kushëriri i deputetit socialist, Jurgist Çyrbja, i arrestuar nga Policia për vjedhje banesash, pritet të lirohet nga burgu pas ndërhyrjeve të dputetit të PS. Denoncimi është bërë nga një qytetar I cili I është drejtuar me një mesazh ish-kryeministrit Berisha.
“Narkoshteti kontrollon drejtësinë”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Ish-kryeministri Berisha shkruan se qytetaret flasin me emra për rastin kur kushëriri i deputetit socialist, Jurgist Çyrbja, i arrestuar nga Policia për vjedhje banesash, pritet të lirohet falë ndikimit të kushurit të tij deputet.
Ja mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje Doktor. Po ju bëj me dije se është arrestuar Edmond Çyrbja, çuni i xhaxhait i Jurgist Çyrbjes, që është deputet i PS.
Edmond Çyrbja është arrestuar për grabitje shtëpish dhe po bëjnë çmos ta nxjerrin se nesër bën 72 orë nga arrestimi i tij dhe po e mbajnë fshehur si lajm ngaqë është çuni i xhaxhait të deputetit nuk shkruan asnjë gazetë apo tv.
Ju lutem bëni verifikimet dhe bëjeni publik këtë rast, anonim kuptohet”.