Zbulohen fakte shokuese të arrestimit të kuksianëve pasmesnate në shtrat

Pamjet në një video ku shihet arrestimi në shtëpi i Xhevahir dhe Latif Herenit, dy kuksianëve të cilët protestuan më 31 mars kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, janë shokuese dhe tmerruese.
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në studion e Fax News publikoi videon ku tregohet arrestimi pas mesnate i disa protestuesve kuksianë për ngjarjen në Rrugën e Kombit. Ai tha se kjo është video më e rëndësishme e të gjithë ngjarjes pasi tregon të vërtetën e të gjithë procesit që u zhvillua gjatë ditëve në vazhdim.29983017 2070629949891546 645116546444349645 o
Avokati Goxhaj udhëtoi pak ditë më parë në Kukës, në shtëpinë e dy prej të ndaluarve të dyshuar si shkatërrues të traut të Rrugës së Kombit, Latif Herenit.
Kemi të bëjmë me një ndërhyrje në orën 2 e 45 të mëngjesit që quhet dhunim banese. Kjo dhunë është gjysma më e dobët e të keqes. Gjysma më e madhe e të keqes është falsifikimi i orës së arrestimit dhe Gjykata duke qenë e qartë, e ka miratuar këtë falsifikim”, tha Goxhaj.
Goxhaj u shpreh se kryeprokurorja, ministri i Brendshëm dhe kryemnistër që deklaruan njëkohësisht se përgjegjësit do përballeshin me drejtësinë, janë tre institucione që s’kanë lidhje të drejtpërdrejta me hetimin.

“Policia që u ka shkuar në shtëpi nuk kishte asnjë shenjë dalluese se kush ishin këta njerëz që po arrestojnë, asnjë numër. Dhe në shkelje të ligjit sepse ndalohet shkuarja në shtëpi nga ora 8 e darkës deri në 7 të mëngjesit, përveç se në raste flagrance me vendim gjykate.
Kanë shkuar vetëm me një listë nga spiunë të qytetit. Ky është spiun i kohës së Sigurimit të Shtetit që bënte këtë punë, e kanë identifikuar vetë qytetarët e Kukësit”, tha Goxhaj.
Avokati ka theksuar se videoja që ai ka publikuar rrëzon të gjithë Reformën në Drejtësi. “Kjo video tregon që vendimi për protestuesit është falsifikuar me dijeni të plotë nga Gjykata”, theksoi Altin Goxhaj.
“U bëj thirrje SHÇB në Minsitri të Brendshme të shkojnë në Kukës të marrin kopjen e videos nga serveri i sistemit që të mos fshihet në krye të 15 ditëve. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka për detyrë të mos lejojë shkatërimin e provave të shkeljes së ligjit nga punonjësit të ligjit”, tha ai.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me pamjet dhe videot e publikuara në Fax News nga avokati Altin Goxhaj në lidhje me arrestimet e protestuesve kuksianë në mëngjesin mës datës 31 mars dhe 1 prill. Vasili shkruan në Facebook se, Prokuroria është nën akuzë për shkelje të ligjit dhe për rrëmbimin e qytetarëve natën si dhe për falsifikimin e dokumentave.

Exit mobile version