Interi sërish “Jo” Man. United për Perisiç

Inter refuzon sërish Man. United. Në dyert e zikaltërve janë paraqitur edhe një herë tjetër përfaqësues të klubit anglez, ku kanë ofruar 45 milionë euro plus bonuse për Ivan Perisiç. Njësoj si herën e parë dhe këtë herë, përgjigjja nga ana e Interit ka qenë refuzuese. Drejtuesit e skuadrës janë të gatshëm ta lënë të lirë kroatin, vetëm në raste se oferta në drejtim të tij është jo më pak se 55 milionë euro dhe një gjë të tillë zikaltërit e kanë bërë të qartë me kohë.
Në radhët e Interit tashmë ka një lloj qetësie përsa i përket largimit të futbollistëve, pasi arritën të vinin në vijë çështjen e fair play financiar, ata nuk janë më të detyruar të shesin lojtarë për të rregulluar bilancin e ekipit. Shuma që ata kërkojnë për Perisiç bëhet në mënyrë që nëse një gjë e tillë arrihet të mund të realizohet një goditje e madhe në merkato. Ndërkohë pritet t’i japë lamtumirën skuadrës Gary Medel. Për mesfushorin interesohet Boca Junior, një rikthim tek ish-skuadra e tij. Inter ndërkohë po përgatitet të jetë më produktiv në merkato. Vëmendja e tyre tashmë është tek dyshja Naingolan dhe Di Maria. Objektiva të vështirë, por jo të paarritshëm.

Exit mobile version