Luan me Valencian, por është në pronësi të Manchester City-t, por Eliaquim Mangala ende nuk e ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij. Mbrojtësi francez aktualisht ndihet mirë te skuadra spanjolle dhe siç deklaron edhe vetë lojtari për momentin synon të paraqitet sa më mirë me spanjollët. 26-vjeçari do të vendosë për të ardhmen vetëm me përfundimin e sezonit aktual. Gjithsesi për Mangalan futbollit asnjëherë nuk i dihet dhe gjithçka mund të ndodhë.