Maturantët kundër deklaratës së ministres: Është një mashtrim, do të vijojmë protestën!

Maturantët kanë protestuar sërish sot në të gjithë vendin, pas problematikave që ata hasën në provimin e matematikës. Ata nënvizuan se pyetjet ishin jashtë programit mësimor, koha e pamjaftueshme dhe shkalla e vështirësisë së testit ishte e lartë. Për këto arsye të cilat u cenojnë maturantëve mesataren dhe degët që ata kanë zgjedhur për të studiua janë ngritur në protesta të pandërprera në të gjithën vendin.

“Është thjesht një mashtrim i ministres, po mundohen që të marrin këto vendime për të hequr vëmendjen nga kjo situatë”, u shpreh një nga maturantët.

Një ndër kërkesat e tyre është rivlerësimi i pragut të pikëve për secilën pyetje, pikë kjo që u aprovua nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ministrja Kushi tha në një deklaratë për mediat se, pas rivlerësimit që iu bë pyetjeve të testit, u vendos të ulet pragu i pikëve.

Maturantët thanë se kanë akoma pakënaqësi dhe ministrja duhet të qartësojë deklaratën e saj. “Ne jemi akoma të pakënaqur dhe kërkojmë që ministrja të qartësojë deklaratën që dha sepse na duket tallje dhe mospërfillje sepse është dita e 3 e protestës dhe akoma nuk tregon konkretisht se sa pikë ka ulur. Duam të bojkotojmë provimin sepse duam të kapim një shkollë të mirë. Ai provim ose do jetë i pavlefshëm, ose do anulohet si test sepse ishte nivel shumë i lartë dhe jashtë atyre që kemi mësuar në 3 vite”, u shpreh një maturante.

Exit mobile version