Në prezantimin e tij, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, kërkoi mbështetjen e demokratëve më 14 Maj, duke thënë se fitorja e Adriatik Spahiut do të ndikonte dhe në bashkimin e partisë.
Alibeaj u shpreh se Berisha ka bërë pazare politike me Ilir Metën për të dëmtuar demokratët.
Sipas Alibeajt, Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga drejtësia.
Investime në infrastrukturë, kanalizime dhe ujësjellës. Ky është zotimi i kandidatit të PD-së për Këlcyrën, Adriatik Spahiu
Alibeaj tha se zgjedhjet lokale duhet të shërbejnë dhe si moment reflektimi në PD, që pas 14 Majit të nis riorganizimi i strukturave të saj.
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë mesazhin e tij nga Këlcyra duke thënë se demokratët duhet të reflektojnë duke nisur nga vetja. Alibeaj tha se PD ka qenë nën sulm nga Sali Berisha bashkë me PS që duan ta asgjësojnë.
“Demokratët e fillojnë nga vetja reflektimin, para se të shkojmë tek kundërshtari politikë. Dhe nga vetja e kemi treguar në këtë një vit e gjysmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Prej një viti e gjysmë PD është në agresion. Agresion nga jashtë, të majtët, partia socialiste, Edi Rama, regjimi, i gjithë shteti në fakt i është hedhur në grykë-partisë demokratike për ta asgjësuar”.
“Sepse e di që rreziku më I madh I regjimit të tij është vetëm partia demokratike. E si mos të mjaftonte kjo, jemi ndodhur nën sulm, nën agresion edhe nga brenda vetes. Jemi ndodhur nën agresion nga Sali Berisha. Jemi ndodhur nën agresion edhe nga njeriu që e kemi pasur dy herë president, dy herë kryeministër, e kemi adhuruar si lider historikë, ka përfituar shumë nga PD”, tha Alibeaj.