Viti i ri 2017 do të nisë me koncesionin e lojrave të fatit

Pas koncesioneve të shumëdebatuara të Ministrisë së Shëndetësisë janë lojërat e fatit ato që do të bëhen pjesë e së njëjtës procedurë. Ministria e Financave ka çelur procedurat e tenderit për kompaninë e cila do të merret me mbikëqyrjen online të lojërave të fatit dhe pritet që ofertat të përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm e më pas do të bëhet përzgjedhja nga specialistët e ministrisë.
Koncesioni do të jepet për 30 vjet dhe ka një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga ana e kompanive që do të konkurrojnë. Ato nuk duhet të jenë në proces falimentimi, nuk duhet të kenë menaxherë të dënuar më parë dhe të mos kenë detyrime tatimore të pashlyera ndaj shtetit. Për sa i përket tarifës që do të paguhet nga kompania që do të marrë koncesionin, ajo pritet të miratohet në vijim nga Këshilli i Ministrave.
Ngritja e Sistemit Qendror për monitorimin on line të lojrave të fatit në vend do t’i besohet një operatori privat. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së operatorit që do të ndërtojë sistemin qendror të monitorimit on line (SQMO) dhe të autoritetit përgjegjës për zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes”.
Sipas vendimit në fjalë, operatori, që ndërton këtë sistem, kryen edhe procesin e shfrytëzimit e të mirëmbajtjes së tij duke garantuar procesin e monitorimit on-line të të dhënave që do të përdoren nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF). Operatori merr vlerën e investimit nga tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licensuara të lojrave të fatit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e sistemit.
Operatori ka si detyrim të garantojë mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e sistemit nga çdo defekt në Sistemin Qendror të Monitorimit On-line. Ndërkaq vendimi citon se Ministria e Financave është autoriteti publik, që shpall hapjen e garës për përzgjedhjen e operatorit që do të ndërtojë sistemin, e cila e shpall atë jo më vonë se 45 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Po ashtu, Ministria e Financave miraton kriteret e vlerësimit të garës, dokumentet standarde të procedurës konkurruese, strukturën e Komisionit të Ngritjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line të lojërave të fatit. Në dokumentet standarde të procedurës konkurruese jepet informacion që ka lidhje me objektin dhe llojin e procedurës konkurruese, përfshirë informacione të përgjithshme dhe specifike.
Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit përmban vlerën fikse për çdo pajisje/lojë fati për mirëmbajtjen e sistemit si dhe vlerën në përqindje mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit për shlyerjen e investimit dhe për ngritjen e përditësimin e sistemit SQMO.  Formula, e cila do të shërbejë për llogaritjen e tarifës, do të jetë pjesë e dokumenteve standarde të tenderit.

Tenderi i koncesionit te bixhozit do të realizohet me 12 janar

Mbikëqyrja “online” e industrisë së kumarit do të kryhet nga një kompani private. Ministria e Financave ka çelur procedurat e tenderit dhe afati për dorëzimin e dosjes është deri në 12 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit, data përfundimtare e dorëzimit të ofertave do të jetë 12 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa afati i kontratës është 30 vite. Më parë, qeveria ka përcaktuar edhe kriteret për kompanitë që lejohen të marrin pjesë në tender. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shoqëritë që kërkojnë të marrin këtë shërbim duhet të plotësojnë disa kushte, si të mos jenë në proces falimentimi dhe ndaj kapitaleve të tyre të mos ketë proces ekzekutimi përmbarimor. Paralelisht, administratori i kompanisë fituese duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat dhe nuk duhet të ketë detyrime tatimore të pashlyera. Në njoftim, Ministria e Financave ka bërë publike edhe kriteret se si do të zgjidhet kompania fituese. Sipas tyre, 30 për qind e pikëve do të varen nga kriteret profesionale, 40 për qind nga kriteret teknike dhe 30 për qind të tjera lidhen me ofertën financiare. Qeveria thotë se përmes kalimit tek privati të këtij shërbimi, ajo synon të realizojë një kontroll më të fortë të qarkullimit të parave në industrinë e bixhozit, me qëllim vjeljen e taksave dhe shmangien e evazionit fiskal.
Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit përmban vlerën fikse për çdo pajisje/lojë fati për mirëmbajtjen e sistemit, si dhe vlerën në përqindje mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit për shlyerjen e investimit dhe për ngritjen e përditësimin e sistemit SQMO. Formula, e cila do të shërbejë për llogaritjen e tarifës, do të jetë pjesë e dokumenteve standarde të tenderit.
3. Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit, e propozuar nga subjekti i shpallur fitues, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kriteret administrativo-ligjore që duhet të përmbushë çdo kandidat/ofertues për t’u kualifikuar në procedurat e vlerësimit janë si më poshtë vijon: të mos jetë në proces falimentimi dhe kapitalet e tij të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit. Të mos jetë subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe të mos ketë një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose të mos ketë një marrëveshje me kreditorët, ose ndonjë procedurë tjetër të ngjashme. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale. Të ketë përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës. Kandidati/ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentet e sipërpërmendura nuk i lëshohen në shtetin e origjinës, atëherë kandidati/ ofertuesi lejohet t’i paraqesë ato në formën e deklaratave me shkrim, nën përgjegjësinë e tij të plotë. Çdo e dhënë e deklaruar dhe që rezulton e rreme përbën një kusht të mjaftueshëm për të skualifikuar aplikantin.

Enton DACI

Exit mobile version