35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Zëri i Amerikës: Mbyllen hetimet për Vangjush Dako, ka qenë një nga nivelet më të larta në PS

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes për të cilën është marrë i pandehurn ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe 10 persona të tjerë, nga të cilët 7 janë ish punonjës të Bashkisë.

Zoti Dako, u arrestua në qershor të këtij viti, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste: procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit “Shërbim konsulence” për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, me një fond prej 21 milionë lekësh.

Për rastin e pallatit, Prokuroria e Posaçme thotë se “gjatë miratimit dhe zbardhjes/protokollimit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës më 28 Shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Fakle sh.p.k”, janë kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e Kryetarit të Bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, të cilat konsistojnë në protokollimin/zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, ttre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë”.

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se “pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, janë hartuar në mënyrë fiktive dhe të gjithë dokumentet që përpilohen dhe administrohen nga subjekti ndërtues dhe zyrtarët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, duke hartuar dokumentet përkatës për të gjitha fazat në të cilat ndodhej ndërtimi, ndërkohë që është provuar me prova si pyetje e dëshmitarëve dhe ekspertimi përkatës, që ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ishte i banueshëm.

Në këtë mënyrë – vë në dukje Prokuroria e Posaçme – është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës”.

Mes personave të akuzuar, është dhe administratori i kompanisë ndërtuese Fiqiri Farruku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, si dhe dy inxhinjerë, njëri topograf dhe një tjetër i cili ka kryer koaludimin e ndërtesës.

Sa i takon tenderit për projektimin e shëtitores në Durrës, Prokuroria e Posaçme vëren se “nga ana e anëtarëve të Komisionit për caktimin e specifikimeve teknik, të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, dhe se “Kryetari i Bashkisë Durrës, ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa për 60% të vlerës totale”.

Sipas Prokurorisë “edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim”.

Zoti Dako, i cili drejtoi për tre mandate qytetin e Durrësit, ka mohuar akuzat.

Një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj, në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor./ Zëri i Amerikës

Kaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale

Prej kohësh, duket se produkti i vetëm i opozitës dhe kryesisht Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, është kaosi në Parlamentin e Shqipërisë.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri’ me Nertil Agalliun në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se pamje të tilla janë zhgënjim për qytetarët, të cilët presin që të zgjedhurit e tyre të ngrenë zërin për problematikat që has vendi dhe jo vetëm për interesat personale.

“Është një shfaqje teatrale, të cilën fatkeqësisht shqiptarët po e ndjekin prej disa kohësh, Është një shfaqje që qoftë ai që  e inspiron, qoftë ai që kishte hipur në tavolinën e Parlamentit, atje ku deputetët duhet të flasin, shprehin hallet e tyre që kanë me drejtësinë, hallet e tyre penale.

Qytetarët shqiptarë presin nga politikbërësit e tyre që të përfaqësojnë interesat e tyre. Sot ishte seanca më e rëndësishme e vitit, ishte seanca e kalimit të buxhetit dhe një shfaqje e tillë, një teatër, nuk i shërben as demokratëve, sa qytetarëve shqiptarë, nuk i shërben askujt, nuk i shërben interesit publik”,– është shprehur Lapardhaja.

Lapardhaja shtoi se deklaratat e Berishës së po avancon në përballjen me kryeministrin Edi Rama janë një “vrimë në ujë”, pasi sipas tij demokratët dhe votuesit në përgjithësi, po e braktisin ish-kryeministrin çdo ditë e më shumë.

“Nga njëra anë Berisha thotë se unë po e realizoj revolucionin, nga njëra Berisha thotë që po marshoj drejt përballjes finale me Edi Ramën, por që nuk ka më as njerëz, nuk ka më as qytetarë, nuk ka më as demokratë. Edhe vetë deputetët e Rithemelimit nuk janë më entuziastë dhe nuk e ndjekin siç e kanë ndjekur më para në marrëzinë e tij”,- deklaroi analisti.

Ndër të tjera, Lapardhaja tha se të gjithë parlamentarët që ndjekin Berishën ndihen të frikësuar nga drejtësia, po ashtu si vetë ish-kryeministri.

“Ata qëllimisht kanë devijuar rrugën, kanë devijuar misionin, kanë devijuar aksionin politik, nga atë që duhet të bënin në atë që nuk duan të bënin. Në gjitha lëvizjet e Sali Berishës por edhe të atyre deputetëve që e ndjekin nga mbrapa, ajo që duket në pamje të parë është një gjë, dhe ajo që fshehin pas asaj që bëjnë është diçka tjetër. Deputeti që kishte hipur sot në tryezën e Parlamentit, zoti Salianji, ka një çështje penale, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe gjyqi i Apelit mjafton të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, zoti Salianji e humbet mandatin e deputetit, zoti Salianji vete në burg. Pra nuk është vetëm zoti Salianji, por janë dhe deputetë të tjerë. Të gjithë deputetët që i janë bashkuar Sali Berishës të gjithë kanë nga një hall personal. Sali Berishës i konvergon kjo sepse ai është hallexhiu më i madh në atë grupim”- tha Lapardhaja.

PD, Mirela Karabina: Mos ardhshin kurrë më deputetë të tillë në Kuvend! Reforma Zgjedhore t’i japë fund ‘listës së kryetarëve’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe ish ministrja e Arsimit, Mirela Karabina kërkon që sipas propozimit të demokratëve, deputetët të zgjidhen me lista të hapura, jo nga kryetarët e partive.

Karabina theksoi se nëse deputetët do të ishin zgjedhur nga listat e hapura do të kishin sjellje tjetër në Kuvend, ndryshe nga ajo që u shfaq edhe ditën e sotme kur seanca e Parlamentit u përfshi nga kaosi.

“Partia Demokratike është e qartë në rrugëtimin e saj dhe para 2-3 javësh ne dorëzuam në Parlament atë çka Partia Demokratike propozon për sistemin zgjedhor, për reformën zgjedhore, dhe një nga këto janë listat e hapura që të marrë fund lista e kryetarëve në lidhje me deputetët” tha Karabina.

“Nëse këta deputetë sot do të ishin të listave të hapura, do të kishin një sjellje tjetër.”

“Ata sot janë deputetë në fakt që unë shpresoj kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Parlamentin e Shqipërisë që nuk kanë kurajën dhe guximin që të përballen me një qëndrim”, u shpreh më tej Karabina e cila ishte e ftuar sot në emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

Revista më e madhe gjermane: Flamur Noka ndez sërish flakë në parlament për shkak të hetimeve ndaj Berishës

Revista më e madhe gjermane, Spiegel, shkruan se kjo është hera e tretë që politikani shqiptar, Flamur Noka, ndez flakë në parlament. Sipas revistës, kjo protestë vjen për shkak të hetimeve që po bëhen ndaj Sali Berishës. Më poshtë teksti i plotë:

Jo, ky nuk është një stadium futbolli. Përkundrazi, është parlamenti i Shqipërisë, një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Të hënën, politikani opozitar, Flamur Noka, ndezi bomba tymuese, duke ndërprerë seancën plenare. Noka akuzon qeverinë socialiste të Edi Ramës se po përpiqet që të heshtë opozitën.

Por pas kësaj qëndron një përplasje në lidhje me një procedurë penale.

Në fund të tetorit u ngrit akuzë për Sali Berishën, i cili ashtu si Noka, i përket Partisë Demokratike. Gjatë kohës së tij si kryeministër, Berisha thuhet se ka abuzuar me pushtetin e tij për qëllime private për sa i përket një marrëveshje toke. Berisha nga ana e tij akuzon kryeministrin aktual, Rama se po e orkestron prokurorinë- dhe ka bërë thirrje për protestë.

Prandaj veprimi i zjarrtë i Nokës të hënën nuk është aq i pazakontë sa duket në fillim.

Skena të tilla kanë ndodhur vazhdimisht në javët e fundit, edhe më 20 nëntor, kur parlamenti duhej të votonte buxhetin e vitit 2024. Edhe këtu, Flamur Noka ishte pikërisht në ballë.

Tani, dy javë më vonë, ai duket se nuk është tërhequr nga shkëndijat. Pas tymit, Noka i vuri flakën edhe letrave.

Përpjekjet për t’u bërë pjesë e BE-së kanë vazhduar prej kohësh në Shqipëri: në vitin 2009, vendi aplikoi për anëtarësim. Negociatat zyrtare me Brukselin gjithashtu kanë nisur që nga viti i kaluar./Spiegel

‘The Economist’/ A është e mundur paqja mes izraelit e Palestinës dhe si?

Nëse dëshironi të kuptoni se sa dëshpërimisht izraelitët dhe palestinezët kërkojnë dhe kanë nevojë për paqe, merrni parasysh se çfarë do të ndodhte me ta në një gjendje lufte të përhershme.

Kundër një ushtrie jashtëzakonisht superiore izraelite, arma më e fuqishme e palestinezëve do të mbetej vdekja dhe vuajtja e popullit të tyre.

Fati i Izraelit do të mbetej gjithashtu po aq i mjerë, nëse një vend i tillë synon dhe dëshiron të jetë një demokraci moderne dhe e lulëzuar. Nëse Izraeli mbështetet gjithmonë te ushtria e tij për të nënshtruar palestinezët, ky vend do të shndërrohej në një pari që zbaton aparteidin. Izraelitët që kryejnë akte të përditshme shtypjeje, të shoqëruara me një seri ndërhyrjes vrastare, edhe vetë do të korruptoheshin. Për dy popuj që duhet të mbyllin historinë e tyre me një përqafim të dhunshëm, paqja është shpëtimi i vetëm.

Është ky artikulli kryesor i prestigjiozes “The Economist” lidhur me një analizë të javës mbi konfliktin e armatosur, në Lindjen e Mesme, ku janë vrarë mijëra mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

“Mazhoranca po shfrytëzon momentin”, deputeti Shehi për aksionin politik opozitar: Rrugë pa krye

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për kaosin e krijuar në Kuvend dhe situatën politike në vend.

Ai u shpreh se edhe vetë mazhoranca nuk po bën parlamentarizëm, referuar miratimit të buxhetit të vitit 2024 në vetëm 8 minuta, mes kaosit në Kuvend. Në lidhje me aksionin politik opozitar, Shehi tha se është një rrugë pa krye.

“Unë jam i opozitës dhe me takon të them që opozita ka të drejtë. Ky aksion opozitar mbërriti atë që duhet të bënte. E bëri mediatik problemin. Edhe ndërkombëtarët u kujtuan që s’ka jetë normale parlamentare. Kam dëgjuar që Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim, kjo është rrugë pa krye. Sikur të ishim futur në sallë, do kishim folur, diskutuar dhe do ia bënim të qartë shqiptarëve se buxheti po ikën. Kjo i humbi opozitës.

 

 

E zëmë se opozita nuk dashka të bisedojë për buxhetin se quan këto gjëra si më të rëndësishme, por mazhooranca vetë po të donte të diskutonte për buxhet, por të kishin qasje tjetër do kishin diskutuar ata me njëri-tjetrin. Ata e shfrytëzojnë këtë moment, meqë këta vazhdojnë ndezin fishekzjarrë. Ne mund të jemi të këqijtë e botës, po ata vetë a kanë ndonjë dyshim se punët e buxhetit nuk janë bërë mirë. As ata nuk po bëjnë parlamentarizëm.

Jam plotësisht dakord për hapjen e komisioneve hetimore. Jeta parlamentare në Shqipëri ka kaluar situata më të vështira se kjo. Aksioni i opozitës as nuk e pengon rregulloren. Nuk ndërtohet një rregullore parlamentare për një situatë specifike. Rregullorja është rreshtuar se kush hyn me mjete teknike. Nuk është kjo rruga për të rindërtuar jetën parlamentare.”, u shpreh Shehi.

Më në fund: Whatsapp mund të ruajë cilësinë e fotove të dërguara

Ndërsa Whatsapp po punon për emrat e përdoruesve, disa lajme të rëndësishme po vijnë për versionin iOS të aplikacionit të mesazheve të çastit Meta.

Në fakt, me lëshimin 23.24.73, Whatsapp fiton mundësinë për të dërguar foto dhe video në cilësi origjinale në chat, duke i ndarë ato në formën e dokumenteve.

Ka kaq shumë veçori të reja dhe ato përfshijnë gjithashtu grupe, ku mund të filloni bisedat zanore pa telefonuar, por edhe bisedat: Whatsapp në këtë rast ka shtuar flluska të reja për t’ju lejuar të identifikoni shpejt thirrjet e humbura, ato në zhvillim dhe ato të përfunduara.

Më poshtë është ndryshimi zyrtar i versionit 23.24.73 të aplikacionit:

-Mund të dërgoni lehtësisht përmbajtje multimediale në cilësi origjinale si skedarë. Prekni “+” në chat, Dokument, “Zgjidhni foto ose video” për të filluar
-Tani në grupe të mëdha mund të filloni biseda me zë pa telefonuar
-Kemi shtuar flluska të reja në biseda për t’ju ndihmuar të shihni thirrjet e humbura, në vazhdim dhe të përfunduara
– Reagoni shpejt ndaj një gjendjeje duke përdorur avatarin. Prekni “Përgjigju” dhe zgjidhni një nga 6 reagimet

Përditësimi mund të shkarkohet falas në App Store dhe peshon disa megabajt. Pak ditë më parë Whatsapp prezantoi një sistem të ri mbrojtjeje për chat-et: tashmë është e mundur të bllokohen bisedat e mbrojtura nga funksioni “Chat Lock” me një kod sekret.

Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

Një prej kombinimeve më efikase të produkteve natyrale është ai i hudhrës, rrikës pikante, uthullës, qepës dhe xhenxhefilit.

Toniku i formuar nga këto përbërës konsiderohet një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, mykut dhe virozave.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, forcon imunitetin, detoksifikon organizmin dhe besohet të ketë ndihmuar miliona njerëz për t’i shpëtuar sëmundjeve më vdekjeprurëse.

Përbërësit:

700 ml uthull molle
Treçerek fixhani me hudhër të grirë hollë,
Treçerek filxhani me qepë të grirë hollë,
2 speca djegës,
Treçerek filxhani me xhenxhefil të grirë,
2 lugë gjelle rrepë pikante të grirë hollë,
2 lugë gjelle me shafran Indie.

Përgatitja:

Merrni një enë të thellë dhe fusni në të të gjithë përbërësit e lartpërmendur përveç uthullës së mollës. Përziejini mirë dhe më pas hidhini në një kavanoz qelqi. Shtoni uthullën e mollës deri sa përbërësit të mbulohen tërësisht.

Mbylleni kapakun dhe tundeni e më pas vendoseni në një vend të freskët e të thatë ku duhet ta mbani për 2 javë. Çdo ditë, kavanozi duhet tundur disa herë dhe pas dy javësh duhet ta kulloni lëngun nëpërmjet një nape ose kullesë plastike.

Nëse zgjidhni napën, shtrydheni atë mirë që të lëshojë të gjithë lëngun.

Toniku nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer dhe mund të konsumohet gjatë. Përveç përfitimeve të konsumit të këtij toniku, ekspertët thonë se atë mund ta përdorni edhe në kuzhinë duke e përzier me vaj ulliri dhe përdorur në sallata apo gjellëra të ndryshme.

Si të përdorni tonikun për shëndetin tuaj

Ekspertët këshillojnë konsumin e një luge gjelle çdo ditë për të luftuar të ftohurën dhe forcuar imunitetin. Kjo sasi duhet rritur gradualisht deri sa të arrini të konsumoni një gotë të vogël çdo ditë. Nëse vuani nga një infeksion apo sëmundje e rëndë mund të merrni nga një lugë gjelle çdo 5-6 herë në ditë.

“The Washington Post” shkruan për kaosin në Kuvend: Nisi sapo SPAK hapi hetim ndaj Sali Berishës!

Kaosi i krijuar në politikën shqiptarë duket se ka bërë bujë përtej Atlantikut, pasi prestigjozja amerikane “The Washington Post” i ka kushtuar një analiza situatës në të cilën ndodhet vendi.

Media nga Ushingtoni raporton për kaosin e shkaktuar në senacat parlamentare si dhe Komisionet nga opozita, që tashmë e ka kthyer në traditë ndezjen e flakadanëve dhe zjarreve brenda sallave të Parlamentit.

Ndërkohë, në artikull theksohet se protestat e opozitës kanë nisur sapo ish-kryeministri Sali Berisha u mor nën hetim nga SPAK në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani.”

Artikulli i plotë i “The Washington Post”:

Për muaj të tërë, partitë opozitare shqiptare kanë përdorur flakë dhe zhurmë për të penguar Parlamentin, në shenjë proteste ndaj asaj që ata e përshkruajnë si sundim autoritar të Partisë Socialiste në pushtet.

Të enjten, ligjvënësit miratuan buxhetin vjetor dhe projektligje të tjera, pavarësisht pretendimeve të opozitës se socialistët e majtë kanë bllokuar ngritjen e komisioneve për të hetuar akuzat për korrupsion në qeveri.

Trazirat filluan në tetor pak përpara se prokurorët të akuzonin Sali Berisha, 79 vjeç, ish-kryeministër dhe president dhe tani kreu kryesor i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, për korrupsion mbi një skemë të blerjes së tokës që është nën hetim ligjor.

Parlamentarët e opozitës grumbullojnë rregullisht karriget, përdorin flakë, ndezin zjarre të vogla dhe madje kapin fizikisht mikrofonat kur homologët e tyre socialistë marrin fjalën. Socialistët në pushtet, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, kanë 74 nga 140 vendet në Parlament, të mjaftueshme për të miratuar buxhetin e 2024-ës me një votim tetë minutash dhe më pas mbylljen e seancës.

Pas 10 vitesh në opozitë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë është dobësuar dhe thyer, me grupimin kryesor të kryesuar nga Berisha, politikani më jetëgjatë në Shqipërinë postkomuniste.

Në maj të vitit 2021 Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u ndaluan nga Shtetet e Bashkuara të hyjnë në vend, e më vonë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të përfshirjes së tyre të dyshuar në korrupsion.

Kryeministri Rama thotë se Berisha po shfrytëzon atë që ka mbetur nga Partia Demokratike dikur dominuese për përfitimin e tij personal në betejën ligjore. Ndërsa më parë ai mund të mblidhte mijëra mbështetës në mitingje, Berisha tani është i kufizuar në ndërprerjen e seancave të Parlamentit.

NDONJË ZGJIDHJE NË SHQIPËRI?

Ligjvënësit e opozitës janë zotuar të shtojnë protestat e tyre, pa shpjeguar se si. Berisha ka bërë thirrje për “mosbindje civile”, por deri më tani vetëm Parlamenti është ndërprerë. Thirrjet për mitingje nuk kanë arritur të kthehen në realitet.

Nga ana e tyre, socialistët në pushtet po përpiqen të punojnë normalisht, duke vënë në dukje se Parlamenti ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë, dy herë më i madh se viti 2013 kur demokratët u larguan nga pushteti.

Të dyja palët po ruajnë qëndrimin e tyre, pa asnjë shenjë për t’u ulur për të gjetur një zgjidhje, e cila në Shqipërinë postkomuniste shpesh ka ardhur vetëm pas ndërhyrjes së ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Bonusi i fundvitit/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk blejmë dot ilaçet me 5 mijë lekë

Bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët, nuk mjafton për të kaluar festat.

Në Elbasan të moshuarit thonë se vlera monetare, nuk mund të arrijë fundin e muajit, e sidomos për të bërë shpenzime për festat.

“Ky shpërblim për ata që e kanë pensionin e ulet nuk mjafton. Se një pensionist që merr 80 mijë ose 150 mijë lekë, çfar do blej me ketë 50. Sepse i duhet të paguajë dritat, ujin, ilaçet, kështu që nuk mjafton. Pensioni që marrim ne e kemi shumë të pakët nuk na mjafton. Me këtë 50 mijë nuk ja dalim dot me pagu dritat e ujin, jo të mbarojmë shërbimet tona. 50 mijë lekshi na ndihmon po të vazhdoj gjithmonë jo njëher në vit”, u shpreh nje i moshuar.

Si gjithmonë, edhe këtë fundvit, në Elbasan pensionistët do ta përdorin bonusin për të shlyer borxhet dhe faturat, pasi për të festuar duket luks i tepruar

“Nuk na del ne as pensioni as shpërblimi. Ne nuk na del për ilaçe”, tha nje i moshuar per mikrofonin e “Euronews Albania”.

“Ne e morëm por nuk na mjafton, me këto çmime që janë ngritur ne si pensionistë nuk na mjafton”

“Ça na mjafton unë 70 mijë lek marr pension, e ku ti çoj ato ilaçe, jam pa ilaçe jam 75 vjeç. Du të marr ilaçe ku ti marr me ça ti marr. Vi ktu ska lekë.”

“Nuk na mjafton as për kafe. Ne jemi pensioniste e pim ndonjë kafe, mosha jonë mbaroi. Vetëm ilaçe që do iki të marr bëjnë 80 mij lekë, ku do i nxirr ata lekë”

Të moshuarit thonë se cdo vit sa vjen e bëhët më I vështirë. Rritja e çmimeve, ka ndikuar ne ekonomnë e tyre, pensionet janë të ulëta, krahasuar me shpenzmet që ata kanë.

“Ne jemi të kwput fare. Ujë do pagu dritat dun pagu ku ti gjej të gjitha kto”

“Nuk na mjafton as për drita për uji,për këto gjërat kryesore. Gjërat e tjera ilaçe, ushqime nuk na mjafton vetem se na ndihmojnë fëmijët.

“Po ku mjafton por nga halli nga e keqja hajd më. Vjet ishte ndryshe sivjet më posht. Në vend që ta rrisin ata e ulin”

“Do bëjmë si do bëjmë me kursime. Se për të mbyll nuk mbyll dot asgjë. Ça gjeli ka vajt 15 mijë lek kg nuk hahet.” /EuronewsAlbania