“Zoti po shikonte futboll kur Erisken ra pa ndjenja në fushë”

Jose Mourinho ka folur për talkSPORT për atë që i ndodhi Christian Eriksen gjatë duelit mes Danimarkës dhe Finlandës. Tekniku portugez e ka trajnuar mesfushorin te Tottenham dhe thekson se, Zoti ka qenë duke e parë ndeshjen.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo për të qenë i trishtuar. Shpresojmë që futbolli të shkojë në drejtimin ku do organizata, protokolli dhe specialistët.

Edhe unë gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Të gjitha së bashku bënë që Christian të qëndronte me ne, me familjen, të ishte gjallë”, shprehet fillimisht Mourinho, i cili vijon të flasë.

“Ishte shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë mendoj se tregoi vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar, u shfaqën. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por me familjen e futbollit, futbollit që bashkon njerëzit.

U luta dje, kam qarë, por sa miliona njerëz anembanë botës e kanë bërë diçka të tillë. Besoj se shumë, pasi futbolli i bën njerëzit bashkë. Dje, për arsye të gabuara futbolli i bashkoi njerëzit dhe në fund të gjithë mund të festojmë që Christian është gjallë.

Sigurisht nuk kam folur me Christian, por sot në mëngjes kontaktova Hojbjerg dhe ai ishte shumë optimist për Eriksen. Lajmet janë të mira, ndaj mendoj se është një moment për të festuar”, përfundon “Special One”, i cili nga 1 korriku merr drejtimin e Romës në Serie A.

Exit mobile version