Pas denoncimit të bërë nga Zëri i Amerikës lidhur me përgjimet që zbulojnë përfshirjen e bandave kriminale në blerjen e votave në Durrës dhe në rrethe të tjera të vendit, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Deputeti i kësaj partie, Edi Paloka me anë të një postimi në Facebook shkruan se “Kazani” e plasi bombën e radhës.
Sipas tij, qeveria e Ramës është ilegjitime dhe se ka ardhur koha që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe njëherë të vërtetat si dikur nga Zëri i Amerikës.
Statusi i plotë i Palokës:
“Kazani” e plasi dhe bomben e rradhes.
Qeveria Rama eshte ilegjitime.
Erdhi koha dhe nje here si nje here qe shqiptaret ti degjojne te vertetat nga ZERI I AMERIKES