SHBA ngre akuza ndaj kartelit meksikan të drogës, çfarë do ndodhë me Kartelin e Tiranës?

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar veprime kundër organizatës kriminale meksikane që njihet is “Karteli Jalisco Nuevo Generacion” shkurtimisht CJNG. Grupi është i përfshirë në një gamë të gjërë krimesh, përfshi trafikun e drogës, torturat dhe vrasjet. Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions tha (të martën) se Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj 15 drejtuesve të lartë të kartelit meksikan.
Siç na njeha materiali i Zërit të Amerikës, akuzat e ngritura janë pjesë e një përpjekje më të gjerë për të mborjtur amerikanët nga krimet që kanë potencialin të përhapen edhe në Shtetet e Bashkuara.
Grupi kriminal është i vendosur në shtetin meksikan Jalisco por ka një rrjet trafikantësh në mbarë vendin si dhe në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Australi dhe Azi.
Kryeprokurori amerikan Jeff Sessions njoftoi vendimin e Departamentit të Drejtësisë.
“Kartelin ‘Nju Halisko’ e konsiderojmë si një ndër pesë organizatat ndërkombëtare më të rrezikshme në botë. Ky kartel po bën një dëm të paimagjinueshëm ndaj popullsisë së vendit.”
Karteli drejtohet nga Nemesio Oseguera Cervantes, që njihet me nofkën El Mencho. Uashingtoni po ofron 10 milion dollarë për të dhëna që çojnë në arrestimin e tij.

“Kemi ngritur akuza ndaj babait dhe djalit që drejtojnë kartelin. Babai që njihet në botën e krimit me emrin El Mencho, është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit si drejtuesi i rrjetit”, sqaroi zoti Sessions.
Kryeprokurori amerikan tha se Departamenti i Drejtësisë ka caktuar pesë ekipe speciale për të vënë në shënjestër organizatat kriminale që paraqesin më shumë rrezik për amerikanët.
“Ato janë MS-13, Karteli Sinaloa, Klani i Gjirit, Hezbollah dhe Karteli Gjenerata e Re Halisko. Karleti që njihet shkurtimisht si CJNG është ndër më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë në të gjithë Meksikën.”
Departamenti i Drejtësisë bashkëpunon me departamente dhe agjenci të tjera rendi në Shtetet e Bashkuara, si dhe me qeveritë e vendeve të tjera.
Kirsten Madison është me Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit.
“Departamenti i Shtetit krijon bashkëpunim ndëkombëtar në mbarë botën dhe ndihmon vendet partnere si Meksika për të forcuar institucionet e tyre për të luftuar më mirë trafikun e drogës.”
Zyrtarët amerikan të zbatimit të ligjit thanë se bashkëpunimi i qeverisë meksikane është thelbësor në luftën kundër krimit të drogës në të dy vendet.
Pyetja që shtrohet është a do të ngrihen akuza edhe ndaj kartelit të drogës në Tiranë. Në fakt Shtetet e Bashkuara po ndjekin deri tani hetimet ndaj Tahirit dhe Shullazit.

Exit mobile version