PSG i ve kushte Barcelonës për Verratin

E pamjaftueshme! Kështu e ka cilësuar ofertën e Barcelonës për Verratin klubi i PSG. 100 milionë euro premtoi presidenti Josep Maria Bartomeu për mesfushorin italian, por mesa duket, presidenti Al Khelaifi kërkon të përfitojë sa më shumë nga lojtari që ka një kontratë afatgjatë me klubin parisien. Barcelona ishte e gatshme ta paguante italianin me 10 milionë euro në sezon, 4 më shumë se paga aktuale e tij te francezët, por sipas shtypit spanjoll bisedimet janë bllokuar dhe do të jetë shumë e vështirë që Barcelona të rrisë ofertën.
Javë martesash për Alvaro Morattën. Më 16 qershor, sulmuesi madrilen do t’i thotë “po” në altar të fejuarës italiane, por mund të pranojë edhe martesën me një skuadër të re. Bëhet fjalë për Manchester United. Bomberi është gati të largohet nga Madridi për të luajtur titullar në radhët e “Djajve të Kuq”. Ky operacion do t’i kushtojë klubit të Jose Mourinhos 75 mln euro.

Exit mobile version