Szczesny, e ardhmja në pikëpyetje

E ardhmja e Wojciech Szczesny është gjithmonë e më e paqartë. Portieri i Romës nuk e përjashton një rikthim te Arsenali në fund të sezonit, klub që zotëron kartonin e tij. Në një intervistë të dhënë, polaku deklaroi se Londra është shtëpia e tij, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga verdhekuqtë në muajin qershor. Megjithatë dhe në rast largimi të Szczesny porta e Romës është e sigurtë me Alisson e Skorupski.

Exit mobile version