrepit), Jefferson Morley, 2022

16. The Truth About Watergate (E vërteta rreth Watergate), Nick Brayant, 2023

17. Six Ways From Sunday: The Watergate Coup (Gjashtë rrugët nga e diela: Grushti i Shtetit i Watergate), Irvin Randall, 2024.

Zjarr i madh në Finiq, flakët përhapen në drejtim të fshatrave! Rrezikojnë të digjen edhe varrezat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Finiqin, duke bërë që për vënien nën kontroll të flakëve, të kërkohet ndihmë dhe nga bashkitë e tjera.

Zjarri, duke u favorizuar nga era, ka vënë në rrezik banesat e fshatrave Stjar dhe Matomar dhe gjithashtu varrezave.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse ka shkuar edhe një mjet nga Himara dhe një tjetër nga Konispoli.

Gjithashtu janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.

“Eksporti i trurit” jashtë vendit nuk ndalet, gjysma e maturantëve kërkojnë të studiojnë për Teknologji dhe Mjekësi

Nga Mirela Karabina

Rreth 20 mijë maturantë që kanë aplikuar për në universitete për vitin 2024-2025, gjysma e tyre kanë zgjedhur të studiojnë në Teknologji dhe Mjekësi, pohuar nga Arjan Xhelajt Drejtor i RASH (Rrjeti Akademik Shqiptar).
Maturantët kanë ”injoruar” dhe degë të shpalluara prioritet kombëtar, ku mësuesia zë vendin kryesor dhe përbën problem madhor, pasi jo shumë larg, vendi do të mbetet pa mësues.

Kërkesat e studentëve për të ndjekur studime në degë që kërkon tregu jashtë vendit, dëshmon hemoragjinë e pandalshme të trurit.

Dhe kjo për shkak të qeverisë së Edi Ramës, e cila në vend të vizionit për të nesërmen, strategjive reale dhe politikave mbështetëse për të orientuar studentët drejt tregut vendas në radhë të parë dhe siguri për punë e pagë dinjitoze, në fakt, përmes korrupsionit kapilar po shkatërron zhvillimi dhe të ardhmen e vendit.

Propaganda e Edi Ramës: “arsimi i gjeneratës tjetër”, “arsimi i lartë skemë e re financimi e shërbimesh”, ka zëvendësuar investimin real për programe universitare të lidhura më tregun e punës, mungesë studimit real të tregut vendas, hapjes së vendeve të punës dhe plotësimit të nevojave të tij.

Fatkeqësisht, herë me dashje dhe herë pa dashje për shkak të ekzistencës, dhe vetë universitetet janë kthyer në një atavizëm të propagandës së qeverisë duke u investuar dhe ata në degë për tregun e jashtëm.
Edhe pse nevoja për mësues është shqetësim kombëtar, interesi për të vazhduar në degët e mësuesisë është lënë në rrjedhë të lirë duke boshatisur auditoret në degët matematikë, fizikë, gjuhë e letërsi, ndërkohë që për Teknologji, Mjekësi e Infermieri kërkesat janë të pandalshme.

Kjo situatë emergjente e “eksportit të trurit” kërkon përgjegjshmëri dhe vullnet politik për zgjidhje reale.

Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë me programin e saj qeverisës ka zgjidhje reale për orientimin dhe mbështetjen e programeve universitare sipas kërkesës së tregut me qëllim lidhjen natyrale të kërkesës me ofertën duke garantuar punësim dhe zhvillim; kualifikim të të rinjve shqiptarë në profesione konkurruese dhe mbështeteje për 10 mijë studentë me stazh me pagesë pas mbarimit të universitetit me qëllim lidhjen e teorisë me praktikën; hapjen e katër qendrave të mëdha trajnimi në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit për 25 mijë të rinj me pagë mesatare 2000 euro në muaj, e cila do të ndryshojë jetën për 25 mijë familje shqiptare.

Vetëm me të rinj të mirëkualifkuar Shqipëria ndalon “eksportin e trurit” dhe prek ndryshimin.

Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Studentët meritojnë më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë.

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

 

Kur keni diabet, zgjedhja e ushqimeve është thelbësore për të menaxhuar në mënyrë efektive nivelet e glukozës në gjakun tuaj, por edhe për të mos pasur komplikacione shëndetësore.

Vendimet më të rëndësishme të ushqimit janë përzgjedhja e frutave. Nëse ky është zakonisht një opsion i shëndetshëm, ka disa fruta që duhen shmangur. Mjekët kanë një listë të detajuar si rezultat i studimeve të thelluara shkencore, për të paktën 6 nga frutat që ju ndalohen kategorikisht nëse jeni një pacient diabetik.

Diabeti përfshin jo vetëm ndjekjen e një regjimi medikamentesh dhe ushtrimesh, por edhe vëmendjen ndaj asaj që konsumoni. Disa fruta mund të rrisin shpejt përmbajtjen e sheqerit për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqernave natyrale. Prandaj, është thelbësore të informoheni për atë që shmanget më së miri.

Cilat janë frutat që duhet të shmang nëse kam diabet?

Rrushi

Edhe pse është i shijshëm dhe ushqyes, ai përmban nivele të larta të blusë natyrale. Ky sheqer mund të shkaktojë një rritje të shpejtë të niveleve të glukozës në gjak, gjë që është e rrezikshme për njerëzit me diabet.

Mango

Mango është një frut tropikal me lëng dhe i shijshëm, por është gjithashtu shumë i pasur me sheqerna apo glukozë. Kjo mund të jetë problematike për njerëzit që përpiqen të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Fiku

Shija e tij e ëmbël i detyrohet përmbajtjes së lartë të glukozës. Kjo e bën të vështirë për njerëzit me diabet që të mbajnë kontrollin e duhur të niveleve të tyre të glukozës.

Papaja

Papaja është një tjetër frut tropikal freskues, por gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri.

Banania

Njihet për butësinë dhe vlerat ushqyese, por përmbajtja e lartë e karbohidrateve e bën atë një opsion më pak të favorshëm për njerëzit me diabet. Karbohidratet ndahen në glukozë, e cila mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak.

Frutat e thata të ëmbla

Janë fruta të dehidratuara që përqendrojnë sheqerin në një formë më të dendur. Kjo do të thotë se mund të shkaktojë që sasi të vogla të niveleve të sheqerit në gjak të konsumohen në sasi të mëdha (frutat e thata të ëmbla).

Frutat e rekomanduara

Ndër frutat e rekomanduara janë ato me më pak glukozë, të cilat ofrojnë edhe një përmbajtje të ulët sheqeri natyral dhe janë të pasura me antioksidantë. Konkretisht sipas listës më poshtë:

-Molla jeshile (antidiabetikë)

-Kivi

-Mandarina

-Dardha

U arrestua me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, lihet pas hekurave Noizy! Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën, dosjen e reperit ia kalon asaj të Durrësit

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Rigels Rajkun, reperin e njohur si Noizy, i cili u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku është në kërkim si i akuzuar për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

 

Gjithashtu prapa hekurave është lënë edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, i arrestuar po ashtu me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për të njëjtën çështje.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar e aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit e reperit.

Vendimi:

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

LEXONI EDHE: “Ai pagoi lekët, Stresi bëri planin! Ishte tentativë vrasjeje”- U dhunua në klub, personazhi i TikTok akuza dy reperëve: Noizy më goditi me grushte në kokë e nofull

 

Prapaskenat e arrestimit të Noizy-t

Reperi u vendos në pranga ditën e djeshme në Lezhë, i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë.

Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax. Të dy u arrestuan në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania. Fillimisht Noizy u ndalua nga një postbllok policie rrugës për të performuar në një klub. Arrestimi i tyre u bë për efekt ekstradimi në drejtim të Kosovës.

 

 

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.

‘Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia FAST Albania në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.’- njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të TikTok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.

“Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.

Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok. Mirëpo, nëse do m’u jepte mundësia me kthy prap atë moment s’do e lejoja asnjë me e prek por do t’i thosha turp të të vijë se je 40 vjeç baba me fëmijë. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audience në Tiktok”,- shkroi reperi.

“Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit d.m.th. (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë. Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shansin të them as një gjysmë fjalë. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi ai.

Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së? Analiza e DW: Në letër thuhet se duhet të kenë mundësi të barabarta me burrat, por në praktikë, gjërat duken ndryshe

Në letër, gjithçka është e qartë: gratë dhe burrat duhet të kenë mundësi të barabarta në BE. Në praktikë, gjërat duken ndryshe.

Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë një detyrë të vështirë: me cilin ekip do të punojë në mandatin e saj të dytë në krye të Komisionit Evropian. Detyra specifike është: ndarja e detyrave në mënyrë që secili shtet anëtar i BE-së të jetë të paktën disi i kënaqur. Jo të gjitha departamentet në Komisionin Evropian kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin reputacion. Në fund do të ketë edhe zhgënjime, edhe shpërblime ngushëllimi.

Por ka një detyrë shtesë të vështirë. Ursula von der Leyen dëshiron të përsërisë atë që arriti në mandatin e saj të parë si kryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian. Kur takohet me të besuarit një herë në javë, ajo dëshiron të ketë një numër të barabartë grash dhe burrash rreth tryezës së madhe. Deri më tani, raporti ishte 14 burra me 13 gra.

Anëtarët e BE-së vendosin bashkë

Por jo gjithçka është në duart e Ursula von der Leyen kur ajo dëshiron të arrijë barazinë midis grave dhe burrave. Është e vërtetë që ajo e ka fjalën e fundit në vendimet e personelit, por propozimet për komisionerë të mundshëm vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së. Çdo vend ka të drejtë për një vend në Komision. Gjermania dhe Estonia janë tashmë të përfaqësuara: Presidentja von der Leyen është nga Gjermania dhe Komisionerja për Politikën e Jashtme Kaja Kallas është nga Estonia.

Po të tjerët? Javën e kaluar, von der Leyen u dërgoi letra presidentëve të shteteve dhe qeverive dhe u kërkoi atyre të dërgonin emrat e tyre, një burrë dhe një grua secila. Përjashtim bëjnë ata komisionerë që mbeten në pozicionin e tyre aktual. Sllovakia zgjodhi edhe një herë Marosh Shevçoviçin, Franca vendosi për Thierry Breton dhe Kroacia Dubravka Shuican.

Me ofertën aktuale të emrave është e vështirë të arrihet qëllimi

Është e mundur që von der Leyen u ka dhënë tashmë disa sugjerime presidentëve të shteteve dhe qeverive: ia vlen të propozohen një grua dhe një burrë kur shpërndahen portofole me apel të ndryshëm. Por tashmë është e qartë se shumë qeveri nuk i përmbahen dëshirave të Presidentit të Komisionit. Irlanda emëroi Michael McGrath, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen si ministër i Financave.

Kryeministri Harris thotë se në këto rrethana nuk do të ishte e drejtë të dërgohej një emër tjetër në Bruksel. Sllovenia dhe Republika Çeke zgjodhën nga një mashkull secila. Suedia dhe Spanja konkurrojnë vetëm me nga një grua secila. Sipas situatës aktuale, duket se nuk do të jetë e mundur një shpërndarje e barabartë midis burrave dhe grave.

Procedura e komplikuar

Ursula von der Leyen u kërkoi krerëve të shteteve dhe qeverive që t’i jepnin përgjigje deri më 30 gusht. Komisioni nuk ka dashur të thotë se sa përgjigje ka marrë deri tani, sipas një hulumtimi të televizionit gjerman ARD. Por, edhe pas skadimit të asaj periudhe, nuk do të jetë e qartë se cili është raporti i burrave dhe grave në komision. Në Komision hyjnë vetëm ata që kalojnë seancën dëgjimore disa orëshe në Parlamentin Evropian.

Ka padyshim shumë gra në poste drejtuese në Bashkimin Evropian deri më tani. Ursula von der Leyen ruan postin e Presidentes së Komisionit, ndoshta posti më me ndikim në Bruksel. Strategjia e barazisë gjinore e ka origjinën që në mandatin e saj të parë.

Tashmë janë arritur disa pika, si një paketë masash mbrojtëse ndaj dhunës apo një ligj që garanton ekuilibrin në bordet mbikëqyrëse të kompanive të mëdha. Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është Christine Lagarde, kreu i Bankës Evropiane të Investimeve është spanjollja Nadja Calvinho. Kryeprokurorja e parë evropiane është Laura Kövesi.

Komitetet e ekspertëve përbëhen kryesisht prej burrave

Ndryshe është në Parlamentin Evropian. Për presidencën, rregullorja e punës parashikon një marrëdhënie të ekuilibruar mes gjinive. PE ka 14 nënkryetarë. Presidentja Roberta Metsola mbetet në krye.

Por në komisionet dhe nënkomisionet e ekspertëve, ku zgjidhet një kryetar dhe katër deputetë, situata është ndryshe. Deri më tani janë zgjedhur 114 nga 120 zyrtarë. Përqindja e femrave është 43.9 për qind. Nëse shikojmë postet presidenciale, përqindja e grave është edhe më e ulët: 37.5 për qind.

Lufta kundër të djathtës është më e rëndësishme se barazia gjinore

Ndonjëherë qëllimi i barazisë gjinore shkelet qëllimisht – për arsye politike. Partitë që e përkufizojnë veten si qendra politike synojnë të pengojnë partitë e ekstremit të djathtë të fitojnë ndonjë pozicion drejtues.

Një shembull konkret: në Komisionin për Politikë të Jashtme, pozita e deputetit të katërt duhej t’i kalonte një gruaje. Grupi Patriotët për Evropën ka nominuar Kinga Gal nga Fideszi hungarez e nuk pati kundërkandidatë nga partitë e qendrës,në fund pastaj u zgjodh një kristiandemokrat nga Rumania. Në atë rast, muri mbrojtës kundër të djathtës radikale ishte më i rëndësishëm se barazia gjinore../DW