31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Shtëpia e ëndrrave, Broja do të shpenzojë 2 milionë euro për ndërtesën luksoze

Armando Broja ka nisur planet për të ndërtuar shtëpinë e re të ëndrrave e cila do të jetë e kompletuar me kinema, pishinë dhe SPA. Sulmuesi shqiptar është duke jetuar në një shtëpi të vjetër me katër dhoma në një pronë private në Surrey, jo shumë larg qendrës stërvitore të Çelsit.

 

Por tani lojtari i Kombëtares ka plan për të shpenzuar 1.8 milionë paund për t’i hapur rrugë një shtëpie luksoze, e cila do të ketë brenda saj edhe një dyqan këpucësh dhe veshjesh. Broja shpreson të ndërtojë një shtëpi luksove me pesë dhoma gjumi si edhe me një zonë lojrash dhe argëtimi ku do të jenë të përfshira: kinema, palestër, pishinë dhe spa.

Projekti për shtëpinë do të ketë gjithashtu një korridor të madh në hyrje, e ndarë me dy lartësi dhe një tarracë të mbuluar me pamje nga natyra. Sulmuesi i Çelsit ka aplikuar në këshillin lokal për lejë planifikimi për një ndërtesë dy katëshe të ndarë me dhoma, dritare dhe një garazhd.

Capture

Ndërkohë agjentët e tij të planifikimit janë shprehur: “Propozimi parashikon një formë zhvillimi që është në përputhje me pamjen e zonës përreth sa i përket madhësisë, lartësisë dhe dizanjit të saj. Propozimi do të jetë i një standardi të lartë aktitekture, prandaj do të përmirësojë ndjeshëm skenën ekzistuese të rrugës dhe do t’i shtojë vlerë pozitive zonës ekzistuese.

lkjgjlhfjhl

Shtëpia ekzistuese ka një dhomë lojrash, të rehatshme, dyqan verërash dhe dhomë ndenjeje me oxhak guri dhe zjarr të hapur. Por, ndërtimi i ri i propozuar do të ketë pompa nxehtësie me burim ajri, energji diellore, një sistem rikuperimi të nxehtësisë dhe ngrohje nën dysheme”.

Të dhënat e Regjistrit të Tokës tregojnë se Broja pagoi 1.8 milion £ për blerjen e truallit në dhjetor, vetëm një muaj para se të huazohej te Fullhemi.

Detaje nga dosja e SPAK/ Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia, ndërsa ishte në kërkim! Ja çfarë zbuluan hetimet

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë, Erzen Breçanit, ish-shefit të krimeve Dedan Gjonit dhe të pandehurve të tjerë.

 

Nga hetimet SPAK ka provuar se Breçani ka ndihmuar Nuredin Dumanin, të pendurin e drejtësisë, për t’u fshehur nga policia, gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Ndërsa të pandehurit Bujar Ajeti dhe Adrian Cenaj akuzohen se kanë strehuar Dumanin.

“Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kush është Bujar Ajeti?

Bujar Gërmizi (Ajeti) u arrestua në nëntor 2023 dhe njihet një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës.

Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje dhe grupi i tij kriminal ku bënte pjesë u zbërthye përmes aplikacionit “SKY Ecc”

Përgjimet nga dosja e hetimore e grupit kriminal, zbuluan planet e Ismail Zenelit për eliminimin e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britani.

Ismail Zeneli i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve, të cilët dyshoheshin se në 2013 ne Britani kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Në shenjë hakmarrje ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve të Rënda, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve:

1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar  nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe  mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Eralbi Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal.

6. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1  të Kodit Penal.

9. Bajram Grabova, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10. Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

11. Erzen Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erlabi Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze, holandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane, ka zhvilluar hetime ndaj disa shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve (kryesisht kokainë) nga vendet e origjinës për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 (njëmbëdhjetë) të akuzuar në këtë fazë të hetimit.

Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.

Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

A.    Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

B.     Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

C.    Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

D.    Identifikimi  i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal.  Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.

E.    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat  e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e  tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata  kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

F.     Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;

E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

G.    Përkrahja e autorit të krimit;

Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me  objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera,  etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë  në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

PROFIL/ Ktheu shtetin e tij në bastion të politikave liberale, kush është Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident në SHBA

Kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris zgjodhi Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz si kandidatin e saj për nënpresident.

 

Demokrati 60 vjeçar dhe veteran i ushtrisë arriti të ngjitej në krye të listës të kandidatëve të mundshëm falë disa paraqitjeve televizive ku ra në sy stili i tij i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë i komunikimit, disa ditë pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të ri. Ai e ktheu shtetin e tij në një bastion të politikave liberale. Zoti Walz u zgjodh guvernator në vitin 2018 dhe shumica demokrate në kuvendin e shtetit të tij, i mundësoi atij dhe përfaqësuesve demokratë të shfuqizojnë kufizimet për abortin, të mbrojnë kujdesin për ndryshim gjinie tek të miturit dhe të legalizojë përdorimin e marihuanës. Ai ka shërbyer për 24 vjet në Gardën Kombëtare.

Ja disa fakte nga jeta dhe karriera e zotit Walz.

Tim Walz vjen nga zonat rurale e Amerikës

Është vështirë të gjesh një përfaqësues më të mirëfilltë të zonave rurale të Shteteve të Bashkuara. I lindur në qytetin West Point, në shtetin e Nebraskës, një qytet me rreth 3,500 banorë në veriperëndim të Omahës, zoti Walz ka shërbyer në Gardën Kombëtare dhe ka punuar si mësues në Nebraska.

Ai dhe bashkëshortja e tij u zhvendosën në Mankato, në pjesën jugore të Minesotës, në vitet ‘90. Atje ai u bë mësues i shkencave shoqërore dhe trajner i futbollit në shkollën e mesme Mankato West. Njëri nga ekipet e trajnuara nga ai fitoi vendin e parë në kampionatin e shkollave në nivel shteti në vitin 1999. Ai ende krenohet me të kaluarën e tij si sindikalist atje.

Zoti Walz shërbeu për 24 vjet në Gardën Kombëtare duke marrë një nga gradat më të larta ushtarake atë të majorit, para se të dilte nga ushtria në vitin 2005.

Aftësia e tij për të bërë për vete votuesit konservatorë

Në garën e tij të parë për t’u zgjedhur në Kongres në vitin 2006, zoti Walz fitoi ndaj ligjvënësit republikan Gil Gutknecht, i cili kishte shërbyer për gjashtë mandate. Ai fitoi votat në një distrikt kryesisht rural, në pjesën jugore të Minesotës ku votuesit ishin të pakënaqur me presidentin e atëhershëm republikan George W. Bush dhe luftën në Irak.

Gjatë gjashtë mandateve në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Walz u bë kampion i çështjeve të veteranëve.

Ai gjithashtu ka treguar thjeshtësinë e tij, mes të tjerash përmes postimeve në rrjetet sociale me vajzën e tij, Hope.

Pesha e kandidatit Walz në shtetet e pjesës rurale të Amerikës

Ndonëse zoti Walz nuk është nga një prej shteteve që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve si Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania, ai vjen nga një shtet fqinj me to. Ai po ashtu mund të vazhdojë të sigurojë dominimin e demokratëve në Minesotë.

Ky është një aspekt i rëndësishëm pasi ish Presidenti Donald Trump e ka portretizuar Minesotën si shtet për të cilin do të zhvillohet betejë e ashpër këtë vit, ndonëse votuesit e tij nuk kanë zgjedhur një republikan në poste në shkallë kombëtare që nga viti 2006. Asnjë kandidat republikan nuk ka arritur të fitojë shumicën e votave në Minesotë që nga fitorja e bindshme e Presidentit Richard Nixon në vitin 1972, por zoti Trump tashmë ka bërë fushatë në këtë shtet.

Kur Guvernatori demokrat Mark Dayton vendosi të mos kandidonte për një mandat të tretë në vitin 2018, zoti Walz kandidoi dhe fitoi këtë post nën parullën “Një Minesotë”.

Zoti Walz po ashtu flet me elokuencë për çështjet që janë me rëndësi për votuesit e shteteve që dikur ishin zona industriale të zhvilluara. Ai ngre zërin për kauzat demokrate, përfshirë për sindikatat, të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale prej 15 dollarësh për orë pune.

Përvoja me një qeverisje të ndarë mes demokratëve dhe republikanëve

Në mandatin e tij të parë si guvernator, zoti Walz u përball me realitetin politik të një Dhome Përfaqësuesish të udhëhequr nga demokratët dhe Senatit të udhëhequr nga republikanët në nivel shteti, që u rezistoi propozimeve të tij për të përdorur taksat më të larta për të shtuar buxhetin për shkollat, kujdesin shëndetësor dhe rrugët. Por ai dhe ligjëvënësit e tjerë ndërmjetësuan arritjen e kompromiseve, duke siguruar zgjidhje dypartiake dhe lënien mënjanë të ndasive.

Bashkëpunimi ndërpartiak u bë më i vështirë gjatë vitit të dytë të mandatit të tij ndërkohë që ai përdori kompetencat e tij gjatë pandemisë së COVID-19 për të mbyllur bizneset dhe shkollat. Republikanët u rezistuan këtyre vendimeve gjë që i detyroi disa drejtues agjencish të largohen. Republikanët po ashtu kritikuan zotin Walz për atë që ata vlerësuan se ishte një përgjigje e vonuar ndaj trazirave ndonjëherë të dhunshme që pasuan vrasjen e George Floyd-it nga një polic i Mineapolisit në vitin 2020.

Pozitat e zotit Walz u lehtësuan gjatë mandatit të tij të dytë, pasi mundi kandidatin republikan Scott Jensen, një mjek i njohur për rezervat e tij ndaj vaksinimit. Demokratët fituan kontrollin në dy dhomat e legjislaturës, duke i dhënë mundësinë qeverisjes që të miratonte politika liberale, të mundësuara nga një suficit të konsiderueshëm buxhetor.

Zoti Walz dhe ligjvënësit hoqën pothuaj se të gjitha kufizimet e abortit në Minesotë që ishin vendosur nga republikanët në të kaluarën, mbrojtën trajtimin për përcaktimin gjinor të të miturve transgjinorë dhe legalizuan përdorimin e marihuanës.

Ata refuzuan thirrjet e republikanëve për të shfrytëzuar suficitin për të ulur taksat dhe me to financuan ushqim falas për fëmijët në shkolla, arsim falas në universitetet publike për studentët e familjeve që kishin më pak se 80 mijë dollarë në vit, program për leje familjare dhe shëndetësore me pagesë dhe sigurime shëndetësore për të gjithë pavarësisht statusit të banorëve.

Një gjuhë e thjeshtë dhe e qartë

Zoti Walz i quajti të emëruarin republikan Donald Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident JD Vance “shumë të çuditshëm” në një intervistë në televizionin amerikan MSNBC muajin e kaluar. Shoqata e Guvernatorëve Demokratë – të cilën e drejton zoti Walz – e shpërndau shprehjen e tij në një postim në platformën X. Në një intervistë në CNN së fundmi, Guvernatori Walz e përsëriti këtë karakterizim ndërkohë që përmendi faktin që zoti Trump i referohej shpesh në fjalimet e tij personazhit Hannibal Lecter , vrasësit serial të filmit “Heshtja e Qengjave”, interpretuar nga Anthony Hopkins.

Kjo frazë u shndërrua shpejt në një slogan të paraqitjeve të zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë dhe ka gjasa të bëhet fjala që do të mbahet mend nga këto zgjedhje padyshim të pazakonta të vitit 2024./Voa

Ishte në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e TikTok-erit të njohur, arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax

Reperi i njohur Noizy (Rigerls Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktori), të cilët ishin në kërkim nga policia e Kosovës. janë arrestuar në Shëngjin.

Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit.

Ditën e djeshme, në një reagim të gjatë Instagram, reperi ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, ndërsa theksoi se nuk është në arrati.

Ai shkruante se i është ngritur një kurth dhe se në bashkëpunim me avokatë po merret me sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon një merimangë? Këto janë shenjat e helmimit

Megjithëse shumica e pickimeve nga merimangat nuk janë të rrezikshme, është e rëndësishme të njihni simptomat dhe pasojat në mënyrë që të mund të reagoni në kohën e duhur.

 

Kafshimet zakonisht ndodhin si rezultat i vetëmbrojtjes së merimangës, shpesh kur një person shtyp pa kujdes një merimangë ose ngatërrohet në rrjetën e saj.

Një pickim merimangë zakonisht duket si një pickim nga insektet e tjera. Fillimisht mund të jetë e padukshme, por disa orë më vonë shfaqen shpesh skuqje dhe ënjtje, së bashku me kruajtje dhe dhimbje.

Në disa raste, kafshimet mund të kalojnë pa simptoma të rëndësishme.

Simptomat e pickimit të merimangës mund të ndryshojnë në varësi të llojit të merimangës dhe reagimit të trupit, por disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

-Skuqje

-Ënjtje

-Dhimbje dhe kruajtje në vendin e pickimit

Ndonjëherë mund të shfaqen edhe ngërçe të muskujve, lodhje, dobësi, ethe dhe djersitje. Në merimangat më helmuese mund të ndodhë nekroza e indeve. Nëse ndodh helmim më serioz, mund të shfaqen skuqje të lëkurës, shtrëngim në gjoks, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke dhe një ndjenjë nxehtësie në shputat e këmbëve. Reagimet ndryshojnë nga personi në person, por më shpesh simptomat janë të lehta dhe të ngjashme me ato të pickimeve të tjera.

Ilaçe natyrale për pickimin e merimangave

Në shumicën e rasteve, pickimi i merimangës nuk kërkon trajtim të specializuar. Edhe me spazma të muskujve, simptomat zakonisht kalojnë shpejt dhe nuk kërkojnë trajtim shtesë. Nëse simptomat shfaqen në shtëpi, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të lehtësuar dhimbjen dhe parehatinë.

Lani zonën e pickimit me ujë dhe sapun, më pas aplikoni një kompresë të ftohtë për të reduktuar dhimbjen. Mbështilleni akullin me një leckë dhe mos e aplikoni direkt në lëkurë. Lëreni kompresën për rreth 10 minuta dhe përsërisni procedurën disa herë.

Një pastë me sodë buke dhe ujë mund të ndihmojë në lehtësimin e kruajtjes dhe vaji esencial i livandës mund të zvogëlojë inflamacionin.

Trafik droge, pastrim parash e tentatë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen për Erzen Breçanin, ish-shefin e krimeve dhe 9 të pandehurve të tjerë! Ja akuzat për grupin e strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-drejtuesin e lartë të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe për 9 të pandehur të tjerë që akuzohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që u godit pas zbërthimit të bisedave në SkyECC.

 

“Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 të akuzuar në këtë fazë të hetimit. “, informon SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij

Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.  Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve.

Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave. Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal.

Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.

Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

A.    Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

B.     Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

C.    Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

D.    Identifikimi  i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal.  Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.

E.    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat  e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e  tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata  kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

F.     Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;

E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

G.    Përkrahja e autorit të krimit;

Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me  objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera,  etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë  në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve:

1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar  nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe  mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Eralbi Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal.

6. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1  të Kodit Penal.

9. Bajram Grabova, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10. Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

11. Erzen Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erlabi Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze, holandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane, ka zhvilluar hetime ndaj disa shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve (kryesisht kokainë) nga vendet e origjinës për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 (njëmbëdhjetë) të akuzuar në këtë fazë të hetimit.

Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.

Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

A.    Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

B.     Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

C.    Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

D.    Identifikimi  i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal.  Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.

E.    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat  e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e  tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata  kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

F.     Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;

E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

G.    Përkrahja e autorit të krimit;

Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me  objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera,  etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë  në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Shpërthimi i bombolës së gazit, lëndohet një 71-vjeçare! Policia: Ja si është gjendja e saj

Një grua ka mbetur e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e saj në katin e dytë të një pallati në Pogradec.

Raportohet se 71-vjeçarja me iniciale E. P., po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shantazhuan 14-vjeçaren me video e foto intime dhe i morën shuma parash, arrestohen dy vëllezërit! Si përdornin rrjetet sociale për të futur në kurth persona të ndryshëm

Policia ka vendosur në pranga dy vëllezër që akuzohet se shantazhonin vajzat me foto e video të tyre intime.

 

Mësohet se të rinjtë 20-vjeçari me iniciale H. M. dhe 18-vjeçari me iniciale J. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale.

Më pas përmes komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohen 2 vëllezër të cilët shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale.

Dokumentohen me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen shuma parash dhe 2 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjtë operacionit u arrestuan shtetasit H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gratë meritojnë të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura

Nga Myzafer Elezi

Ngjarjet tragjike që kanë ndodhur në Qarkun e Vlorës në ditët e fundit, ku dy gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së bashkëshortëve të tyre, janë një tragjedi e rëndë që trondit çdo ndërgjegje njerëzore. Këto raste janë një kujtesë e hidhur e një realiteti të dhimbshëm që shumë gra përballen çdo ditë në Shqipëri.

Këto ngjarje të rënda janë një akuzë e drejtpërdrejtë për dështimin e institucioneve ligjzbatuese në përmbushjen e përgjegjësive të tyre. Nuk është e mjaftueshme që të dënojmë këto akte vetëm pasi ndodhin. Është e nevojshme që strukturat përkatëse të ndërhyjnë paraprakisht për të parandaluar që gratë të mos bëhen viktima të një sistemi që nuk i mbron ato.

Sot, përballemi me një realitet të hidhur ku gratë në Shqipëri vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës dhe frikës, në vend që të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa urgjente për të siguruar mbrojtje reale për gratë që janë në rrezik. Asnjë grua nuk duhet të ndihet e vetme dhe e pambrojtur në shtëpinë e saj.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë dënon me forcë aktet e tmerrshme të dhunës që kanë çuar në humbjen e jetës së dy grave në Qarkun e Vlorës, në vetëm dy ditë. Me qëllim që jeta e asnjë gruaje të jetë e rrezikuar, kërkojmë nga qeveria dhe institucionet përkatëse që:

– të marrin përgjegjësitë e tyre me seriozitetin më të madh dhe të zbatojnë ligjet për mbrojtjen e grave me rigorozitet të plotë;

– të rritet ndërgjegjësimi dhe veprimi ndaj rasteve të dhunës në familje, si dhe të ndërmerren masa të menjëhershme për të mbrojtur gratë që jetojnë nën kërcënim;

– policia dhe organet e drejtësisë të jenë më vigjilente dhe më të përgjegjshme në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke i konsideruar ato si çështje prioritare.

Ky është një moment që kërkon veprim, përgjegjësi dhe llogaridhënie. Koha për justifikime ka kaluar. Tani është koha për të ndërmarrë veprime konkrete dhe të qëndrueshme për të mbrojtur jetën e grave dhe për të parandaluar që këto tragjedi të mos përsëriten kurrë.

Gratë meritojnë të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura.

Kryetari i PD – Demokratët Euroatlantikë, Sabah Sheta, thirrje qytetarëve: Protestoni për të drejtën tuaj!

Te gjithe ankesat qe bejme neper tavolina me njeri tjetrin per bllokimin e Krujes historike dhe turistike duhet te mblidhemi ne proteste ti shprehim me forcen qe na jep ligji!

Kur behemi bashke per te drejtat tona ska pushtet qe na del para!

Bashke atdhetaret tane nga Kosova,Mali Zi e gjithe trevat Shqipfolese duan te vijne ne vendin e Skenderbeut dhe nga ku njihet kombi yne Kruja pa shkuar njehere ne qaf te kasharit e pastaj te kthehen ne Kruje.

85 mij banoret e Krujes kerkojn hyrje dalje ne zonen e Bashkise Kruje asgje me shume!

Proteste dt 08/08/ 2024 diten e enjte
Ne ora 18:00 tek ish rreth rrotullimi Thumanes.