Shpërthen revolta para Kryeministrisë!

Ndërkohë që lideri i opozitës, Luzim Basha e ka përfunduar fjalën e tij përpara protestuesve të shumtë përpara kryeministrisë, protestuesit i janë drejtuar shehit Skënderbej. Tashmë ata po kalojnë para Kryeministrisë duke shëpërthyer në revoltë kundër Ramës dhe qeverisë së tij.
Mesazhi i protestuesve është i qartë, ata kërkojnë për vendin vetëm një rrugë, atë të demokracive perëndimore më të konsoliduara.
Në protestën përballë Kryeministrisë është kërkuar largimi i Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Menjëherë pasi Basha mbaroi fjalimin e tij dhe thirri protestuesit drejt një marshimi deri në sheshin “Skënderbej”, një grup protestuesit përpara Kryeministrisë janë përplasur me kordonin e policisë.
Qytetarët të revoltuar kanë hedhur tymuese dhe kanë tentuar të kalojnë për tek Kryeministria.
Eshtë dashur ndërhyrja e deputetëve të PD-së që përplasja të mos vazhdojë. Kreu i FRPD u ka bërë thirrje protestuesve që të vazhdojnë udhëtimin drejt sheshit “Skënderbej”.
Forcat e shumta të policisë kanë mbëjtur nën kontroll situatën, edhe pse protesuesit nuk e kanë fshehur indinjatën e tyre.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur gjatë fjalës së tij se,”nuk jemi këtu për pushtet, por për të qëndruar përballë një qeverie antieuropiane”.

1111 1

Exit mobile version