29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

I ati i kërkoi të bëhej doktor, por Eqrem Çabej iu përkushtua gjuhësisë! Nga braktisja e Fakultetit të Mjekësisë, te studimet në Vjenë

Eqrem Çabej, është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Akademiku i shquar shqiptar lindi në Turqi më 6 gusht 1908.

 

Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet. Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare 25 – vjeçari Eqrem Çabej u kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të Atdheut. Por pasi kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek.

U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandaj kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi “Italoalbanische Studien” (“Studime italoshqiptare”). Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 u transferua në Normalen e Elbasanit, ku edhe atje ndenji një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm.

Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me “çështjen Çabej” u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-’39 vijoi si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.

Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, më 1940 u dërgua në Romë nga min. i Arsimit Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike.

Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Eqrem Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Më 1951 shkroi “Sonetet”, një libërth kushtuar së shoqes, Shyhrete Turkeshit, që e kishte njohur pranverën e 1949 e porsadalur nga burgu dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare. U botuan për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të lindjes më 2008 nga shtëpia botuese Çabej, drejtuar nga e bija, Brikena. Ai ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëdhjetë e dytë, më 13 gusht të vitit 1980, në një klinikë të Romës.

Zjarr masiv në Finiq, rrezikohen banesat! Flakët po favorizohet nga era

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar së fundmi në Finiq, Sarandë.

 

Flakët janë duke përparuar në drejtim të banesave, duke i vënë në rrezik këto të fundit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

PD – Demokratët Euroatlantikë shpreh shqetësimin për mospërmbushjen e detyrimit ligjor/ Elezi: Qeveria të trajtojë me dinjitet punonjësit e policisë së shtetit

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PD – Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, shpreh shqetësimin për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore që qeveria ka ndaj punjonjësve të policisë së shtetit.

“Pavarësisht angazhimit të tyre të përforcuar në këtë sezon turistik, ku u janë kufizuar pushimet dhe janë të mbingarkuar nga puna, punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë marrë djetën e tyre ushqimore për më shumë se një vit. Ministria e Brendshme ka dështuar të çelë fondin e nevojshëm, duke treguar neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj atyre që çdo ditë rrezikojnë jetën për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë.” – shkruan Elezi.

Më poshtë postimi i plotë:

Mospërmbushja e një detyrimi ligjor ndaj shërbëtorëve të shtetit

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë shpreh shqetësimin e saj të thellë për mos përmbushjen e detyrimit ligjor të Qeverisë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë lënë pa trajtimin ushqimor që u takon me ligj. Sipas nenit 67, pika 1, gërma “c” të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësit e policisë duhet të përfitojnë një djetë ushqimore falas, që përkthehet në vlerën afërsisht 9,800 lekë në muaj.

Qeveria ka premtuar se kjo shumë do të ofrohet përmes një marrëveshjeje me një supermarket privat, i cili është pronë e një oligarku të lidhur me pushtetin. Kjo formë e trajtimit është një abuzim i hapur me të drejtat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe një fyerje për sakrificën dhe përkushtimin e tyre ndaj vendit dhe qytetarëve.

Pavarësisht angazhimit të tyre të përforcuar në këtë sezon turistik, ku u janë kufizuar pushimet dhe janë të mbingarkuar nga puna, punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë marrë djetën e tyre ushqimore për më shumë se një vit. Ministria e Brendshme ka dështuar të çelë fondin e nevojshëm, duke treguar neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj atyre që çdo ditë rrezikojnë jetën për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë.

I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm të marrë masa urgjente për zbatimin e këtij detyrimi ligjor. Ne kërkojmë që Qeveria të përmbushë menjëherë obligimin e saj dhe të sigurojë që punonjësit e Policisë së Shtetit të trajtohen me dinjitetin dhe respektin që meritojnë.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë situatë. Çdo vonesë apo abuzim i mëtejshëm është një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur detyrimet e saj themelore.

Ne jemi me Policinë e Shtetit dhe kërkojmë drejtësi për ata që mbrojnë rendin dhe sigurinë e vendit tonë.

Ju faleminderit.

Sherr mes shqiptarëve në Itali/ Vritet për një borxh 5 mijë euro Dritan Idrizi, plagosen 3 persona të tjerë

Dritan Idrizi , 38 vjeç, shqiptar, i njohur për policinë italiane, nga San Giovanni in Marignano, në provincën e Rimini, ka humbur jetën pasi është goditur 3 herë me thikë në rrugën e Tavullia.

 

Vrasja ndodhi në rrugën nga Tavullia në San Giovanni në Marignano. Sipas hetimeve fillestare, ai u vra nga një bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe banonte në komunën Valentino Rossi.

Viktima, në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, me sa duket ka shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje tjetër me origjinë shqiptare: sipas informacioneve fillestare i është dashur të mbledhë një shumë prej 5 mijë eurosh për gjoja punë ndërtimi.

Debati shpërtheu në rrugë pasi familja tjetër nga Tavullia nuk kishte ndërmend të paguante: grushta, shqelma, hekura, çekiç deri sa thika doli në duart e një anëtari të familjes së sulmuar.

Tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan lëndime që mendohet se do të shërohen deri në 40 ditë. Askush nuk është arrestuar deri më tani.

PARIS 2024/ Nuk ka triumf për Abakarov, bie në çerekfinale dhe shpresat e medaljes janë në dorë të një indiani

Islamkhan Abakarov nuk ka mundur të arrijë gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike, pasi është mundur në sfidën çerekfinale. Pasi kaloi raundin e parë kualifikues, Abakarov u vu përballë indianit Aman Aman, i cili kishte fituar në raundin e pare me lehtësi ndaj një maqedonasi.

 

Mundësi indian mori një avantazh të shpejtë ndaj mundësit shqiptar duke shkuar në rezultatin 3-0. Ai më pas i bëri një kapje duke e çuar rezultatin në 11-0 dhe duke detyruar Abakarov që të tentonte gjithçka për gjithçka pasi vetëm një vënie me shpatulla në tapet mund t’i jepte fitoren. Por Aman rezistoi dhe mori edhe pikën e fundit duke fituar me shifrat 12-0.

Kështu, Abakaraov është jashtë garës për medaljen e artë, por mund të garojë ende për të bronztën nëse Aman shkon në finale.

Enriketa Papa: Pse Erjon Veliaj refuzon transparencën në Bashkinë Tiranë?

Nga Enriketa Papa

Prej Dhjetorit 2023 Kryebashkiaku Veliaj refuzon te bej transparence maksimale ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, teksa sot flet per “krize” qe i ka gjetur zgjidhjen me audite te kompanise britanike. Njesoj si kompania “Crown Agents” e te famshmeve Dogana shqiptare ne kohen e Elises, ngjan dhe kjo e radhes ne Bashkine Tirane.
Transparencen maksimale te te gjjtha vendimeve te Kryebashkiakut e kemi kerkuar si keshilltare te opozites, qe prej nje viti ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Ne cdo mbledhje kemi kerkuar transparence dhe llogari per abuzimet masive dhe kemi kerkuar pergjigje konkrete nga kryebashkiaku per vendimin mbi incineratorin e Tiranes, kompanite EcoTirana, AGSM, Beton Tirana, 3D, 5D, Tirana DC.
Por Kryebashkiaku Veliaj ka refuzuar te pergjigjet. Pervec fjalimeve 20 minuteshe, plot pathos mbi sukseset e tij ne krye te Bashkise, ia ka mbathur, duke refuzuar ta zhvilloje transparencen perballe te zgjedhurve te qytetareve te Tiranes.
Ndersa ne sirtaret e kryesise se Keshillit Bashkiak fle shkresa e 22 keshilltareve te opozites me kerkesen per interpelance me kryebashkiakun Veliaj, pikerisht per te kryer transparencen maksimale te vendimarrjeve te kryebashkiakut. Por ende, ne shkelje te rregullores se keshillit bashkiak, ai heziton te bej transparencen ne shqip. Ai ka zgjedhur qe te harxhoje dhe shperdoroje me tej parate e qytetareve te kryeqytetit per kontrata lobimesh, ekspertizash, perkthimesh, me britanike, duke i hedhur benzine me shume dyshimeve per shperdorim detyre ne dem te qytetareve te Tiranes.
Ne vijim, do te depozitojme ne Bashki, si keshilltare, kerkesen per transparence dhe zbardhje te kontrates se Bashkise me firmen britanike te auditit.

Demokracia shpjeguar me tre batuta

Nga Ardi Stefa

Tre kafe piva dje me tre persona të ndryshëm.

Natyrisht, biseda u soll rreth asaj ç’ka i shqetëson më shumë shqiptarët: Demokracisë!
Duke e ditur angazhimin tim në vitet ’90 i pari më tha: “Nga ju e kemi këtë gjendje! Ju na sollët në këtë derexhe me idealizmin tuaj. Apo e kam gabim?
“Ke të drejtë,- iu përgjigja- kemi faj. Por sot i ngjajmë atij të pandehurit në sallën e gjyqit, i cili pasi kishte vrarë prindërit u kërkonte mëshirë gjykatësve, sepse ishte jetim!”
Më pa me vështrimin mbi syzet personi, me të cilin pija kafenë, nuk foli, miratoi në heshtje dhe iku.
Kafenë e pagova unë.

Kafenë e dytë e piva një orë më pas me një mesoburrë, i cili, ngaqë është nga një zonë e Vlorës, që shquhet për ironi, e mban veten për sarkastik. Përsëri i njëjti diskutim, përsëri e njëjta akuzë.
Edhe atij i dhashë të drejtë. “Ngjajmë me atë bashkëshortin e tradhtuar nga gruaja, që për të dënuar gruan preu veglën e vet!”
Duket nuk i pëlqeu çështja e tradhtisë dhe e veglës, pasi iku edhe ky pa paguar, madje pa e mbaruar as kafenë.

Pasdite u ula për qejfin tim në një kafe buzë detit, në Lungomare.
Erdhi dhe m’u ul në tryezë për qejfin e tij një ish- funksionar shumë i lartë në Vlorë. Folëm për plot gjëra, derisa biseda erdhi përsëri tek demokracia jonë e brishtë.
“Demokracia jonë,- i thashë.- më ngjan me atë historinë me hoxhë efendiun, rabinin dhe priftin.
Si?- më pyeti me habi.
– Po ja,- iu përgjigja. Pyetën njëherë hoxhën besimtarët se ku shkonin paratë që ata jepnin për xhaminë. Dhe hoxhë efendiu bëri një vizë në shesh dhe tha: “Do t’i hedh lekët lart. Ato që do bien majtas janë të miat. Çfarë do bien djathtas janë të xhamisë. Dhe i hodhi lekët, natyrisht me tendencën majtas.
E njëjta gjë me rabinin. Rabini bëri një rreth të vogël në shesh dhe tha: “Do i hedh lekët lart. Çfarë do bien në rreth janë të Zotit, ato që do bien jashtë rrethit janë të miat…
E njëjta pyetje iu bë priftit. (E lashë të fundit shembullin me hirësinë e tij, ngaqë jam vetë ortodoks dhe e rëndova pak më tepër për të mos fyer ndjenjat fetare të të tjerëve.)
Dhe prifti i mori lekët e arkës dhe i hodi në ajër. Pastaj u ul dhe i mblodhi të gjitha. “Unë ia dhashë të gjitha Zotit kur i hodha lart. Ai po të donte i mbante të gjitha.”- tha dhe iku me paratë në xhepat e thellë të rasos.
Kështu edhe demokracia jonë. Aspak demokraci. Gjysmë demokraci. Gjasme demokraci. I shkon ajo shprehja e atij kirurgut, i cili u tha familjarëve të pacientit: “Operacioni doli me sukses! Pacienti vdiq!”

Politikanët tanë u ngjajnë hirësive të tyre. Vetëm për demokracinë dhe popullin nuk mendojnë, veç për vetveten.
Dhe për këtë e kemi edhe ne fajin që i durojmë 34 vite; që i ndjekim me karrige në krah lart e poshtë mëpër sheshe; që u mblidhemi poshtë ballkoneve, sepse mendojmë se do shërojmë herniet cervikale duke ngritur kokën lart në pritje të ndonjë kocke; apo u bëjmë “like” postimeve të Likes majë strukturave metalike të reklamave, maleve apo lumenjve ku zhytet për t’u stërvitur për të përballuar hallet e popullit…

p.s: Shyqyr që e mbylla ditën me tre kafe, sepse batuta e katërt do të ishte më e hidhur dhe aspak metaforike…

Goditi me bastun shokun e dhomës pas sherrit për krevatin, detaje nga krimi! Viktima kishte 4 vite që qëndronte në azil

Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në azilin privat të tv moshuarve në afërsi të Qytetit Studenti në kryeqytet, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho.

 

Raportohet se viktima kishte 4 vite që banonte në azilin për të moshuarit, ndërsa Zyhdi Shehu kishte një 1 vit.

Sherri mes tyre ka nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ku autori iu është drejtuar viktimës duke i thënë “pse ma ke zënë krevatin?”.

Më pasi ai e ka goditur me bastun në kokë dhe pjesë të tjera të trupit duke i marrë jetën.

Dy të moshuarit raportohet se vuanin nga skleorza.

Albin Kurti kompromenton pozitën e shqiptarëve në Ballkan!

Nga Azgan Haklaj

Shqiptarizmi duhet ti shpallë nongrata rrugaçë politik të tillë!

Divorci politik mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit jo vetëm është fakt por dalë nga dalë po rikthehet në një problem plus në mosfunksionimin normal të dy intitucioneve me të nalta të Kosovës.
Rasti “Shkupi” ku Presidentja Osmani u dhunua deri fizikisht nga autoritetet maqedonase nxori në pah anën me errët të
Albin Kurtit, atë të një egoizmi e protagonizmi të shfrenuar e aspak të
merituar.
Këto cilësi e të tjera përjetime të tij të
dyshimta që përfolen lirisht sot në Prishtinë sikundër edhe formimi neo-marksist i shpërfaqur duket se jo vetëm po e zvogëlojnë reputacionin e tij elektoral e ndërkombëtar por po e çojnë siç thotë populli te dera e hasmit.
Mjafton të ndjekësh prononcimet e tij në vizitën e pakuptimtë në Shkup fill pas incidentit të rëndë diplomatik që të ndërgjegjsohesh se ai jo vetëm ka pasur gisht në këtë precedent të rrezikshëm por është dhe bashkëideatori i tij.
Pyetjeve të shumta se cili ishte qëndrimi zyrtar i Prishtinës pas incidentit me Presidenten Osmani ai ju përgjigj ftohtë se po priste raportin policor nga vendngjarja.
Po cilin raport pret ky mjeran?!
Ndonjë raport komisioni ndërkombëtar dypalësh apo atë të policëve shovenë maqedonas që dhunuan presidenten dhe injoruan poshtërsisht jo vetëm Republikën e Kosovës por edhe sedrën kombëtare të gjithë shqiptarëve.
Kjo në fakt me një analizë e deduksion të thjeshtë nuk është rastësi as lajthitje prej një konflikti institucional në Prishtinë.
Eshtë rrugë poshtërsisht e përshkruar nga Albin Kurti kundër faktorit politik patriotik shqiptar në Maqedoninë e Veriut apo në
Luginën e Preshevës.
Vegimi i tij megaloman si babai i “kosovarizmit” “Kombit Kosovar” dhe si lider i stisur të shqiptarëve në Ballkan duket se ja ka errësuar sytë.
Por kemi gjithë arsyet logjike të besojmë se ka diçka me tepër në këto veprime kontraverse…
Koha do e deshmojë ndoshta shumë shpejt.
Por mbi të gjitha veprimet e Albin Kurtit kundër Ali Ahmetit, Vjosa Osmanit, liderëve nacionalistë në Luginën e Preshevës, injorimi dhe goditja e luftës së UÇK-së etj janë në korrelacion të plotë me strategjinë e hapur të nën tokës serbo-ruse.
Këto veprime duhen parë lidhur me situatën e kontekstin që mbretëron në Kosovë ku pas shashkave në emer të “nacionalizmit” e “ sovranitetit” me bankat, Urën e Mitrovicës e suprimimin e sherbimeve postare në veri pa u kordinuar me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë me aleatët strategjikë ai ka hasur në reagimin me të ashpër të SHBA-ve dhe aleatëve euroatlantikë.
Ky reagim nuk ka qënë i tërthortë e diplomatik por i drejtëpërdrejtë dhe agresiv.
Nuk ka gjë më të rëndë sesa Kryeqeveritari i Kosovës të detyrojë Kryealeatin e shqiptarëve SHBA-në të prononcohet se veprimet e Albin Kurtin po rezikojnë veprimtarinë e ushtarëve të NATO-s që janë garanti i sovranitetit të Kosovës.
Do të ishte minimal efekti i këtij rrënimi të
rrëmbyeshëm përsonal i imazhit të Albin Kurtit nëse do të limitohej në përsonin e tij, por kjo po ndikon dukshëm negativisht në të sotmen e të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon.
Matthew Miler zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se:
“Veprimet e fundit të pakordinuara të
Qeverisë së Kosovës rrezikojnë mundësitë të cilat i ka krijuar vendi me ndihmën e SHBA-ve.
Ai tha se SHBA kanë qenë partner i fuqishëm i Kosovës qysh nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008-të.
SHBA ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike.
Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me SHBA-në -BE-në dhe NATO-n dhe me partnerët e tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës” u shpreh zëdhënësi i DASH-it Matthew Miler.
Natyrshëm shtrohet pyetja??!
Ku janë politikanët shqiptarë?!
Ku vajti retorika e përbetimet nacionaliste të Sali Berishës e Ilir Metës që injoruan këtë rast ekstrem si shkak për të reaguar??!!
Heshtja e tyre ka vetëm një shpjegim:
Ishin të zënë me belerizimin e helenizimin e Himarës!
“Marrja (turpi) nuk vjen me tupana (daulle) thonë nga anët tona.
Ky është një veprim i papërgjegjshëm sa aventuresk po aq edhe ordiner e rrugaçëror.
E atëherë teksa shkruaj jo pa dhimbje këto radhë me vjen ndërmend postulati i At Zef Pllumit:
“Eshtë e çuditshme që një popull kaq i vogël nxjerrë kaq shumë rrugaçë”!
Natyrisht e ka pasur fjalën për rrugaçët politikë.
Sigurisht që rrugaçë të tillë duhet të shpallen nongrata nga shqiptarizmi.

“Janë shumë njerëz që e urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë që e urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij”/ Analisti Tafani zbulon arsyet e krizës

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, analisti Endri Tafani shprehet se situate politike në Shqipëri është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.

Ai shprehet se “është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Problemi është tek fakti që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë të rinj në politikë që kanë nevojë për marketing. Kanë më shumë se 30 vjet në ato karrige, kohë e bollshme për çdo votues ta ketë krijuar opinion e tij dhe nuk ka asnjë fushatë marketingu në botë që ta ndryshojë opinionin e konsoliduar prej dekadash të shumicës së votuesve për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo shumicë nuk e voton Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, as ku janë në kryetar në detyrë dhe as kur janë kryetarë në hije.”
– vijon më tej Tafani.

Më poshtë postimi i plotë:

Në thelb, situata politike në Shqipëri është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Strategjia e opozitës është t’i mbushë mendjen shumicës së votuesve që Berisha me bashkëpunëtorët e tij janë më mirë se Rama me bashkëpunëtorët e tij.
Problemi është tek fakti që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë të rinj në politikë që kanë nevojë për marketing. Kanë më shumë se 30 vjet në ato karrige, kohë e bollshme për çdo votues ta ketë krijuar opinion e tij dhe nuk ka asnjë fushatë marketingu në botë që ta ndryshojë opinionin e konsoliduar prej dekadash të shumicës së votuesve për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo shumicë nuk e voton Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, as ku janë në kryetar në detyrë dhe as kur janë kryetarë në hije.
Të gjitha justifikimet në çdo humbje elektorale përdoren për të fshehur këtë fakt të thjeshtë. Sepse ky fakt i thjesht nuk i intereson vetëm Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, por i intereson dhe gjithë atyre që duke qenë të paaftë vetë politikisht të mbledhin vota, rrinë vërdallë kryetarit për të kapur pak pushtet nga kova e votave që mblidhen.
Kove e cila sa vjen e bëhet më e vogël dhe karriget gjithmonë e më të pakta, për njerëz që nuk i voton as lagja e vet. Prandaj dhe mbyllja e listave dhe vendet e sigurta për deputet në to, është thjesht pasoja e një shkaku shumë të thjeshtë politik.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij dhe kjo diferencë mes palëve sa vjen e thellohet në numra.