Rama injoron BE-në: Nuk do të presim “Venecian”

Rama nuk heq dorë nga hedhja për votim sa më parë i dekretit të Presidentit Ilir Meta i cili ktheu në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor.

Nuk ka vonuar shumë përgjigjjja e kryeministrit Edi Rama për komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!” Shkruan Rama në një postim në Twitter.

Në një twitter të dytë Rama duke e akuzuar presidentin si “ekstremist” thotë se nuk merr dot askënd/

“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.“

Varhelyi i kërkoi maxhorancës të mos e rivotojë Kodin e ri elektoral pa ardhur përgjigjja nga Venecia.

Exit mobile version