21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Albcontrol nuk ka arkëtuar rreth 105 milionë euro në tre vjet, për shkak të bllokimit të llogarive nga Becchetti, merr 74 mln euro hua nga shteti

Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023.

Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, ulje­ngritje e mbikalime për periudhën 2021-2023.

E dhëna është bërë e ditur në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të bilancit të Albcontrol të vitit 2023. Zëri “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, është rritur me shpejtësi nga viti 2021, kur u bë dhe bllokimi i llogarive të Albcontrol, pranë Eurocontrol.

Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, me një rritje prej 57% brenda vitit.

“Këto aktive afatshkurtra në vlerën 10,385,744,284 lekë përfaqësojnë, të drejtat e shoqërisë më 31.12.2023 ndaj kompanive ajrore në vlerën 10,501,942,029 leke, nga të cilat llogari të dyshimta për vitin 2023, janë në vlerën 116, 197, 745 leke.

Gjatë vitit 2023 ashtu si edhe gjatë vitit 2022, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të Albcontrol sh.a. pranë organizatës Eurocontrol”, thuhet në raportin e audituesve.

Eurocontrol është organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.

Në vitin 2023, kompania raportoi të ardhura prej 3.3 miliardë lekësh, në rritje me 20% në krahasim me vitin e mëparshëm, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit ajror pas pandemisë.

Megjithatë në raport thuhet se Albcontrol ka llogari në pritje të ardhura për t’u marrë në vlerën 2.6 miliardë lekë, nga të cilat 1.12 miliardë lekë janë të ardhurat e vitit korrent dhe 1.46 miliardë lekë të vitit të mëparshëm.

“Të ardhurat nga ky shërbim publik janë njohur dhe kontabilizuar sipas parimit të të drejtave të konstatuara”, thuhet në raport.

 

Audituesit: Ngrirja e llogarisë krijon pasiguri për vijimësinë e shoqërisë

Audituesit kanë dhënë opinion me rezervë në bilancin e 2023 duke pohuar se nuk janë në gjendje të vlerësojnë efektin që ndonjë korrigjim i mundshëm nga zhvlerësimi i llogarive të arkëtueshme do të kishte në pasqyrat financiare të shoqërisë.

Albcontrol në bilanc ka zhvlerësuar si llogari të arkëtueshme të dyshimta vetëm 116 milionë lekë, nga 10.5 miliardë lekë që është shuma totale për tu arkëtuar, ose vetëm 1% të totalit.

“Shuma e zhvlerësimit deri në masën e vlerës së tyre të rikuperueshme do ulte vlerën e aktiveve dhe të kapitaleve të veta në të njëjtën masë”, thuhet në raportin e audituesve.

Audituesit nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre se “si rezultat i vendimit të gjykatës së Brukselit, llogarite bankare të shoqërisë Albcontrol sha pranë Eurocontrol janë ngrirë, që mund të krijojë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e Shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Megjithatë ata theksojnë se “Albcontrol ka statusin e një enti publik jobuxhetor dhe jofitimprurës.

Fondet e përfituara nga tarifat e përcaktuara në ligjin 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol “, përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostos së ofrimit të shërbimeve të lundrimit ajror dhe mundësimin e veprimtarisë së Albcontrol-it, në funksion të këtyre shërbimeve, në përputhje me parimet dhe marrëveshjet nderkombëtare dhe gëzojnë imunitet nga urdhrat e ekzekutimit deri në masën e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit normal të Albcontrol-it”.

 

74 milionë euro kredi për të përballuar aktivitetin

Pamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar Albcontrol që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore.

Në fund të vitit 2023, Albcontrol kishte një principal kredie për tu paguar prej 7.4 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në 2022. Nga kjo shumë, 421 milionë lekë janë dhënë hua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit Rrugor.

Për këtë kredi afati i shlyerjes është shtyre brenda 6 mujorit të parë 2025, së bashku me interesat dhe komisionet që do ti paguhen huadhënësit.

Qeveria nga ana e saj ka dhënë një mbështetje financiare prej 3 miliardë lekë përmes një akti normativ të miratuar në dhjetor 2023.  Shoqëria do të kthejë shumën e marrë brenda 31.07.2026 (shlyerja do të bëhet me 3 këste të barabarta gjashtëmujore duke filluar me këstin e pare të pagueshëm në date 31.07.2025).

4 miliardë lekë të tjera janë dhënë mbështetje financiare me vendim të Asamblesë së Aksionarit, përkatësisht nga 2 miliardë lekë në dhjetor 2022 dhe nëntor 2023. Aksioneri i Albcontrol është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 

Konflikti me Becchetti, shteti ende njeh detyrim 108 milionë euro

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.

Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Në buxhetin faktik 2023, qeveria e konsideron si kontingjent për tu paguar vendimin që Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë për çështjen Becchetti ku shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit 108 milionë euro.

Ky detyrim përbën rreth 60% të totalit të kontingjentit ndaj arbitrazhit deri në fund të vitit 2023./ Monitor.al

 

Shkupi kërkon të braktisë korridorin VIII

Nga Sebastian Zonja

Së fundmi, ministri i Transporteve në Maqedoninë e veriut Aleksandër Nikoloski tha se do të marrë fondet për Korridorin 8 t’i përdorë për Korridorin 10.

Korridori 8 lidh Maqedoninë e veriut me Shqipërinë, ndërkohë korridori 10 e lidh me Greqinë dhe Bullgarinë. Për të mos u larguar nga ekonomia ballkanike, duhet të sjellim në vëmendje edhe marrëveshjen e fundit të Serbisë me Së fundmi, ministri i Transporteve në Maqedoninë e veriut Aleksandër Nikoloski tha se do të marrë fondet për Korridorin 8 t’i përdorë për Korridorin 10.

Korridori 8 lidh Maqedoninë e veriut me Shqipërinë, ndërkohë korridori 10 e lidh me Greqinë dhe Bullgarinë. Për të mos u larguar nga ekonomia ballkanike, duhet të sjellim në vëmendje edhe marrëveshjen e fundit të Serbisë me Rumaninë për gazsjellësat. Të gjitha këto janë zhvillime brenda pak ditësh dhe të vrullshme.

Korridori 8 është pjesë e rrjetit panevropian që në vitin 1994 dhe do të duhej të kishte përfunduar që në vitin 2005. Por ne patëm ca probleme në vitin 1997 se Sali Berisha s’kishte votat për t’u bërë prapë president dhe e shtymë ca vite ndërtimin.

Teksa projekti mbeti në hije sepse Berisha s’u zgjodh dot president së dyti, qeveria Nano as që e pati mendjen aty. Filluan ndërkaq të zhvillohen rrjetet rrugore dhe hekurudhore me financime kineze që në Mesdhe nuk na preknin fare. Ndërkohë, nëse do kishte pasur ndopak vëmendje nga qeveritë e mëpërshme dhe kjo tani, do ishim bërë me kohë pjesë integrale e korridoreve europiane. Gjurma e Korridorit 8 përfshin porte detare, aeroportete, rrugë dhe hekurudha. Në total janë 1270 kilometër hekurudha dhe 960 kilometër rrugë.

Durrësi, për shembull, apo Vlora, sipas të dhënave, kur përfundon aksi me hekurudhë, rrit vëllimin tregtar deri në 40%.

Por ne do e prishim këtë portin se duhet të ndërtojmë pallate. Në Vlorë do ndërtojmë Lungomaren njëherë që të shesin njerëzit buzë rruge, pa portin të shohim nga vitin 2159 t’i bëjmë ndonjë zgjerim.

Le të shohim pak edhe hekurudhat që do të duhej të ishin, por nuk u zgjodh dot sërish Berisha president në vitin ’97 dhe qeveria Rama ka halle të tjera, ndaj i lamë fare.

Nga historia kemi kuptuar se sa më shumë defaktorizohet transporti rrugor dhe hekurudhor me fqinjët, aq më shumë dobësohet ekonomikisht vendi. Sa më shumë ndërlidhen fqinjët, aq më të izoluar ne.

Dikur, nga viti 1850, gjermanët ndërtuan korridorin Nish – Selanik se u duhej për tregtinë e tyre. Ne shqiptarët dolëm nga harta fare. Sot, ndërsa fqinjët bëjnë plane ekonomike për korridore jetësore tregtare, qeveria jonë ka hallin si të vjedhë sa më shumë me koncesione, ndërsa opozita të akuzojë SPAK-un se ka arrestuar padrejtësisht Sali Berishën, siç i hoqën padrejtësisht presidencën në vitin 1997.

Broja në takim me trajnerin Maresca, do diskutohet e ardhmja e yllit kuqezi

E ardhmja e Armando Brojës në udhëkryq. Së fundmi, mediat shkruajnë se sulmuesi kuqezi do të takohet me trajnerin e Chelseat, Maresca, për të diskutuar rreth një largimi të mundshëm.

Broja përfundoi në tribuna në miqësoren ndaj Realit, çka i la një shije të hidhur yllit kuqezi. Gjasat janë të mëdha për një “divorc” me Blutë e Londrës, por fillimisht, duhet gjetur skuadra e përshtatshme, e cila plotëson dëshirat e të dyja palëve.

Për 22 vjeçarin ka interesim nga skuadra të ndryshme në Angli dhe jo vetëm. Broja ka luajtur si i huazuar më parë për Vittese, Southampton dhe së fundmi për Fulham.

Plot me vitamina, çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë të bardhë në mëngjes?

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

Sipas të dhënave, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

Është shumë i thjesht për t’u tretur

Sipas të dhënave, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

Një burim i mirë i proteinës

Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

Plot me vitamina

Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

Një probiotik fantastik

Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

Ndihmon në shëndetin e kockave

Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

Ambasadore Poete

Nga Edison Ypi

Zonja Ambasadore, Nancy Van Horn,
E kam të qartë që ende nuk je Ambasadore. Por të lutem më lejo të drejtohem kështu. Për një arsye të thjeshtë. Dhe, pse jo, të pranueshme: Sepse dua me gjithë shpirt të jesh Ambasadore e Amerikës në Shqipëri. Si mundet me qenë një Ambasadore më e mirë se Nancy Van Horn që flet Shqip dhe përshëndet me aq njerzillëk, unë këtë nuk e di, nuk e gjej dot, nuk mundem as ta fantazoj.

Prezantimi Juaj Shqip, Zonja Ambasadore, ishte një ngrohtësi, një mrekulli, një frymëndalje, një Nder, një favor, që s’na ishte bërë kurrë më parë. Të falenderoj nga zemra për atë prezantim madhështor, të ndjerë, qytetar, njerëzor.
Tre pyetjet Tuaja, kanë të bëjnë me Vend, Kulinari, Kulturë. Shto të folurën Shqip, pamja ndryshon rrënjësisht. Jemi ngjitur tepër lart. Në një tjetër sferë. Në një tjetër qiell. Kemi të bëjmë me Poezi. Ju, Zonja Ambasadore, pra, para se të jeni diplomate, qytetare, intelektuale, udhëtare, dashamirëse e vendit tim, pas një prezantimi të tillë kaq befasues, kaq të bukur, kaq mbresëlënës, para së gjithash jeni Poete.

Sa i përket vendit që duhet ta vizitoni të parin, kam këtë sugjerim: Jo tamam vend. Pse jo, udhëtim. Paksa i gjatë. Nja 10 orë brenda një dite. Por marramendjet që do shohësh do e lodhin lodhjen. Pasi në mbarim të këtij udhëtimi të kesh parë më tepër se gjysmën e Shqipërisë, do ndjesh një çlodhje aq të thellë sa nuk e ke provuar kurrë më parë.

Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Leskovik, Ersekë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Tiranë – kalo nëpër këto vende brenda 1 dite Zonja Ambasadore. Pastaj bëj si di vet, ndiq instinktin tënd, zgjidh njërin që të la mbresat më të thella. Nga ky gjerdan perlash, Lugina e Vjosës, i fundit lumë i egër në Europë, do jetë Qershia mbi Tortë. Nëse, me gjasa, do jetë Pogradeci vendi i parë që do vizitosh, bëj kujdes.

Ke të bësh me vende aq magjike, aq turbulluese, me rrezatim aq të fuqishëm, sa s’është çudi, ndonjëri nga margaritarët e këtij gjerdani, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Korça, Pogradeci, Mokra, do të marrosi fare. Do biesh në dashuri. Nga erdhe, nuk do kthehesh kurrë më. Do mbetesh përgjithmonë aty.

Ushqimi që duhet ta provosh urgjent quhet “Tavë Dheje”. E bëjnë kudo dhe në gjithfarë mënyrash. Më mirë në Shqipërinë e Mesme. Mos e lër pa provuar. Zgjidh një mbrëmje të freskët. Shko tek cilindo restorant andej nga Krraba ose Rruga e Ndroqit. Diellin mesdhetar, temperamentin e sertë, shijen e pangatërrueshme, aromën dehëse të tokës shqiptare, aromat tronditëse, erëzat e forta, këto dhe të tjera do i gjesh të gjitha brenda asaj tave balte Shqipërie që e mban ushqimin më të shijshëm dhe më të freskët se çdo pjatë e praruar qeramike, apo tas i shtrenjtë porcelani.

Librin që më së shumti e dëshmon shpirtin e vendit tim, Zonja Ambasadore, e ka shkruar gjeniu i Letërsisë planetare, Përbindëshi i Shenjtë Ismail Kadare. Quhet “Breznitë e Hanknatëve”. Libër më të bukur nuk ke lexuar. Jo sepse s’ke dashur. Por sepse s’ekziston. Është libri më i vërtetë, më sugjestiv, më njohës se çdo libër i shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, sa dhe për mbarë njerëzit, e mbarë botës. Merre lexoje atë kryevepër. Do të pëlqejë pafundësisht. Jo me ngut. As me përtesë. Me kujdes, me delikatesë. Përpije atë libër pakashumë si kullufite Tavën. Fillimisht duke e kqyrur pa e prekur për t’i admiruar pamjen, rrezatimin, magjinë. Pastaj prite në copa me thikat e mendjes. Nëse preferon, copat mund t’i lëpish. Nguli pirunat, lugët, dhe të tjerat instrumenta nga laboratori, apo kantieri yt i leximit. Të lutem bëj si të thashë. Derisa më së fundi atij margaritari t’ja kesh grisur lëkurën, shqyer indin, ndjerë qelizën, prekur kockën, thithur palcën, zbuluar magjepsjen, dhe sa të jesh gjallë të mos e harrosh më kurrë.

Afera e inceneratorit të Tiranës, zbulohen fotot e ortakëve të Mirel Mërtirit në Holandë. SPAK zbuloi grupin kriminal që pastruan 20 mln euro

Personat që shihni në këto foto janë Marc Lappat dhe Michael Druijts, me pasaportë holandeze. Të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që sipas SPAK drejtohet nga pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, po ashtu në arrati.

Marc Lappat dhe Michael Druijt rezultojnë administratorë të kompanisë Geogenix BV, e regjistruar në holandë që është kompania mëmë e Integratet Energy BV SPV që zotëron inceneratorin e Tiranës. Pra thanë ndryshe, rezultojnë se ata kanë vepruar për llogari të Mirel Mërtirit me qëllim që të fshihej pronësia dhe lidhja e tij me inceneratorin.

Ndërkohë në kuadër të këtij hetimit, SPAK ka firmosur urdhër arrest edhe për biznesmenin Ilir Dedja, ish-ortak me partneren e Mirel Mërtirin, i cili rezulton se garanton jetesën në arrati të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymerajn, italianin Giuseppe Ciaffaglione, Renardo Ballbatin si dhe gazetarin me inicialet E.B.

Për faktin se asnjëri prej të dyshuarve nuk është arrestuar brenda vendit dhe kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat, emrat e tyre janë renditur tashmë në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sipas SPAK grupi kriminal ka pastruar shumën prej 20 milionë euro, para të cilat dyshohen të jenë pastruar në banka jashtë vendit.

“Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale, rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash”, thuhet në njoftimin e SPAK./VNA.al

 

Rama mban në lojë Berishën, sepse ikja e të dytit rrëzon automatikisht të parin

Nga Namir Lapardhaja

Në vend që të thotë se me Ramën nuk fitohet dhe nuk bëhen zgjedhje, dhe prapë futet në zgjedhje, opozita dhe veçmas PD bën mirë të shoh nga vetja. Po nuk pa nga vetja dhe të reflektojë, rezultati i Himarës do t’i përsëritet në të gjithë Shqipërinë.

Rama i sotëm është ai i 2021, 2017 dhe 2013, vetëm se sot është më i konsumuar se më parë. Ndërkohë që ai është më i konsumuar dhe me afera më të mëdha korruptive, opozita dhe PD është më e dobët, më e përçarë dhe më e pakuptuar në ligjërimin e saj nga populli.

Ky është paradoksi i madh i një grupimi politik që e ka lidhur fatin e vet pas fatit të vetëm një njeriu, duke shpresuar që të konsumojë kohën biologjike pastaj ta zëvendësojnë. Rama nuk ikën pa ikur më parë Berisha dhe pa kuruar PD dhe opozita vetveten nga sëmundja e rëndë e gjithë këtyre viteve, veçanërisht katastrofën dhe llumin e madh që nxori në pah në 3 vitet e fundit.

Konflikti në PD dhe ato që nxori në pah kjo përplasje, kanë zbehur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, sepse gjithmonë për njerëzit është më mirë ajo që njohin dhe shohin, se sa ajo që pritet të vijë, por që s’kanë besim se do të ndryshojë ndonjë gjë në jetën e tyre.

Rama nuk rrëzohet me protesta. Nëse nuk kuptohet kjo, bjerini murit me kokë apo jargosuni poshtë Ballkonit të katit të 8-të, por e keni kotë. Rama rrëzohet duke rrëzuar më parë frikën nga idhulli që keni ngritur brenda vetes dhe keni filluar ta adhuroni dhe të shpresoni prej tij.

Rama nuk rrëzohet as nga ata që të gjithë betejën nuk e kanë bërë se e kanë menduar më të drejtë apo se po përpiqen për një kauzë të drejtë, por sepse kanë menduar se nga është forca dhe nga është interesi për një karrige deputeti, andej është e ‘drejta’.

Të njëjtën qasje kanë edhe shqiptarët për momentin, janë me Ramën që është më i fortë, por jo më i ndershëm dhe më i mirë. Veçse dallimi është që Rama është në pushtet, ndërsa ‘hallexhinjtë’ e Berishës e bëjnë betejën për një karrige deputeti, pavarësisht se çfarë ndodh me demokratët, që një pjesë që u venë nga prapa, me thënë të drejtën, e meritojnë të vazhdojnë në këtë situatën e jargavitjes poshtë Ballkonit dhe ngeljen rrugëve, ndërsa ata mbi Ballkon të vijojnë të përfitojnë nga të mirat e pushtetit që i dorovit herë pas here me Kulla, me TEC-e, me HEC-e.

‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike

Në një intervistë televizive në maj 2023, pasi kishte siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cilësoi si parëndësi shqetësimet e ngritura  për ndërtimin e inceneratorë të mbetjeve, duke theksuar që nuk fakti nëse ato incenerojnë apo jo është një ‘histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë.’

“Kanë qenë zona të detyruara të bashkëjetojnë me vatra kanceri dhe sot i administrojnë dhe i përpunojnë mbetjet me standardet më të larta,” deklaroi Rama për gazetaren Erla Mëhilli në televizionin Euronews Albania.

“Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë,” deklaroi Rama, ndërsa shtoi se ‘ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.”

Por jo të gjithë bien dakord me deklaratat butaforike të kryeministrit. Banorët e fshatit Vërri ku është ngritur inceneratori i Fierit e shohin impiantin e kontrovers të trajtimit të mbetjeve si kërcënim kryesor për shëndetin e tyre.

“Era është e padurueshme,” tha Përparim Merkaj, ndërsa drejtoi gishtin nga venddepozitimi i inceneratorit të tejmbushur me plehra. “Atje ka vajtur mali 30 metra, as nuk kanë ndërmend ta vënë në punë,” shtoi ai.

Merkaj shpjegoi se për shkak se inceneratori nuk punon, ai po përdoret si landfill ku mbetjet hidhen dhe mbulohen me skrep. “Nuk është incenerator, është gropë grumbullimi e plehrave,” theksoi ai.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se landfilli inceneratorit po mbushet shpejt. Megjithatë, shqetësimin për banorët dhe ekspertët e mjedisit nuk është vetëm incenerimi por edhe mungesa e trajtimit të ujërave të ndotura që përbën shqetësim.

Bashkia e Fierit megjithatë këmbënguli se situata nuk ishte emergjente dhe se zgjidhja do vinte me rregullimin e inceneratorit dhe vënien e tij në punë.

“Nuk kemi menduar ndonjë zgjidhje sepse jemi ende ne gjysmën e kapacitetit të zënë në landfill dhe besojmë se nuk do arrijmë në pikën kritike pasi çështja do mbyllet shpejt dhe inceneratori do vihet në punë”, tha Fatjon Elezi, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit Fier.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Lushnjë, Elton Korreshi i tha BIRN se ishte i lumtur që mbetjet nuk depozitoheshin më në territorin e administruar prej tij.

“Ne, në bashkinë e Lushnjës nuk kemi marrë ndonjë sinjal alarmi nga bashkia e Fierit që menaxhon landfillin,” tha ai.  “Për ne problemi i mbetjeve është zgjidhur me dërgimin e tyre ne landfill sepse Lushnja kishte një fushë mbetjesh që ishte si njollë e zezë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve”, shtoi Korreshi.

Mali me mbetje

Kryeministri Edi Rama duke dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar për ‘inceneratorët’. Foto:LSA
Afera e inceneratorëve, në Tiranë, Fier dhe Elbasan, u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Mes të dënuarve janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.

Banorët e fshatit Verri në Fier po përjetojnë atë që kishin frikë kur protestuan disa vite më parë kundër ndërtimit të inceneratorit në tokat e fshatit të tyre. Zona rreth inceneratorit është kthyer prej kohësh në një landfill për mbetjet e gjithë qarkut të Fierit, ndërsa impianti incenerimit që kushtoi dhjetëra miliona euro nuk është vënë në punë.

“Ne kemi qenë në protestë, na proceduan, na shoqëruan po doli që kishim të drejtë”, kujtoi Përparim Merkaj, i cili ishte një prej banorëve që iu bashkuan protestave kundër ndërtimit të inceneratorit në këtë zonë.

Landfilli është i vendosur në mes të fushave të këtij fshati dhe në pak vite ai kthye në një mal mbetjesh lehtësisht i dallueshëm nga fotografitë satelitore të publikuara nga aplikacioni ‘Google Earth’.

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan me urdhër të SPAK në mars të vitit 2022 dhe administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara, AAPKS.

Inceneratori që i kushtoi 28 milion euro taksapaguesve dhe duhej të ishte vënë në punë në vitin 2021, por nuk është akoma në gjendje pune. Ndërkohë, prej janarit 2022 funksionon si landfill për bashkitë e qarkut Fier.

Në përgjigje të një kërkese për informacion, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara i tha BIRN se për periudhën që kjo e fundit administroi depozitimin e mbetjeve në landfill aty u depozituan rreth 82 mijë ton mbetje të ndryshme.

“Në këtë landfill depozitoheshin afërsisht 113 ton mbetje në ditë”, tha AAPKS, në një përgjigje me shkrim.

Nga janari 2024, përmes një kontrate qiraje AAPKS ia kaloi administrimin e zonës së peshores në hyrje të projektit dhe landfillin bashkive të qarkut Fier, ndërsa vetë administron objektin që duhej të ishte djegës, por që aktualisht është jashtë funksionit.

Ndërkohë punonjës të landfillit dhe banorë të zonës rreth tij, panë me shqetësim se si projekti që ishte planifikuar të “shpëtonte” Fierin nga mbeturinat u kthye në një mal mbetjesh.

Punëtorë të landfillit i thanë BIRN se zona e paracaktuar për të mbajtur mbetjet në mënyrë të përkohshme, ndërsa i nënshtroheshin riciklimit dhe djegies, është tashmë e mbushur.

“Dy gropat e vogla janë bosh sepse ato janë për riciklimin kur të vihet në punë inceneratori, njëra është me ujë dhe aty ka vend edhe për një vit sipas asaj që shoh unë”, tha punonjës, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ndërkohë masa e madhe e mbetjeve duket me sy të lirë në fshat dhe banorët ankohen për erën e rëndë të mbetje me të cilën duhet të bashkëjetojnë.

“ Vjen erë, ne jemi 500 metra larg, po era ndihet”, tha një banorë në kafenenë e fshatit, i cili e lë bisedën në mes, pasi një bashkëfshatar e paralajmëroi se gazetarët të hapin telashe.

Ujërat e ndotura përdoren për vaditje

‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë
Gropat me liksiviatë në inceneratorin e Ferit

Pamjet e filmuara dron tregojnë se në territorin e ‘inceneratorit’ të Fierit është krijuar një pirg i madh mbetjesh, ku duken gjurmët e mjeteve që kryejnë procesin e ngjeshjes së tyre. Sipas projektit të inceneraorit, ky grumbull mbetjesh është rrjedhojë e bashkim të dy landfilleve, por që për shkak të mbingarkesës kufijtë e tyre ndarës nuk duken më.

Përveç malit me mbetje dallohen qartë dhe dy gropa të mëdha të mbushura me ujë të zi të njohur nga ekspertët e mjedisit si liksiviatë – ujë i ndotur dhe i pa trajtuar që krijohet nga procesi i dekompozimit të mbetjeve urbane. Sipas ekspertëve mjedisorë liksiviata është mbetje e rrezikshme, pasi ka përqendrim të lartë të azotit, të toksinave dhe prezencë të lartë metaleve të rënda.

Nuredin Kallashi, mjek dhe ish-drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier tha se liksiviata përbënte një vatër potenciale infeksioni dhe kërcënim për shëndetin e banorëve të zonës.

“Shkalla dhe rreziku i këtyre burimeve të infeksioneve duhet matur, por në gropa kaq të mëdha me sasi të tilla mbetjesh është e sigurt se edhe rreziku është i lartë”, tha ai.

Këto ujëra do duhej të përpunoheshin në impiantin e ujërave të ndotura të inceneratorit, por të pyetur nëse ky impiant funksiononte, bashkia Fier dhe AAPSK-ja ia hodhën topin njëra-tjetrës.

Drejtori i bashkisë Fier, Fatjon Elezi tha se impianti i ujërave ishte në administrimin e AAPSK-së

“Nuk di të them nëse punon impianti I filtrimit të ujërave por di që ato ujëra përdoren për vaditje”, tha Elezi për BIRN

Ndërkohë një zyrtar i AAPSK-së, i cili kërkoi të mbetej anonim për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste, i tha BIRN se agjencia nuk kishte as tagrin dhe as mundësi për të vënë në punë impiante.

“Agjencia menaxhon pronat e sekuestruara por s’ka fond të vendosë impiantet në punë”, tha ai, duke lënë të kuptohej se ujërat e ndotura nuk trajtoheshin./Reporter.al

Kampi refugjatëve në Gjadër, DW: Nuk ka kushte! Avokatët pretendojnë se po shkelen të drejtat e njeriut

Dielli përvëlon në brendësi të Shqipërisë, në aeroportin e vjetër ushtarak në Gjadër është vapë, temperatura është mbi 30 gradë. Një zjarr shihet në një kodër aty pranë, shtëllunga tymi ngrihen në qiellin blu.

Në kantierin e kampit italian për azilkërkuesit në Gjadër, aktualisht puna është ndalur për shkak të vapës, siç parashikon ligjiitalian i punës. Ligjet e Italisë zbatohen edhe në Gjadër, sepse Shqipëria i ka dhënë atij vendi një zonë ushtarake. Ndërtimi i një kampi kontejnerësh për azilkërkuesit nuk kërkonte as leje ndërtimi shqiptare.

3000 migrantë në muaj

Ligji italian aktualisht zbatohet për punëtorët e ndërtimit – dhe në të ardhmen do të zbatohet për më shumë se 3000 emigrantë dhe refugjatë në muaj, kërkesat e të cilëve duhet të trajtohen këtu, domethënë duhet të merret një vendim nëse ata kanë të drejtë azili apo jo.

Në të ardhmen, Italia do të transferojë në Shqipëri personat e shpëtuar në zonën e ujërave ndërkombëtare në Mesdhe. Së pari, në portin e Shëngjinit, ku një kamp i vogël tashmë është gati për pritjen e azilkërkuesve. Ata njerëz duhet të regjistrohen atje, t’u merren shenjat e gishtave dhe të dhënat e tjera – para se të transferohen në Gjadër.

Dhe kush do të transferohet në Shqipëri? Sipas Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, vendimi për këtë duhet të merret tashmë në anijet e shpëtimit të emigrantëve. Në varësi të vendit të origjinës dhe gjendjes shëndetësore të emigrantëve dhe refugjatëve, do të vendoset se kush do të transferohet në cilin kamp.

Qëndrim i shkurtër

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si Amnesty International, kritikojnë se shumica e anijeve të shpëtimit të emigrantëve nuk janë të pajisura mjaftueshëm për të marrë vendime të tilla. Ata pretendojnë, për shembull, se nuk ka pajisje të përshtatshme mjekësore për ekzaminime më gjithëpërfshirëse të njerëzve.

Përveç kësaj, siç pretendojnë këto organizata, shumë migrantë dhe refugjatë nuk kanë dokumente personale me vete. Letrat janë vendimtare për marrjen e një vendimi për azilin: gjoja njerëz nga të ashtuquajturat vende të sigurta (të origjinës) duhet të shkojnë në Shqipëri, pra nga ato vende me të cilat Italia ka nënshkruar marrëveshje për kthimin e emigrantëve. Kjo duhet të parandalojë azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve është refuzuar që të qëndrojnë në kamp për një kohë të gjatë.

Paisja e dhomave
Kontejnerët në Gjadër gjithsesi nuk janë të përshtatshëm për qëndrim të gjatë. Dy krevate ushtarësh, dy dollapë metalikë dhe katër karrige plastike janë mobiljet që zënë pjesën më të madhe të hapësirës në to. Ka vend për katër persona në çdo dhomë. Dushet dhe tualetet ndodhen në një pjesë tjetër të kampit.

Përjashtim, jo ​​rregull…

Zona e kampit në Gjadër, nga pikëpamja ligjore, duhet të ketë të njëjtin status si zonat kufitare apo zonat tranzitore në aeroporte, siç përcaktohet me ligj – dhe ky është një parakusht për miratimin e shpejtë të procedurës për të drejtën e azilit. Azilkërkuesit duhet të transferohen në Itali vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Llogaritja është e qartë: njerëzit që përfundojnë në Gjadër nuk kanë asnjë shans për të marrë azil. Ata mbase nuk do të transferohen më në Itali.

Por vetë procedurat duhet të kryhen në përputhje me ligjin e Republikës së Italisë. Në hyrje të kampit ka kontejnerë zyrash. Sipas pretendimeve italiane, ata duhet të jenë të pajisur me avokatë dhe gjyqtarë përgjegjës për procedimet. Disa gjëra mund të bëhen përmes videokonferencave, pretendohet. Është e vështirë të marrësh informacion më specifik për të, ashtu siç është e vështirë të marrësh një përgjigje për pyetjen: a mund të detyrohen azilkërkuesit të qëndrojnë në një kamp të tillë, pra në një vend ku liria e lëvizjes është e kufizuar?

Do të ketë dhe zyra për biseda me migrantët

Aktivistja shqiptare Arilda Lleshi nga Shëngjini dyshon dhe e sheh këtë si shkelje të të drejtave të emigrantëve, të cilat garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja është absurde dhe i shërben vetëm krerëve të qeverisë italiane dhe shqiptare, Edi Ramadhe Giorgia Meloni, pretendon ajo. “Nuk i shërben mërgimtarëve dhe nuk i shërben komunitetit tonë këtu”, thotë Lleshi.

Refugjatët dhe turizmi

Shëngjini është një destinacion ambicioz turistik. Plazhi, në të cilin ka shumë shezlongë në gusht, ndodhet pikërisht pranë portit, ku emigrantët duhet të zbresin në të ardhmen. “Nuk ka pasur fare diskutim publik për këtë. E morëm vesh më 5 nëntor, kur u nënshkrua marrëveshja në Romë”, ankohet Lleshi.

Disa njerëz të tjerë në rajon shpresojnë se ekzistenca e kampit mund të ketë një efekt pozitiv në ekonominë lokale, veçanërisht në Gjadër. Italia ka premtuar se do të krijojë vende të reja pune edhe për banorët vendas, për njerëzit që do të punojnë në kuzhinë apo si pastrues. Dhe qindra policë italianë duhet të akomodohen diku, duhet të kalojnë natën në hotele të qyteteve të afërta. Marrëveshja mes dy palëve parashikon që kampi të jetë në funksion për të paktën pesë vjet.

Për pak javë kampi në Gjadër duhet të jetë gati për të pritur azilkërkuesit e parë. Por vetëm pasi autoritetet italiane kanë dhënë “dritën jeshile” për të nisur punën. Duket qartë, se Italia nuk dëshiron të bëjë asnjë hap të vetëm të gabuar në këtë kamp. Për Italinë, siç duket, Gjadra nuk mund të jetë një shabllon për kampe të tjera të ngjashme./ DW

Abuzimet me fondet e SASPAC, Apeli i GJKKO-së merret vendimin për Ilir Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë! Ish-ministri e financieri i tij lihen pas hekurave

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzim me fondet e SASPAC.

 

Të akuzuarit kishin ankimuar vendimin e GJKKO-së, por Apeli nuk ndryshoi masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë pas hekurave ish-ministrin Beqaj dhe financierin e tij, Ermal Kurtulaj.

Arrest në burg:

Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

Ermal Kurtulaj –  Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ –

Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

Bledar Leka

Bjona Zijaj – konsulente financiare

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.
  2. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G. H.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M. J., në këtë mënyrë:
  • Caktimin ndaj personit nën hetim M. J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;
  • Urdhërohet personi nën hetim M. J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;
  • Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.