Nga Alfred Peza
Prej disa ditësh Carlo Bolino ka rinisur një seri sulmesh personale në adresën time, duke u munduar që ti kamuflojë ato, në emër të shqetësimit se unë nuk po e mbroj Partinë Socialiste, aq sa do të donte ai!
Them ka rinisur, sepse gjeneza e sulmeve të tij ndaj Alfred Pezës i ka rrënjët herët. Shumë herët. Këtu e mbi dhjetë vjet më parë e për tu rikthyer sërisht në dy vitet e fundit, kur ai dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi, vunë gjithë bateritë e tyre private dhe mediatike, kundër meje dhe familjes time.
Këto sulme po përsëriten edhe tani, sepse me sa duket, heshtjen dhe injorimin që unë i kam bërë deri më sot, me sa duket i ka marë për dobësi.
Sulmi më i fundit i tij ndaj meje, paska marë shkas nga emisioni i Eni Vasilit në Top Channel, ku unë paskam bërë krimin e rëndë jo vetëm politik, se i paskam bërë si dhuratë Sali Berishës, librin tim ‘Sarah’.
Së pari, sipas filozofisë së Paketës Antishpifje, më duhet të të hedh në gjyq e ti çoj paratë e fituara më pas, në fondin antishpifje për koshptet dhe shkollat e fëmijëve të Shqipërisë. Qoftë edhe sepse ke thënë se unë ‘dhuratën’ ia kam bërë pas emisionit. E vërteta është se kjo gjë ka ndodhur dy orë më herët, përpara fillimit të emisionit. Në prani të publikut, kolegëve, fotografëve dhe kamerave. Kështu që këtu nuk ka asgjë për të fshehur, Carlo meqë e ke shkruar këtë gjë me zellin e dikujt që paska zbuluar sot në shekullin e XXI, sërisht Amerikën.
Së dyti, libri im ka mbi një vit që ka dale në treg, e për rrjedhojë që të qetësohesh ti dhe ca të tjerë si ti, paskam të paktën mbi një vit që nuk paskam komunikuar me ish Kryeministrin dhe ish Kryetarin e PD. Të cilin e kam patur nja 20-30 herë të paktën të ftuar nëpër emisionet e mia, kur isha gazetar televiziv dhe shkëmbehesha me të çdo të enjte në sallën e Parlamentit, për 4 vjet të tjera, si kolegë deputetë.
Së treti, që të qetësohesh fare, fare ti Carlo këtë libër ia kam dhuruar që në ditët e para të publikimit të tij, Edi Ramës në zyrën e Kryeministrit, por edhe Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi sërish në zyrën e tij.
Presidentit të Republikës Ilir Meta, ia dhurova kur më erdhi si një nga lexuesit e shumtë, në stendën e ‘UET Press’, Nëntorin e kaluar në Panairin e Librit, në Tiranë.
Nëse do kaloje edhe ti ose Alba, ose të dy që mos ju ngatërroja si Ylli Rakipi dikur tek Rogneri, të jeni të sigurtë që do ua dhuroja, siç ia kam dhuruar disa politikanëve të tjerë të lartë, të të gjitha kahjeve politike në Shqipëri, por edhe shumë gazetarëve e botuesve.
Gjithësesi, ta rekomandoj që talexosh edhe ti, ndoshta mund të kesh edhe një arësye më tepër se të tjerët për këtë(?!)
E bëj xhestin e dhurimit të librit Carlo, sepse unë vetë ende gëzohem si fëmijë kur më dhurojnë një të tillë, e në këtë mënyrë besoj se përçoj tek të tjerët, të njëjtën ndjesi me atë që përjetoj edhe vetë. Por, me sa duket fëmijëria dhe jeta ime në Shqipëri, është krejt e ndryshme nga jotja në Italinë e Jugut, ndaj nuk ke se si ta kuptosh, ndaj edhe habitesh sot kaq shumë për këtë me sa duket.
E vërteta është se si sulmet e tua të fundit ndaj Alfred Pezës si sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS sot dhe ato ndaj Alfred Pezës si ish deputet në dy vitet e fundit, i kanë rrënjët tek një plagë të vjetër. Me sa duket e pangushëllueshme. Përderisa mëria ka marë përmasat proverbial, sa epike aq edhe qesharake, që zgjat e zgjat, prej 10-12 vjetësh. Për këtë po, e meriton plotësisht me sa kuptohet, që të cilësohesh ‘një shqiptar i mirë’. Sepse kemi njohur shumë perendimorë që erdhën në Shqipërinë post komuniste për të na oksidentalizuar nga pak dhe ikën të orientalizuar, me sukses të plotë.
Le t’ia themi njerëzve të vërtetën e thjeshtë që e dime veç unë e ti. Arësyeja e mërisë tënde, e ka fillesën ndoshta, në themelimin nga ana ime të Televizionit Informativ ‘Ora News’, atëherë kur televizioni që drejtoje ti ‘Neës 24’, ishte siç thoshte Babaramo: ‘CNN’ shqiptar.
E vërteta është se atëherë, të gjithë e mbanin të ndezur televiziorin, veç në atë ekran; Në zyrat e qeverisë, të shtetit, pushtetit, bizneseve private, nëpër lokale e shtëpi. Konkurenca që të bëri ‘Ora Neës’, më sa duket dikujt ja prishi keq këtë pozitë kaq të privilegjuar publike dhe ëndrrën berluskioninane në Shqipëri. Duke bërë që ti ulen aq shumë kuotat e shikueshmërisë por edhe vlera e televizionit në treg, sa u detyrua të shitej. Duhet të jetë dhimbje e madhe për një që dikur ishte ‘like a boss’ në një televizion, e tani është i detyruar që të dalë aty, kur ti bie radha që ta ftojnë, si… një analist i pavarur!
Carlo, e vetmja vështirësi që kam në komunikimin tënd, është se unë nuk di si të të drejtohem në fakt. Të të drejtohem si shqiptar, ti je edhe Italian. Të të drejtohem si koleg, më duhet të pyes njëherë më parë në zyrën e organizimit, nëse e ke marë teserën e anëtarit të Partisë Socialiste meqë këto kohë kemi edhe fushatën e pranimeve të reja në parti. Të të drejtohem si gazetar, me rezulton se je botues e pronar mediash. Të të drejtohem si analist, me rezulton bashkë me Albën, biznesmen. Njeriu i shkretë në këto kushte bëhet lëmsh dhe nuk di se kujt ti drejtohet në fakt: 20 përqindishit si botues, pronar, gazetar e analist. Apo 80 përqindshit tjetër si biznesmen.
Meqë kishe merak një pyetje që unë nuk i paskërkëshëm bërë Berishës gjatë emisionit tek Eni Vasili, i cili është bërë edhe shkaku i rinisjes së luftës së fundit ndaj meje (Alpeneës.al që unë drejtoj paska ribotuar një status të tij në fb, ku përmendej emri yt pas arrestimit të një ish botuesit tënd në Pulia), po të bëj edhe unë një pyetje: A është bashkëshortja juaj Alba Malltezi, ortake në ‘FFM Group’, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe Eva Doçin si dhe një kompani italiane e quajtur ‘Superba S.R.L’ me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore? A është ‘Superba S.R.L’ aksionere edhe në ‘Everest Oil’ e cila ka për administrator ish kandidatin për kryetar Bashkie dhe ish drejtorin e KESH-it të Sali Berishës, Gjergj Bojaxhiun?
Kaq për sot.