Banorët në protestë kundër Tec-it në Roskovec: Po na helmojmë, kjo është tokë buke

Dhjetëra banorë të fshatrave Suk1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum të Roskovec janë ngritur mesditën e sotme në një protestë kundër ndërtimit të Termocentralit të ri me kapacitet 170 MW, të miratuar tashmë nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë Belinda Balluku.

Ata kanë pohuar të indinjuar se ndërtimi i impiantit që do të prodhojë energji gazi do të sjellë dëme të paimagjinueshme për mjedisin, shëndetin e popullatës së zonës dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera.

“KËTA PO NA HELMOJNË DITA DITËS NDAJ JEMI MBLEDHUR KËTU PËR TI THËNË STOP SE KJO NUK ËSHTË ASPAK E MIRË PËR ZONËN SEPSE ËSHTË E BANUESHME DHE DO DËMTOJË GJITHÇKA.

VENDIMI ËSHTË MARRË POR NE DO NA KENË KËTU GJITHMONË SEPSE KRIJON SHUMË GAZRA DHE KJO ËSHTË E DËMSHME SI PËR SHËNDETIN ASHTU EDHE PËR MJEDISIN. DUHET TA TËRHEQIN SËRISH PAS KËTË VENDIM SEPSE PO NA VËNË NË RREZIK JETËN.

KJO ËSHTË ZONË BLEGTORALE DHE BUJQËSORE, TOKË QË PRODHON PËR ZONËN TONË, BALLKANIN DHE VENDET E BE, PRA ËSHTË TOKË BUKE NUK MUNDET TË VIJOHET ME KËTË PROJEKT.”

Banorët kanë apeluar njëzëri të parandalohet ndërtimi i këtij Teci që sipas tyre do të shkaktonte helmim të përmasave të mëdha për gjithë zonën.

Exit mobile version