“The Guardian”: Shqipëria në vendet me risk më të lartë në pagimin e borxhit

“The Guardian” ka publikuar një tabelë se si agjencitë e vlerësimit Fitch, Moody’s dhe S&P rendisin secilin vend, përfshirë Shqipërinë dhe shtete të tjera të rajonit.
Aktualisht S&P dhe Moodys e kanë vlerësuar Shqipërinë me B1. Ky klasifikim e vendos Shqipërinë në vendet me risk të lartë të pagimit të borxhit. Të dyja agjencitë, S&P dhe Moody’s, tregojnë për një perspektivë të qëndrushme.
Në fakt të gjithë vendet e rajonit janë në zonën e kuqe, ku disa renditen më mirë dhe disa më keq nga Shqipëria. Maqedonia vlerësohet me BB nga S&P dhe BB+ nga Fitch, me perspektivë stabël nga të dyja.
Bosnja vlerësohet B nga S&P dhe B3 nga Moody’s, me perspektivë stabël. Mali i Zi ka vlerësimin BB- nga S&P dhe Ba3 nga Moodys, perspektiva stabël.
Serbia vlerësohet me BB-, me perspektivë negative.

Pritshmëritë në Europë

Ekonomistët kanë parashikuar se si Mbretëria e Bashkuar do të humbte renditjen e lakmuar të kredive AAA këtë vit.
Phillip Inman ka diçka më tepër për të shtuar në lidhje me këtë ngjarje, ku ai shkruan:
“Shumë ekonomistë parashikojnë të paktën një nga tri agjensitë kryesorë të klasifikimit të kredive, Moody’s, Fitch dhe S&P, që kanë shpallur Mbretërinë e Bashkuar si një vend me risk të lartë të huadhënies në përgjigje të masave shtrënguese që do të zgjasin për tetë vite, duke filluar që në 2018.
Vitin e fundit, Anglisë i ishin përcjellë paralajmërimet nga Fitch kur perspektiva e klasifikimit të kredive dukej negative, duke u bërë agjencia e dytë që vendoste renditjen e riskut AAA pas Moody’s që pati bërë të njëjtën lëvizje”.
Në të njëjtën kohë të ndryshimit të perspektivës së Anglisë në negative, Moody’s bëri një seri rregullimesh që përfshinte uljen në renditje të vendeve si Italia, Malta, Portugalia, Slloveni, Sllovaki dhe Spanjë.
Vetëm disa ditë më parë, Moody’s dha vlerësimin negativ në obligacionet qeveritare të Qipros, duke i ulur ato në renditje nga BA3 në B3. Klasifikimet e agjencive kanë cilësuar se dobësitë dhe brishtësitë e bankave janë faktori kryesor i këtij vendimi, duke thënë:
“Në mënyrë që të mbajnë kapitalet e bankave vendase në nivelet e duhura, qeveria qipriote me shumë gjasa do t’i duhet t’i mbështesë financiarisht bankat vendase në mënyrë që bankat vendase të mos kërcënojnë qëndrueshmërinë e barrës së borxhit të qeverisë.
Por, cilat janë agjencitë e klasifikimit? Tre agjencitë më të mëdha janë Fitch, Moody’s dhe Standard&Poors. Ajo çka këto kompani bëjnë është vlerësimi i aftësisë së huamarrësve për të paguar borxhet dhe i ndihmon ato për të treguar borxhin në tregjet dytësore.
Kjo do të thotë për tregtimin e kontratave të borxhit siç janë bonot e thesarit, pasi janë emetuar, agjencitë e klasifikimit ndihmojnë për të vendosur një çmim të drejtë. Agjencitë e klasifikimit janë fajësuar shpeshherë për acarimet e tregut në kohë krizash financiare. Ata u sulmuan gjerësisht për dështimin në paralajmërimin e rrezikut për letra me vlerë të caktuara, veçanërisht për letrat me vlerë të mbështetura në peng.
Humbja e renditjes apo ulja në klasifikim mund të jetë fatale në aftësinë e shteteve për të marrë borxh në treg.
Falë tri agjencive më të mëdha, mund t’ju sjellim renditjen e shteteve në mbarë botën sot. Për shkak të qasjeve të ndryshme të tyre, janë ndarë në kolona të ndryshme vlerësimi i secilës agjenci.

Biznesi i kërkon qeverisë dëmshpërblim për gabimet

Përfaqësitë e biznesit vendas kanë hartuar një listë me 12 kërkesa drejtuar autoriteteve tatimore me qëllim përmirësimin e situatës fiskale, rritjen e konkurrueshëmrisë dhe performimin më të mirë të ekonomisë.
Për herë të parë është marrë një iniciativë për të formalizuar Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të sipërmarrjes. Në fokus të këtij forumi janë vënë procedurat tatimore, e më pas do të vijohet me propozimet për Paketën e re Fiskale dhe projektligje të tjera. Në fjalën e tij, kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi, deklaroi rëndësinë që ka dailogu me Ministrinë e Financave dhe ngritja e një fryme të re bashkëpunimi.
Ndërsa kryetarja e Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Inec Muçostepa tha se qeveria duhet të marrë parasysh propozimet dhe sygjerimet që vijnë nga biznesi:
Ja 12 kërkesat e biznesit:
1. Të krijohet Ombudsmani i sipërmarrjes i propozuar nga komuniteti i biznesit;
2. Të riformatohet Bordi i Apelimit, i cili do të ketë pjesëmarrje me rreth 50% anëtarë të propozuar nga sipërmarrja;
3. Kërkohet që mënyra e komunikimit të Administratës Tatimore të vazhdojë të jetë nëpërmjet postës, duke marrë për bazë datën e dorëzimit të njoftimeve nga kjo e fundit;
4. Kërkohet që kalimi i shoqërive në regjistrin pasiv në rast se ato nuk kanë më aktivitet të bëhet në mënyrë automatike, por ndryshimi është se nga momenti i kalimit pasiv nuk duhet të paguajnë gjoba dhe interesa pa iu shmangur detyrimit tatimor të gjeneruara deri në marrjen e këtij statusi;
5. Kërkohet që të ndryshojë afati i rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak për rikontroll;
6. Kërkohet që pagesa e detyrimit tatimor në rast apelimi të shtyhet deri në përfundim të apelimit dhe marrjes së vendimit të formës së prerë;
7. Kërkohet ulja e gjobave për mosdeklarim;
8. Kërkohet vendosja e sanksione për punonjësit e Administratës Tatimore, të cilët marrin vendime të gabuara me ose pa dashje, të cilat çojnë në krijimin e dëmit ekonomik tek sipërmarrja. Nëse kjo provohet, punonjësi/t e organeve tatimore gjobiten me dëmshpërblim deri në 30% e vlerës se dëmit të shkaktuar.
9. Kërkohet që në rastin e pagesës së detyrimeve tatimore me këste sipas një marrëveshje, të procedohet si me poshtë:
o Parapagim në masën 10% dhe jo 30%;
o Mos aplikim i gjobave dhe kamatave, por vetëm të një interesi sipas normës bazë të interesit sipas BSH;
o Shtrirja e pagesave jo më pak se 1 vit dhe jo më shumë se 2 vjet;
10. Kërkohet konsultim paraprak dhe përgjatë procesit të miratimit për çdo ligj, VKM dhe udhëzim, të cilat prekin interesat e sipërmarrjes (çështjet e ATA-s dhe Shoqatës së Transporteve)
11. Kërkohet që për faturat tatimore të lëshuara nga subjektet private, që nuk sjellin efekte financiare për DPT dhe që janë vetëm gabime teknike, që penalizohen gjoba me 10% të faturës, por jo më shumë se 1,000 lekë.
12. Kërkohet që gjobitja e biznesit të vogël të bëhet me disa faza:
o Njoftim këshillimi
o Më pas përshkallëzim gjobe në proporcion me shkeljen;
o Moslëshimi i kuponit tatimor të jetë 5,000 lekë (biznesi madh 10,000 lekë)
o Kontrolli i befasishëm me distancë 90 ditë përveç rasteve të shkeljeve flagrante;

Sipërmarrjet kërkojnë avokatin e biznesit

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po e shohin si domosdoshmëri krijimin e “Business Ombudsman”- ose “Avokati i Biznesit”. Kërkesa për krijimin e këtij institucioni është parashtruar para Këshillit të Investimeve, në një nga mbledhjet e fundit.
Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka parashtruar një propozim konkret në lidhje me ngritjen e institucionit të Ombudsman për Biznesin. Jaka propozoi që ky institucion të propozohet nga komuniteti i biznesit (dhomat e tregtisë) dhe të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet një ligji të veçantë. Gjithashtu, Jaka ka argumentuar se shumica e bizneseve nuk janë plotësisht në dijeni të të drejtave të tyre, si të mbrohen kundër institucioneve dhe administratës publike.
Juraj Strasser nga BERZH, prezantoi idenë konceptuale të BERZH-it për ngritjen në Shqipëri të institucionit të Ombudsman të Biznesit, i cili është diskutuar tashmë edhe me qeverinë shqiptare dhe Bankën Botërore. Qëllimi i Avokatit të Biznesit si një institucion i pavarur, do të jetë të rishikojë çështje individuale për t’u investiguar dhe trajtuar si edhe të ofrojë rekomandime mbi ndryshime sistematike.
Biznesi, sidomos investitorët e huaj janë në shqetësuar veçanërisht në lidhje me zbatueshmërinë e kontratave si një nga treguesit më problematikë edhe në treguesit e klimës së biznesit të Bankës Botërore.
Sakaq, ekspertët e Bankës Botërore kanë shprehur gatishmërinë për të asistuar ministrin e Drejtësisë në lidhje me këtë. Një tjetër aspekt që BB është duke punuar ka lidhje me ankimimin ndërkombëtar pranë Gjykatave të Arbitrazhit. Shqipëria ka numrin më të madh të ankimeve, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, nga investitorë të huaj gjë që e cila po i shkakton një kosto të lartë shtetit dhe investitorëve si edhe ndikon në perceptimin e investitorëve të huaj mbi klimën e investimeve në vend.

Exit mobile version