Manchester United nuk heq dorë nga Ivan Perisiç. Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, e kanë rritur në 45 milionë ofertën për sulmuesin kroat, por sërish Interi reziston. Klubi italian i ka vënë një çmim 55 milionë euro futbollistit dhe nuk ka ndërmend të lëshojë, nëse skuadrat e interesuara për Perisiç nuk e paguajnë të plotë këtë shumë.
Pas blerjes së Alexandre Lacazzette për 60 milionë euro, Arsenali kërkon të bëjë një tjetër goditje nga futbolli francez. Arsen Wenger kërkon me insistim Lemar nga Monaco, për të cilin e ka rritur ofertën nga 30 në 40 milionë paund. Talenti 21-vjeçar është aktivizuar në 34 ndeshje në sezonin e fundit me Monacon, duke shënuar 9 gola.
Wast Ham vazhdon negociatat për të kthyer në Premier League, Chcicharito Hernandezin. Sulmuesi meksikan, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusenit, dëshiron të luajë në futbollin angez, ku u bë i njohur në radhët e Manchester United. Bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë dhe tashmë pritet vetëm të bëhet oferta zyrtare e West Ham-it.