Pepe ikën nga Reali, firmos me Besiktash

Telenovelës “Pepe” i vjen fundi. Mbrojtësi portugez pasi u largua me parametër zero nga Reali i Madridit ka firmosur me Besiktashin në kampionatin turk. Kontrata e 34-vjeçarit me klubin nga Stambolli do të zgjasë 2 vjet me një pagë 4.5 milionë euro në sezon. Te Besiktashi që merr pjesën në Champions League,  Pepe do të bashkohet me bashkëkombasin e tij Quaresma.
Antoine Griezmann deklaroi se qëndrimi i tij tek Atletico lidhet me faktin se klubi madrilen nuk ka patur mundësi të ndërhyjë në merkato për shkak të pezullimit të FIFA-s. Sulmuesi francez u shpreh se nuk mund ta braktiste skuadrën në këtë moment, ndërsa në përfundim të sezonit mund të largohet në varësi të ofertave që do të vijnë për të.
Celta Vigo njoftoi blerjen nga Fulhami të mesfushorit Jozabed Sanchez Ruiz. Futbollisti spanjoll, i cili gjatë fazës së dytë luajti te klubi galician në formë huazimi firmosi një kontratë 4-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me Celtën deri në vitin 2021.
Malaga e gjen shumë shpejt zëvendësuesin e Sandrio Ramirezit. Klubi analuzian ka rënë dakord me Swansea për huazimin e Borja Baston, me të drejtën e blerjes për 12 milionë euro në fund të sezonit. 24-vjeçari kthehet pas një viti në La Liga, ku është aktivizuar me Eibarin, Zaragozën apo Deportivo La Coruna.
Barcelona pranë akordit me Choco Lozano. Katalanasit janë pranë trasnferimit të sulmuesit 24-vjeçar të Tenerifes. Marrëveshja pritet t’i kushtojë klubit blaugrana 1.3 milionë euro. Lozano në 34 takime të luajtura ka arritur të realizojë 10 gola.
E ardhmja e Jozabed mund të jetë sërish tek Celta Vigo. Kartoni i Jozebed është në pronësi të Fulham. Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për ta transferuar përfundimisht futbollistin në radhët e klubit spanjoll për shumën e 5 milionë eurove.

Exit mobile version