Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë e Rithemelimit, Adriana Kalaja ka paditur drejtorin e përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksit në vitet 1992-1994, për fyerje dhe shpifje.
Kalaja i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, me një padi ndaj drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, padi të cilën e ka postuar dhe në rrjete sociale.
Statusi i plotë i Adriana Kalasë:
Nuk ka gjë më me vlerë se lufta për dinjitet dhe integritet moral…
Sot e mbylla muajin mbarë, duke depozituar pranë Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës, kërkesën penale me të akuzuar:
1. Endi Aleksandër Meksi,
2. Irdi Luan Zhegu ( Preza),
Për veprat penale të “fyerjes” dhe “shpifjes.
Kam dëshmuar prej shumë kohësh se:
Së pari, gjerat i çoj deri në fund.
Së dyti, nuk bëj pjesë te ata që kur i qëllojnë me pëllëmbë, kthejnë faqen tjetër.
Së treti, me mua e ke “në lule të ballit”, si duket dhe prej përvojës si qitëse.
Po kështu, kam dëshmuar se unë nuk pajtohem me opozitën fake dhe faktin se ndërkohë që këta për përfitime personale na godasin ne që nuk kemi përfituar 1 lekë nga paratë publike, edhe për ketë paguhen nga paratë tona ose publike, bëjnë biznes me pushtetin.
Në këto, kush kishte dëshirë të më njihte më mirë, e rekomandoj të pyesi sponsorin dhe banditin Erion Veliaj, e cili ka 6 vjet që nuk i’a del dot me mua dhe Qendrestarët e Teatrit, megjithëse ka shumë Zvarranikë dhe Sude që i shërbejnë.
Gjithsesi, si zemër mirë që jam po i jap mundësinë të më njohin më mirë në Gjykatë dhe së shpejti në SPAK.
I ftoj të gjithë që ka dyshimin më të vogël ndaj meje të nxjerrin një provë që unë nga viti 1990 kam fituar një lekë nga paratë publike, përveç rrogës, jap dorëheqjen nga aktivizmi dhe politika.
Unë ja dal deri në fund.