Kriminalizimi i vendit, Kryemadhi rrëfen betëjën që Meta ka humbur me Ramën…

Kryetarja e LSI ka rrëfyer betejën që Meta ka humbur me Ramën. Kryemadhi tha se Meta e ka humbur betejën me Ramën kur ai kriminaliozi vendin. Ajo ka rrëfyer disa nga takimet e Ramës me kerrë të krimit të organizuar.

“Rama dhe Tahiri inskenuan atentatin ndaj Tom Doshit , ndërkohë që takoheshin në Durrës me vrasësin Durim bami”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI denoncoi rreth 30 mijë leje ndërtimi që Rama ka dhënë gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë. “Më gjeni një ndërtues që nuk ka paguar para për lejet e ndërtimit”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka rrëfyer betejën që Meta ka humbur me Ramën. Kryemadhi tha se Meta e ka humbur betejën me Ramën kur ai kriminaliozi vendin. Ajo ka rrëfyer disa nga takimet e Ramës me kerrë të krimit të organizuar. “Rama dhe Tahiri inskenuan atentatin ndaj Tom Doshit , ndërkohë që takoheshin në Durrës me vrasësin Durim bami”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI denoncoi rreth 30 mijë leje ndërtimi që Rama ka dhënë gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë. “Më gjeni një ndërtues që nuk ka paguar para për lejet e ndërtimit”, tha Kryemadhi.

Në emisionin “A Show” në News 24 ishte e ftuar këtë mbrëmje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo e nisi rrëfimin e saj me besimin e madh që ka në Zot, kaloi tek marrëdhëniet e saj dhe Presidentit Meta me Edi Ramën e në fund iu përgjigj akuzave për blerje votash.

Në studion e Adi Krastës, Kryemadhi pranoi që edhe LSI-ja ka bërë gabime gjatë jetës së saj politike.
“Për shkak të gjuhës së drunjtë të liderëve të lSI, që të mos flas se mos bëj gabime, nuk kanë treguar të vërtetën asnjëherë. Në këto 8 vite njerëzit që iu janë prishur interest kanë baltosur LSI-në. Kemi bërë edhe ne faje, gabime sigurusht, por është si ai njeriu që ha bukë e pretendon të mos bëjë thërrime”,- tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi ndër të tjera se: “Arma ime më e fortë është sinqeriteti. Kjo më ka mbajtur mua atë që jam, ndryshe nuk do kisha rezistuar dot”. Kryemadhi komentoi edhe marrëdhëniet e saj edhe me ish-ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu.
“Marrëdhënia me Donald Lu ishte shumë e mirë. Kam menduar gjithmonë që zoti Lu dhe shumë të tjerë janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij”,- shtoi ajo.

Exit mobile version