Gentian Gaba: Pavarësisht makutërisë së Veliajt, Rama ngelet përgjegjësi kryesor

Nga Gentian Gaba

Tani që po shkojmë drejt epilogut të historisë së Veliajt, sado i pistë, i pandershëm, makut, dhe i shëmtuar të ketë qenë ai në organizimin e skemës 10 vjeçare me të cilën po merr në qafë dhe veten, Edi Rama mbetet përgjegjësi kryesor për degradimin e paimagjinueshëm të paligjshmërisë nën hundën e tij. Në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, më pak se 500 metra nga zyra e tij, janë kryer abuzime për të cilat ai duhet të mbajë përgjegjësi, sepse ose i ka bërë bashkë me Veliajn ose, edhe pse i paralajmëruar nga denoncimet e panumërta, nuk ka qenë i aftë t’i ndalojë.

Si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin, ai duhet të shporret sepse e la me apo pa vetëdije kryeqytetin e shqiptarëve në duart e një kleptokrati.

Exit mobile version