Tabaku nxjerr fotot nga Inceneratori i Fierit: Kur propagandës i del boja, sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikon pamje nga inceneratori i Fierit, ku denoncon se “sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!”

Në një postim në “Facebook”, deputetja shkruan se “Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare!”

Postimi i plotë:

Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët.

 

 

Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove.

Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare!

Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.

Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal.

Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Nje veper e dhene ne procedure korruptive, tre krimineleve tashme ne kerkim.

Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh.

Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë.

Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve.

Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!

Exit mobile version