Bashkëshortja e Bashar al-Assad në gjendje të rënduar shëndetësore, mjekët i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Telegraph: Asma po mbahet në izolim për të..

Media prestigjoze britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull që i dedikohet bashkëshortes së ish-presidentit sirian, Asma al-Assad, gjendja shëndetësore e të cilës është përkeqësuar për shkak të leuçemisë.

asma 1

Mjekët i kanë dhënë asaj shanset 50/50 për të mbijetuar. Asma al-Assad ndodhet aktualisht në Moskë, ku ka marrë azil politik bashkë me të shoqin dhe familjen e saj, pas rrëzimit të regjimit të Bshara al Assad në Siri.

Asma al-Assad së bashku me familjen e saj në Siri

Por Asma së fundmi ka kërkuar bashkë me divorcin nga i shoqi, të largohet nga Moska dhe të strehohet në Londër për mjekim më të specializuar.

The Telegraph referuar burimeve pranë Asmës raporton se gruaja e diktatorit sirian po mbahet larg të tjerëve në kushte izolimi për të parandaluar infeksionin.

Presidenca e Sirisë njoftoi në maj të këtij viti se zonja e parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leuçemi mieloide akute, një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, thuhet se ka bërë kërkesë për divorc dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.

Ajo ka paraqitur dy kërkesa në një gjykatë ruse. Njëra kërkesë është për divorc, dhe së dyti, kërkon leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Burime pranë çiftit zbuluan se Asma al-Assad, e cila ka punuar si bankiere investimesh në Londër përpara martesës së saj me Basharin, është e “etur” të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për kujdesin e duhur mjekësor.

Exit mobile version