Sidi Hasanaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Sali Berishës për të cilin tha se ka bashkëpunuar me anëtarë të Bajrajve në 6 mars 2022 për të fituar vota. Hasanaj nënvizoi se ka foto të njerëzve të afërt të Berishës edhe me një eksponent të lojërave të fatit.
“E kam sfidë personale për të gjithë partinë e Rithemelimit. Berisha me bandat e Shkodrës a ka bashkëpunuar? Në 6 mars të 2022 kur u përball me zgjedhjet e pjesshme a ka bashkëpunuar me bandën e Bajrajve? Nuk flas në emrin personal timin. Po nëse dalin nesër në fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha, janë eksponentë të afërt të Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë. Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në një krah ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së Patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet. Nuk është politikan ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar e kuptuam. Tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”, tha ai.