Urdhëri i Ramës! Arrestohet dëshmitari i audio-përgjimit të Agron Xhafajt

Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, i njohur si ‘dëshmitari X’ në audio-përgjimin e Agron Xhafajt për trafikun e drogës, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më është larguar nga Shqipëria për t’u strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se ‘Dëshmitari X’ ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa është arrestuar bashkë me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat këtë muaj, sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët, kreu demokrat, Lulzim Basha, zbuloi emrin e dëshmitarit X, aq shumë të përfolur muajin e fundit.
Arrestimi i dëshmitarit X është bërë pas presionit të Ramës. Me urdhër të Ramës janë manipuluar provat nga Prokuroria. Para pak ditësh Prokuroria e Tiranës dërgoi në Itali për ekspertizë zërin e një qytetari tjetër dhe jo të Agrion Xhafajt.

Exit mobile version