Skandal! PS, lista të fshehta për militantët për legalizimin e shtëpive

Ish-Kryeministri Berisha publikoi dje një mesazh të kryetarit të PS Kamëz, Ramadan Cani, i cili i është drejtuar kryetarëve të organizatave që të dorëzojnë listat e anëtarëve të PS-së për legalizimin e shtëpive. “Ky është legalizimi i Edvin Kristaq Ramës! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe formularin e përgatitur nga kreu i PS dërguar organizatave të partisë për t’u plotësuar nga anëtarët e saj në mënyrë që të përfitojnë legalizimin e shtëpive. Cani iu kërkon të sjellin sa më shpejt listat me emrat e anëtarëve të partisë që duan të bëjnë legalizimin e shtëpive. Afati i fundit është 22 tetori, ndërkohë që Cani kërkon që listat të kenë në fund nënshkrimin e krerëve të organizatave.
Ja çfarë shkruhet në formularin që kreu i PS të Kamzës u ka shpërndarë kryetarëve të organizatave.
“Të gjithë kryetarëve të organizatave.
Deri të premten më datë 22.10.2016 do të bini listat e anëtarëve të partisë që duan të bëjnë legalizimin e shtëpive.
Detyrimisht duhen këto të dhëna:
1. Emri, Atësia, Mbiemri.
2. Numri i telefonit.
3. Lagjia ku banon secili.
4. Nënshkrimi i çdo kryetari në fund të listës.
Këto dokumente të dorëzohen tek selia e PS në rrugën e Laknasit 100 nga rrotullimi i Kamzës.
Me respekt kryetari i PS, Ramadan Cani”.

Exit mobile version