Korreshi pas përjashtimit nga “Etika”: Punë e madhe se nuk e marrim rrogën, do hamë pensionin e plakës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas ndërprerjes së mbledhjes se Komisionit të Etikës, i cili po përgatitej të merrte një vendim për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, deklaroi jashtë Kuvendit se nuk tremben nga pezullimi 10 ditor.

Ai shtoi gjithashtu se mazhoranca po sillet në mënyrë harbutore ndaj opozitës, teksa theksoi se turpi më i madh është se nxjerrin gardën për tu përplasur me deputetët opozitar.

“Ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Nuk na tremb 10 ditorëshi. Nëse duhet ti bëjmë të gjitha komisionet te PS, le ti bëjmë të gjitha këto. Turpi më i madh është se nxjerrin gardën, na përplasin me ata të shkretë ne. Mënyra si sillen harbutore, po ashtu t’ja japim me tapi, ta regjistrojnë, ta bëjmë ne legalizim dhe t’ja japim Klodit. Ne të tjerët hamë bukë me kos, vetëm të hajë Klodi”, tha deputeti demokrat.

I pyetur për rrogën, për të cilën rrezikon të mos e marrë për shkak të përjashtimit për disa ditë me radhë.

Korreshi u shpreh me ironi: “Nuk na intereson fare kjo gjë, punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh”.

Exit mobile version