Tirana, Elbasani dhe Korça qytetet më të ndotura

Niveli i ndotjes së ajrit në të gjithë Shqipërinë është ulur krahasuar me një vit më pare.
Të dhënat janë bërë publike në Agjencia Kombëtare e Mjedisit e cila ka kryer një monitorim për periudhën janar qershor të këtij viti duke u fokusuar në disa qytete kryesoresi si Tiranë, Elbasan,  Durres, Shkoder, Vlore dhe Korçe. Monitorimi i kryer nga AKM ka për qëllim përcaktimin e faktoreve ndotes të ajrit dhe ndikimin e tyre ne mjedis.
Bazuar në të dhënat e monitoruara  te  cilësisë së ajrit urban rezulton se  cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shumë të mirë krahasuar me normat e përcaktuara nga Bashkimi Europian. Nga gjashtë qytetet e monitoruara rezulton se tre prej tyre kanë nivelin më të lartë të ndotjes e përkatësisht Tirana  Elbasani dhe Korca.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjeisit faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit janë pluhurat, trafiku i rënduar i makinave si dhe djegia e druve sidomos gjatë stinës së dimrit, në veçanti në qytetin e Korçës në periudhen Janar-Shkurt.
Megjithatë sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në zonat e monituruara në këto qytete nuk ka tejkalim të vlerës limite vjetore por vlerë të përafërt me vlerën limite vjetorë të BE,raporton Ora.
Tirana e cila ka nivelin më të lartë të ndotjes krahasuar me Elbasanin dhe Korcën është monitoruar në disa zona e përkatësisht: Liqeni artificial i Tiranës, zona pranë shkollës së bashkuar, zona rreth urës së Tabakëve si dhe ajo rrugës së Elbasanit. Nga këto zona të monitoruara rezulton sipas AKM se zona rreth urës së Tabakëve si dhe ajo rrugës së Elbasanit kanë nivelin më të lartë të ndotjes duke theksuar se në asnjë nga këto stacione nuk ka tejkalim te vleres limite vjetore por te perafert normat e përcaktuara nga BE.

Exit mobile version