14.5 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025

A do t’i plotësojë Zaevi kushtet e partive shqiptare?

Zyrtarë të lartë të partive Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim u takuan të hënën në Shkup për të biseduar në lidhje me të ardhmen e qeverisë së re, që duhet të dalë bazuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ky është takimi i parë i përfaqësuesve të dy partive, qëkur i mandatuari i parë Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk arriti të formojë kabinetin qeveritar. Megjithatë, dy partitë ende duket se janë larg një marrëveshjeje, ndonëse takimi u cilësua si konstruktiv nga të dyja palët.
BDI-ja përfaqësohej nga tre nënkryetarët, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, të cilët janë kryetarë të komunave të Tetovës, Gostivarit e Çairit në Shkup. Ndërkaq, nga Lidhja Social Demokrate po ashtu ishte e pranishme nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, si dhe Renata Deskoska, Stevo Pendarovski dhe Oliver Spasovski. Takimi u mbajt në një prej hoteleve të Shkupit.
Teuta Arifi u tha mjeteve të informimit se kishin paraqitur kërkesat tashmë të njohura në bisedime, por pa njoftuar për hollësi të tjera. BDI-ja do të diskutojë me kryesinë e saj për veprimet e mëtejshme.
Ndërkaq, Radmilla Sheqerinska tha se ishte biseduar për atë se si të dilet nga kriza politike, të cilën po e imponon, sipas saj, presidenti i vendit Gjorgje Ivanov duke mos ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë më të madhe, në këtë rast LSDM-së. Ajo la të kuptohej se bisedimet me BDI-në do të vazhdojnë brenda ditëve të ardhshme. Në lidhje me kërkesat e partive shqiptare, LSDM-ja do të mblidhet, për t’i shqyrtuar apo për të marrë një qëndrim.
Partitë shqiptare hartuan një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me anë të së cilës kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet në të gjithë territorin e Maqedonisë, mbështetje për Prokurorinë e posaçme në hetimin dhe zbardhjen e rasteve që dalin nga skandali i përgjimeve dhe avancime të tjera të të drejtave të shqiptarëve në vend.
Nga ana tjetër, një pjesë e analistëve politikë vlerësojnë se qëndrimi i presidentit Ivanov përputhet me planet e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që nëse edhe BDI-ja nuk pranon koalicionin qeveritar me LSDM-në, të mbështesë zgjedhjet e sërishme parlamentare.
LSDM-së i duhen 61 nënshkrime të ligjvënësve për ta marrë mandatin për formimin e qeverisë. Ajo vetë ka 49. BDI-ja ka 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe Partia Demokratike shqiptare 2 deputetë. Njohësit e rrethanave thonë se, ligjvënësit mund të mblidhen vetë, të zgjedhin kryetarin e Parlamentit dhe ta miratojnë kabinetin qeveritar, nëse presidenti Ivanov nuk e jep mandatin.
Sidoqoftë, një skenar i tillë do të thellonte edhe më tej krizën politike në vend.

Montela: Krenari dhe lojë, Bacca u pendua

Në Bologna për të dalë nga tuneli me Milanin që nuk fiton prej 4 ndeshjesh në kampionat, 5 me gjithë atë të Kupës kundër Juventusit. Vicenzo Montella është gjithsesi i kënaqur që luan sërish takimin e prapambetur në program këtë të mërkurë vetëm, pak orë pas dushit të ftohtë që i ofroi të dielën Sampdoria, pasi në të tilla raste rikthimi sa më shpejt në fushë duket se i bën mirë skuadrës për reagimin në aspektin psikologjik. 3 pikët, ndërkohë janë në dispozicion të Milanit, pasi të gjithë rivalët e drejtpërdrejtë nuk luajnë dhe mund të ngushtohet distanca nga vendi i pestë dhe i 6 që janë 5 pikë larg.
“Fakti që luajmë menjëherë përbën një avantazh të madh, pasi pa këtë ndeshje të prapambetur klasifikimi nuk është i vërtetë. Sa më shpejt të luajmë aq më mirë, pasi kemi të gjithë dëshirë për të reaguar”, u shpreh Montela.
Në ditët e fundit është folur shumë për një çështje Bacca te Milani, por për trajnerin diçka e tillë nuk ekziston. “Aty para në sulm, fati nuk ekziston, dua të shoh gjithmonë të njëjtin personalitet dhe duhet të jemi më vendimtarë në zonë. Nuk ka ndonjë luftë me Bacca-n, jemi kuptuar dhe sqaruar. Unë doja të dija se çfarë po i kalon nëpër mendje dhe ai e ka kuptuar se kishte dalë paksa jashtë kufijve, duke kërkuar të falur”, tha trajneri i Milanit.
Montella shprehet se nuk është i shqetësuar për momentin që po kalon skuadra, madje nuk ka ngurruar t’u përgjigjet kritikave që nuk kanë munguar kohët e fundit.
“Detyra ime është të vlerësojë objektivat që më ka vënë klubi, të rrisim të rinjtë, të shkojmë në Europë dhe të provonim të bënim mrekullinë në Superkupë. Do të thoja që jemi në rrugën e duhur, ndaj nuk duhet të humbasim ekuilibrin. Ka ardhur momenti të tregojmë të gjithë, edhe unë, se kemi krenarinë për të stërvitur dhe për të luajtur te Milani, tha Montela.
Në fund, Montella sqaroi edhe çështjen e kapitenit, duke u shpehur se Zapata ka jo vetëm më shumë kohë që luan, por edhe sjelljen e duhur ndaj do të vazhdojë të mbajë shiritin.

Ç’po ndodh me Myler?

MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 03: Thomas Mueller of Muenchen reacts during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and FC Schalke 04 at Allianz Arena on February 3, 2015 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë, por ai nuk është më i njëjti lojtar. Nga Kupa e Botës në vitin 2014 në sezonin aktual plot ditë-hije. Por Thomas Muller nuk është problemi i vetëm në kampin bavarez, sepse 5 lojtarë aktualë kanë kaluar kufirin e 30 viteve, ndërsa Arjen Robben dhe Philipp Lahm, janë në prag të largimit. Aktualisht, Bayerni kryeson Bundesligën, por ndryshe nga sezonet e fundit nuk ka dhuruar paraqitje dominuese.
Ajo që bie në sy është venitja e Thomas Muller në periudhën e tranzicionit nga Guardiola te Ancelotti. Shefi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge zbuloi një ofertë që Manchester United bëri për Muller në kufirin e 100 milionë eurove gjatë verës së vitit 2015, por e vërteta është se, aktualisht Muller duket shumë larg një lojtari që vlen kaq shumë.
Gjatë gjithë këtij sezoni, Muller duket se është jashtë orbitës së skuadrës që ka ndërtuar Carlo Ançeloti dhe ndoshta këtu fajin e ka pjesërisht trajneri italian që nuk ka arritur të ndërtojë ende një identitet, sepse Bayerni i i tij ndizet dhe fiket me fragmente. Ndoshta Guardiola ishte më i qartë dhe më koherent në atë që kërkonte nga skuadra. Bayerni i katalanasit i dominonte ndeshjet gjatë gjithë 90 minutave dhe një lojtar kyç në skemat e tij ishte pikërisht Muller. Vetëm sulmuesi e ka pranuar se, kur Bayerni nuk luan mirë, as ai nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë.
Për të gjetur Mullerin e vërtetë duhet të kthehemi pas deri në pranverën e vitit të shkuar. Humbja e atij 11 metërshi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid ishte momenti që theu magjinë e 27-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë as në Euro 2016. Në 16 ndeshje të këtij sezoni në kampionat, Muller ka shënuar vetëm një gol. Ai ka në total 999 minuta pa shënuar që prej asaj sfide kundër Wolfsburgut në kampionat. Një moment vërtet i errët në karrierën e njeriut që konsiderohej ikona e futbollit modern në Gjermani.
Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i Polonisë për vitin që lamë pas. Sulmuesi, sezonin e kaluar ka bërë paraqitje pozitive si me klubin e tij, Bayern Munich ashtu edhe me Kombëtaren, dhe për këtë arsye e merr këtë çmim për herë të gjashtë radhazi dhe të tetë në total.
28-vjeçari në këtë garë la pas Kamil Glik, Grzegorz Krychowiak, Arkadiusz Milik e Michal Pazdan. Pas marrjes se çmimit Lewandowski deklaroi se ndihet krenar për këtë arritje dhe ky trofe do të thotë shumë për të.

PSG, 92 milionë euro për Sergio Agueron

“Të shohim se çfarë do të bëjnë me mua”. Fjalët e Sergio Agueros në lidhje me klubin e tij aktual Manchester City ku Pep Guardiola po nis t’i besojë më tepër përforcimit të ri, Gabriel Jesus më shumë sesa argjentinasit hapin pistën e largimit të “El Kun”, duke rritur njëkohësisht edhe numrin e pretendentëve për shërbimet e Aguerros. Klubi që e synon prej kohësh është Reali i Madridit që ka provuar ta bëjë të tijin edhe në sezonet e mëparshme, por me sa duket sipas “The Times” madrilenët nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi iu duhet të përballen edhe me një konkurent të fortë. Bëhet fjalë për PSG.
Në Paris, pasi shitën Ibrahimoviç dhe zhgënjimit me Jese, mund të besojnë vetëm te Cavani, ndaj janë duke kërkuar një yll të ri për sulmin dhe Aguero konsiderohet zgjedhja ideale. Për këtë arsye, PSG po përgatit një superofertë prej 80 milionë paund, rreth 92 milionë euro. Një shumë kjo e vështirë për t’u refuzuar nga klubi anglez për një sulmues 28-vjeçar. Për të bindur vetë futbollistin, në klubin e sheikut Al Khelaifi janë gati t’i rrisin ndjeshëm pagën, duke i dhënë 14.4 milionë euro në sezon. PSG synon të rrisë kuotat për të triumfuar edhe në Europë, ndaj ka nevojë për një sulmues që jep garanci si Aguero që do ta ketë të lehtë integrimin në skuadrën ku bëjnë pjesë dhe bashkëatdhetarë të tij, si Di Maria, Pastore apo Lo Celso. Nëse Aguerro do të vendosë të lërë Anglinë, duket se ka se ku të zbarkojë.

Lacazette mendon largimin nga Lyon

Alexandre Lacazette nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Lyon me përfundimin e këtij sezoni. Sulmuesi në një intervistë dhënë për mediat franceze shprehet se ka ardhur momenti i duhur për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij. 25-vjeçari thekson se e rëndësishme për një lojtar është që të ecë përpara për t’u përmirësuar dhe rritur profesionalisht. Megjithatë në fund të intervistës, Lacazette nënvizon se do të vazhdojë të bëjë punën e tij, me shpresën se gjatë merkatos së verës do të vijë një mundësi e mirë për të.

Calhanoglu, në “radarët” e Chelsea

Chelsea rikthehen vëmendjen nga Hakan Calhanoglu i Bayer Leverkusen. Sipas mediave turke, Blutë e Londrës do të tentojnë në merkaton e verës të firmosin me mesfushorin. Në fakt 22-vjeçari është objektiv i ekipit anglez që kur luante me Hamburgun. Chelsea pritet t’i ketë të lehta bisedimet me lojtarin, pasi vet Calhanoglu në një intervistë për mediat turke ka pohuar se do t’i pëlqente të vishte fanellën e Bluve të Londrës në një të ardhme të afërt.

Real Madrid fiton 500 milionë euro vetëm nga faqja e internetit

Real Madrid ka arritur të bëjë një lëvizje mjaft fitimprurëse për të ardhmen, me një kontratë dhjetëvjeçare që do t’i garantojë 500 milionë euro. Sipas “El Confidencial”, Florentino Perez, ka një akord parimor me kompaninë amerikane “Providence Equity Partners”, nëpërmjet të cilit klubi i dorëzon të drejtat e imazhit në internet për një dekadë, duke fituar shifrën e mësipërme. Kompania në fjalë zotëron 25% të aksioneve të “Soccer United Marketing”, kompanisë e cila menaxhon të drejtat e kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
Faqja e internetit e Real Madrid është më e vizituara në botë mes atyre që u përkasin ekipeve të futbollit, me 1.35 milionë përdorues unik, sipas të dhënave të fundit të dhjetorit 2016, një fluks katër herë më i madh se faqja e Barcelonës.
Hugo Lloris është një nga objektivat kryesor që Real Madrid kërkon në merkaton e verës. “Los Blancos” kanë kthyer sytë nga portieri i Tottenham, duke parë vështirësitë e shumta që kanë për të mbërritur te Thibaut Courtois i Chelseat. Gardiani i Kombëtares franceze, në dhjetor të vitit 2016 rinovoi kontratën me “Spurs” deri në 2022 dhe në shtëpinë e anglezëve janë të bindur se 30-vjeçari nuk do të largohet. Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndalojë Real Madrid të tentojë firmën me Lloris.

“Trepça”, në pritje të transformimit dhe ristrukturimit

Në “Trepçë” janë në pritje të formimit të Bordit Mbikëqyrës, i cili do ta zgjedhë Bordin Menaxhues, që pastaj do të fillojë procesin e transformimit dhe ristrukturimit me qëllim të krijimit të politikave për zhvillimin e kombinatit.
Miniera e “Trepçës”, në Stan Tërg, në vitin 2016 ka arritur rezultatet më të mira në krahasim me vitet e tjera të pasluftës. Me miratimin e Ligjit për “Trepçën”, si dhe zbatimin e tij, “Trepça” do ta dyfishonte apo edhe do ta trefishonte prodhimin, por aktualisht gjendja në “Trepçë” nuk ka ndryshuar për asgjë. Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i tha “Zërit” se viti ka nisur mbarë në “Trepçë”, por ka sqaruar se tani janë duke pritur që të formohet Bordi, i cili edhe do ta zbatojë ligjin.
“Ne jemi në pritje të formimit të Bordit. Bordi është ai që do ta implementojë ligjin, besoj se së shpejti do të formohet Bordi”, ka thënë Tmava për “Zërin”, të hënën, duke përsëritur se viti 2016 ishte viti më i suksesshëm i pasluftës. “18.530 tonë xehe të plumbit dhe të zinkut i kemi nxjerrë vitin që shkoi, është viti më i suksesshëm sa i përket prodhimit deri më tani.
Minatorët çdo herë kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdo herë kanë qenë tregues të rrugës drejt perspektivës. Edhe vitin që shkoi puna dhe angazhimi i tyre na kanë bërë të jemi krenarë. Bazuar në gatishmërinë e institucioneve qendrore me të cilët u definua statusi i Ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe u miratua Ligji për ‘Trepçën’ në Kuvendin e Kosovës, ne e patëm shpallur 2016-ën vit të suksesit dhe të prodhimit dhe kemi treguar se ‘Trepça’, si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë, do të ndikojë fuqishëm dhe pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Tmava. Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet, se Ligji për “Trepçën” e bën atë si të tërë, të pandarë, e cila do të funksionojë edhe si e tillë.

Të gjithë me Ranierin

Çfarëdo që të ndodhë, Klaudio Ranieri nuk preket. Ky është pak e shumë mesazhi i klubit të Leisterit, i cili ka votëbesuar publikisht trajnerin e skuadrës kampione të Anglisë, e cila në këtë sezon rrezikon seriozisht rënien. Në mediat angleze, gjatë ditëve të fundit, është përfolur për një krisje mes trajnerit italian dhe lojtarëve, si dhe për një ultimatum që i ka vënë atij klubi, por Leisteri ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke përgënjeshtruar gjithçka.
“Si pasojë e spekulimeve të fundit, klubi i Leister do të dëshironte të bënte absolutisht të qartë mbështetjen e palëkundur për trajnerin Klaudio Ranieri. Ndërsa ekziston një vlerësim kolektiv nga të gjithë në klub se forma e kohëve të fundit duhet përmirësuar, suksesi i paprecedent i arritur në sezonet e fundit është bazuar në mënyrë të qëndrueshme te stabiliteti, bashkimi dhe vendosmëria për të kaluar edhe sfidën më të madhe. I gjithë klubi është dhe do të jetë, i bashkuar përkrah trajnerit dhe lojtarëve, së bashku dhe të fokusuar në sfidat që kemi përpara”, shkruhej në njoftimin e Leisterit.
Sezonin e kaluar shkruan historinë në futbollin botëror, por këtë sezon Leicester nuk i ngjason aspak ekipit që fitoi titullin e Premier League. Kampionet renditen në vendin e 16-të me 21 pikë të grumbulluara për 24 javë, dhe zërat për largimin e trajnerit Ranieri bëhen gjithmonë e më të forta.

Ky është kryediplomati apo mender ministri i Jashtëm i Banditistanit!

Sali BERISHA

Të enjten e kaluar denoncova në Parlament me dokumente, votën kundër kërkesës së SHBA dhe NATO-s të Shqipërisë më 23 dhjetor në OKB, kjo pasi në tetor kishte votuar pro kësaj kërkese, pra Rama kishte ndryshuar qëndrimin pas fitores së Donald Trump. Në seancë, Ditziu, mender ministri i Jashtëm, mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë. Kurse ditën e hënë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit ai pranoi se kjo ka ndodhur, por si një gabim njerëzor teknik dhe tha se për këtë është sqaruar dhe informuar dhe presidenti Nishani.
Po atë ditë, zyra e Presidentit njoftoi se nuk ka marrë asnjë sqarim, informacion për çështjen nga Ministria e Jashtme. Pas këtij reagimi, përsëri mender ministri iu thotë mediave se informacioni është dërguar tek presidenti. Pas këtij mashtrimi të djeshëm reagon sot (dje) zyra e Presidentit, e cila tregon për mediat regjistrin e Gardës së Republikës, në të cilin regjistrohen me firmën e marrësit dhe dorëzuesit dokumentet që merren në dorëzim me firmë në Presidencë.
Regjistri tregonte se mender ministri i Jashtëm kishte përsëritur mashtrimin e një dite më parë pasi sipas regjistrit, informacioni i Ministrisë së Jashtme për presidentin ishte dorëzuar në Presidencë vetëm më dt. 7 shkurt, pra ditën e sotme (djeshme)! Ky është një skandal i denjë vetëm për regjimin e banditokracisë. Vetëm përfaqësuesi i një regjimi të tillë mund të mashtrojë publikisht tre herë brenda javës për të njëjtin problem. Një njeri që mashtron pafytyrësisht Parlamentin dhe qytetarët e tij, mashtron anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit dhe publikun, diplomatët shqiptarë dhe të huaj, punonjësit e ministrisë së tij nuk ka moral, fytyrë apo !
I biri i të atit Paljaço Keta janë neobllokmenët!