Një skandal politik dhe shkatërrim të procesit të dekriminalizimit, e cilësoi kreu i PD, Basha daljen e Arben Ahmetajt në krah të Elvis Roshit ndërsa prezantoi kandidaturën e tij për deputet në Kavajë. “Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit. Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt#NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë”, shprehet Basha në reagimin e tij.
Pse Rama gënjen me motivacionin për shkarkimin e Roshit?
Ka një arsye që rama ka gënjyer me motivacionin për shkarkimin e Roshit. Ajo ëhstë e thjeshtë , që gjykata ta rrëzojë. Vendimi i Ramës ka qenë në mbrojtje të tutorit të Kavajës.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Rama se po bllokon dekriminalizimin, për të lejuar kriminelët që të veprojnë, pasi siç thotë ai i duhen për vota. Në një postim në llogarinë e tij në FB, Bylykbashi thotë se në 2015 Rama u detyrua nga BE dhe SHBA që të miratonte ligjin e dekriminalizimit.
Duke përmendur rastin e Elvis Rroshit, ai thotë se shkarkimi nga Rama sipas nenit 115 ka për qëllim t’i shtyjë Rroshit kohën në detyrë deri sa të marrë vendim Gjykatata Kushtetuese.
“Ramën e detyruan BE dhe SHBA që të firmoste në dhjetor 2015 marrëveshjen për dekriminalizimin.
Pasi kandidoi Rroshin në 2015, BE dhe SHBA e detyruan të miratonte ligjin e dekriminalizimit.
Rezistoi që ta hiqte Rroshin nga kryebashkiak se i duhej. I mbushi mendjen që të hiqte dorë nga dorëheqja se i duhej për zullumet në Kavajë.
Ligji ia fluturoi nga Bashkia. Por Rama firmosi vendim antikushtetues sikur gjoja e shkarkoi për shkelje të ligjit. Eshtë tinzar deri në frymën e fundit! Rroshi e ka humbur mandatin për shkak të nenit 179/1 të Kushtetutës që thotë se kush ka qenë i dënuar për krim humbet mandatin menjëherë.
Shkarkimi prej Ramës sipas nenit 115, sikur Rroshi paska kryer shkelje të rëndë të ligjit, ka për qëllim që t’i shtyjë Rroshit kohën në detyrë deri sa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese. Ai është dënuar për përdhunim, Rama e quan shkelje të ligjit! Eshtë krim ore, pyet profesionistët afër teje se ta shpjegojnë turpin idiotesk që po bën.
Mos u çuditni, Rama do t’i marrë në telefon dhe do t’i kërcënojë gjyqtarët kushtetues me veting që t’ia nxjerrim qelibar! A nuk e tha ish-ministri i Drejtësisë që ai kërcënon gjyqtarët? A nuk kemi dy vjet që e themi ne këtë gjë?
Ja pse i duhet në Kavajë. Njësoj si në Lezhë, Krujë etj! U thotë kriminelëve: kandidoni se nuk ka problem, ju mbroj unë. Nëse nuk kandidoni ju bëj drejtues fushate, por mos e vrisni mendjen për dekriminalizimin sa të jem unë kryeministër!”, thotë Bylykbashi në një psotim në facebook.
Rama nga Kosova në Stamboll për një drekë me Erdoganin
Edi Rama të jep përshtypjen e një turisti më shumë se të një kryeministri që ka marrë përsipër të drejtojë vendin. Dje teksa pritej të vinte në Tiranë, pas vizitës në Kosovë, në një postim në Facebook, ai na lajmëroi se kish ndaluar pak në Stamboll për të ngrënë një drekë me sivllaun e tij turk, Erdogan. Në ndryshim me herët e tjera, këtë herë Erdogan nuk u pa të bënte shoferin për nder të mikut të tij nga Tirana. Në fakt Edi Rama, duket sikur është njeriu më i ngeshëm i këtij vendi, dhe jo kryeministri që duhet të zgjidhte hallet e qytetarëve të tij. Në momentin që do mblidhej Këshilli i Sigurimit iku në Kosovë, në kulmin e debatit që ka nisur për Reformën në Drejtësi, ai niset drejt Stambollit. Por kjo s’është hera e parë për Ramën. Në janarin e vjetshëm teksa vendi përmbytej, ai hidhte valle në dasmat e Floridës. Por çne kjo vizitë e paparalajmëruar e Ramës në Stamboll, kur ska kaluar shumë që kur lideri global ishte atje. Me sa duket, mungesa e gjatë e një vizite, dhe izolimi nga liderët kryesorë të Evropës kanë bërë që ai dhe një herë t’i zerë derën Erdoganit të Turqisë. Humbja e miqve anembanë Evropës, çdo ditë e më shumë po sjell një izolim të tij nga komuniteti ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ai shihet dhe si njeriu që sulmoi publikisht në televizionet më të mëdha botërore, kandidatin republikan të asaj kohe Donald Trump, sot President i SHBA-ve. Një vizitë e Ramës nuk është gjë tjetër vetëm se një pozicionim i padëshiruar për këdo lider të Evropës. Por, vëllezërit për ditë të vështira janë dhe dje, ju gjend sivllau Erdogan, por janë rrekje të kota, sepse Presidenti i Turqisë s’mund ta ndihmojë më për asgjë.
Ndalimi i drejtuesve të policisë dhe lidhjet e Ramës e Tahirit me drogën
Ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit. Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj ka deklarur dje se ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haraçin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 për qind për një rrënjë.
Ai tha se nuk është rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë, pikërisht në zemrën e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës, pikërisht në zonën ku gjenden më besnikët e Saimir Tahirit.
“Dhe të dhënat që dolën sot në media, flasin për lidhje të këtyre zyrtarëve me grupe të strukturuara kriminale, të cilët i ndihmonin duke dekonspiruar aksionet e policisë.
Çdo qytetar dhe ne, e dimë mirë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ne inkurajojmë Prokurorinë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal dhe zinxhiri të çon tek Tahiri dhe Edi Rama.
Ky inkriminim i shtetit, ky kanabizim i vendit, janë një motiv për çdo qytetar, për çdo shqiptar për të kërkuar drejtësi, për t’u bashkuar në protestën e madhe të 18 shkurtit. Droga është krim që helmon shoqërinë, dhunon votën, ndalon të ardhmen e vendit. Ndaj duhet të bashkohemi, ta ndalim këtë të keqe.
Më 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Tahirit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për t’i dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme”, tha Alibeaj.
Afron 18 shkurti; Ushtarë të krimit ikni!
Çfarë do të ndodhë më 18 shkurt. Është një ditë simbolike e qëndresës historike të studentëve dhe popullit të Tiranës me diktaturën. Më 18 shkurt të 1991 studentët hynë në grevën e urisë në ambientet e Qytetit “Studenti”, duke kërkuar heqjen e emrin të diktatorit Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Kërkesat e studentëve u kundërshtuan nga Ramiz Alia dhe kjo nxiti një revoltë të madhe popullore të Tiranës.
Mijërat e qytetarëve bashkoheshin për çdo ditë në Qytetin “Studenti” në mbështetje të grevistëve të urisë dhe kërkesave të tyre. Kjo mbështetje kulmoi më 20 shkurt, kur mijërat e qytetarëve të Tiranës së bashku me studentët u nisën drejt Sheshit “Skënderbej”. Ndonëse përplasjet me policinë ishin edhe me armë askush nuk mundi t’i ndalë qytetarët që të rrëzonin monumentin që simbolizonte diktaturën gjysëm shekullore në Shqipëri, atë të diktatorit.
Sot 26 vite pas asaj dite të rëndësishme historike, shqiptarët i duhet të bëjnë të njëjtën betejë me këlyshët e etërve. Liritë themelore të individëve janë sot të asimiluara. Një bandë kriminale në pushtet ka zhdukur votën e lirë dhe në një vend ku nuk ekziston vota e lirë, atëhere pluralizmi politik është vetëm fasadë.
18 shkurti do të jetë dita e një beteje qytetare për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë. Do të jetë e fortë dhe e shumanshme. Protesta që ka ngritur në këmbë prej ditësh pjesën më të madhe të shqiptarëve do të jetë edhe protesta më e madhe në këto 26 vite.
Cili do të jetë skenari i protestës. Kur fjalën e marrin qytetarët, atëhere qeveria do të struket. Banda do të rrëzohet. Vendi nuk do të mbetet më peng i krimit. Të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të garantuara 26 vite më parë nuk mund të lejohen të nëpërkëmben nga një kastë qeveritarësh të lidhur me krimin e organizuar dhe që e kanë shndërruar buxhetin e shtetit në arkën e kursimeve të xhepit të tyre. Beteja do të zgjasë dhe nuk do të ndalet deri në garantimin e zgjedhjeve të lira. Kryetari i opozitës Basha e ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kërkesat që lejojnë qytetarët të votojnë të lirë.
Qeveria do të refuzojë, por kjo vetëm do të rrisë koston e largimit të saj. Rama është sot një kufomë politike, i izoluar nga të gjitha anët. Mesazhet e marra nga opozita janë ato të një mbështetje të plotë për lëvizjen që do të garantojë votën e lirë në Shqipëri. Kryetari i PD, Basha ka ndërgjegjësuar politikën amerikane dhe europiane për rrezikun që i kanoset sot vendit për t’u shndërruar në një juntë kriminale që kontrollon liritë qytetare.
Mbështetja ka qenë e plotë. “Mesazhet do të vijnë në kohën e duhur”, u shpreh Basha pas takimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump.
Skenari rumun nuk është asgjë përpara skenarit politik të 18 shkurtit. Nëse në Rumani qytetarët janë ngritur për të kundërshtuar qeverisjen socialiste për shkak të lehtësimit të ligjeve të korrupisonit, në Shqipëri beteja është për një çështje shumë herë më themelore; shqiptarëve duhet t’u garantohet vota e lirë. Është momenti që bota e krimit të kuptojë se koha e tyre ka mbaruar. Ushtarë të krimit, ikni, sa nuk është vonë.
Revolta popullore nuk do të kursejë askënd nga mercenarët e Ramës, vrasësit, kriminelët apo trafikantët e drogës dhe të prostitutave. Fundi i botës së krimit do të jetë më i tmerrshmi që ata mund të kenë menduar. Të harrojnë se do të kenë një palo burrë në Kryeministri se mund t’i mbrojë, sepse ai do ja mbathi i pari. Kushdo nga ushtarët e krimit të Ramës që sot mendon se do të ketë të ardhme, bën mirë të shikojë ku kanë përfunduar Zan Çaushët e Frrokët.
Arben SHAHINI
Piloti i drogës: Agjentin e Interpolit në Shqipëri e mbaja me darka
Në një intervistë për gazetën e madhe italiane “Corriere Della Sera” dhënë për gazetarin Andrea Galli, piloti italian Guido Guidi që u kap duke testuar pistën e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ishëm, përveç të tjera rrëfen edhe “qejfin” që ka bërë gjatë qëndrimit të tij në hotelin e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Ai tregon se ishte i lirë të lëvizte dhe u paguante drekat dhe darkat punonjësve të policisë, përfshi edhe agjentin e Interpolit, të cilin ja kishin lënë për ta mbikëqyrur.
“Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve (Kavaleshenca në Durrës)…
Dy persona: bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë. Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh, që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri.
E ofroja unë zakonisht darkën. Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe”, rrëfen Guido për mënyrën se si ka kaluar “pushimet” 5-mujore në bregdetin e Durrësit, duke shëtitur dhe ngrënë darka me oficerët e policisë shqiptare.
Ai ka deklaruar në intervistën e tij për gazetën “Corriere Della Sera” se, misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesha me kanabis. “Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësit, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohë të mira kur transportoja sheikët arabë unë fitoja 4 mijë euro….”, është shprehur Guidi.
Shpërthim në minierën e Bulqizës, 10 të plagosur, 3 të bllokuar në galeri
Të paktën 10 punonjës u plagosën dje në mesditë pas një shpërthimi që ndodhi në brendësi të galerisë, në nivelin16, në minierën e Bulqizës, në Veri të Shqipërisë. Të plagosurit janë shtetas kinezë, të cilët punojnë në sektorë të ndryshëm të minierës së Bulqizës. Burime vendore thonë se, tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin lokal të Bulqizës. Ndërkohë, dyshohet se në galeri gjenden të bllokuar edhe tre punonjës të tjerë, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë mendohet se është bërë shpërthimi i papritur i gazit metan në brendësi të nivelit 16.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, është njoftuar se strukturat e repartit të inspektim-shpëtimit në miniera janë nisur drejt Bulqizës, në ndihmë të minatorëve si dhe për të verifikuar gjendjen e sigurisë në këtë minierë.
Lidhur me ngjarjen e Bulqizës, ku pati një shpërthim në minierë mësohet se 3 minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Kompania ka dhënë edhe detajet për ngjarjen, duke sqaruar se “rreth orës 13:30, në minierën e kromit ka ndodhur një shpërthim gazi metan”.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 21 të minierës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 m në thellësi të saj. Aktualisht në këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome. Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë, por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë dëm material dhe as në njerëz.
Vitet e fundit, në një numër minierash në Veri të Shqipërisë, kanë ndodhur aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve. Në më të shumtën e rasteve, aksidentet kanë ndodhur për shkak të kushteve të papërshatshme të punës në këto miniera, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar dhe periudhës së regjimit komunist.
Tritol në makinë, shpëton shoferi dhe pasagjeri
Një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë ditën e djeshme në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës. Këtë e kanë konstatuar vetë personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz 190”, me targë AA 339 LZ, nga Tirana në drejtim të Pukës. Në momentin kur u është dashur të kontrollojnë bagazhin e makinës, dy personat kanë parë pakon e dyshimtë, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se në pako është vendosur lëndë shpërthyese. Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse. Teksa ekspertët u larguan për një moment nga makina për të marrë pajisje të tjera, lënda plasëse, e llojit tritol, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar.
Njëri nga dy personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz” thotë se shkak për ndalimin e tyre u bë llamba e vajit. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë’, thotë ai.
I riu rrëfen momentin para shpërthimit
“Ditëgjati nuk bëhet kurrë ditëshkurtër”. Kjo shprehje i përshtatet më së miri ngjarjes së ndodhur pasditen edjesh në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës, ku dy persona që udhëtonin me makinën e tyre nga Tirana në drejtim të Pukës, i kanë shpëtuar për mrekulli një shpërthimi.
Ka qenë pikërisht sinjali që u ka dhënë llamba e vajit, momenti fatsjellës për ta. Duke mos injoruar sinjalin e dhënë nga llamba, ata ndaluan makinën për të hedhur vajin. Por teksa po vendosnin në bagazhin e mjetit bidonin me pjesën e mbetur të vajit, kanë parë aty një pako të dyshimtë.
Këtë e ka rrëfyer, Klodiani, njëri nga dy personat që po udhëtonin drejt Pukës me makinën ku ishte vendosur lënda shpërthyese. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në bagazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë”, thotë ai.
Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse.
“Ekspertët xhenier janë përpjekur që ta lëviznin pakon nga bagazhi i makinës dhe ta vendosnin në tokë që të kryenin demontimin e saj, por ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur si lëvizje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse aty ku ishte i vendosur dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e pasme e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Maskat grabisin një karburant në Tiranë
Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Burime nga policia thonë se, persona të paidentifikuar me armë në dorë kanë grabitur një karburant në zonën e Ibës. Dy persona të armatosur rreth orës 01:38, kanë arritur të marrin një shumë parash nga një karburant në Ibë. Autorët mësohet se kanë marrë rreth 25.000 lekë të reja, disa paketa dhe telefonat e punonjësve. Sipas policisë, ata janë larguar me një automjet. Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
A po e trajton tutori Roshi, Ramën si prostitutën e vet?

Armand MAHO
Megjithëse ka një vendim gjykatë, dhe një vendim qeverie për shkarkimin e tij, Enver Roshi i Kavajës, vazhdon të shkojë në zyrë dhe të ndikojë në vendimmarrjen për fondet dhe punët e këtij qyteti. Njeriu me shumë emra, raporton shuplaka.com nuk është mjaftuar me kaq, por nuk heziton as të bëjë fushatë elektorale në favor të Arben Ahmetajt, i cili me sa duket do të mbulojë këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është bërë e ditur dhe nga një takim me strukturat e PS-së, ku Arben Ahmetaj, është prezantuar pikërisht nga Elvis Roshi dhe Gentian Daja të dy të akuzuar për trafik dhe me dënime të mëparshme. “Unë jam i deleguari për Kavajën dhe Rrogozhinën. Kavaja për mua nën mandatin e Kryetarit të Bashkisë zotit Roshi është një surpizë, qoftë për PS-në qoftë për qeverinë”, tha Ahmetaj. Ahmetaj vazhdon ta konsiderojë Elvis Roshin Kryetar Bashkie, megjithëse këtij të fundit i është hequr mandate nga KQZ dhe ka një vendim qeverie për shkarkimin e tij. Por faktin se Roshi vazhdon të drejtojë Bashkinë e Kavajës, konfirmohet. Edhe pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama me urdhër të Prokurorisë për të lënë pozicionin pas kapjes nga ligji i dekriminalizimit, Elvis Roshi shkon përditë në zyrën e tij. Roshi nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës. Burime të sigurta të “Shuplaka”-s në Bashkinë e Kavajës thonë se, Elvis Roshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij. Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi, Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë. Ky fakt skandaloz thellon problematikën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka ndodhur kështu me deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilët njësoj si Roshi duhet të linin mandatet. Ata u zëvendësuan menjëherë nga deputetët Flamur Çelaj dhe Edmond Zeno. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tashmë me Elvis Roshin, por së fundmi ai është duke mbështetur edhe kandidatin për deputet të socialistëve për Kavajën, ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. A është Edi Rama në dijeni të këtij fakti? A e dinë socialistët që qëndrojnë afër tij? A e dinë qytetarët e Kavajës?!”, shkruan portali.
Dy standarde
E megjithëse të gjithë e dinë, se njeriu që nuk dihet se çfarë emri ka (një ndër ata që ka zgjedhur është dhe Bashkim Halluni), në bazë të ligjit të dekriminalizimit është shpallur i papërshtatshëm për bashkinë e këtij qyteti vazhdon të bëjë ligjin atje me lejen e kryeministrit Rama. Vërtet që vendimin e KQZ, ai e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, por deri në vendimin e saj, ai sërish në bazë të ligjit nuk ka të drejtë të shkojë në zyrën e kryetarit. Si rast për këtë është shkarkimi nga detyra i Shukri Xhelilit, i cili megjithëse kishte ankimuar në Gjykatë vendimin për shkarkimin e tij, vazhdonte të qëndronte në qelitë e burgut. Por me sa duket nuk zbatohet i njëjti standard për Enverin e Kavajës, i cili me sa dihet është shumë i çmuar për Edi Ramën. Enveri i Kavajës, është njeriu që ai sheh si garant të manipulimit të votave në këtë bashki, dhe abuzimeve në bregdet. Edi Rama ka projekte të mëdha për këtë bashki, ku me ndarjen e re territoriale i janë vënë nën administrim sipërfaqe të mëdha të tokave në bregdet, siç është rasti i Karpenit, ku po përgatitet një megaaferë me vjedhjen e tokave atje. Nuk është i rastit fakti, që Enveri një njeri i gjetur fajtor për përdhunim, del qafë më qafë me një tjetër simbol të vjedhjes në qeverinë Rama siç është Ahmetaj, i cili ka lënë qytetin e tij të Gjirokastrës, ku s’do mund të merrte vota në këto zgjedhje as sa Spartak Ngjela, për të kërkuar ndihmën e trafikantëve dhe abuzuesve me pushtetin në Kavajë. Një alarm që të jep një ide të qartë në lidhje me respektin që ka Edi Rama për institucionet e këtij shteti, dhe për zgjedhjet e lira në këtë vend.
Shkarkimi dhe heqja e mandatit
Historia Roshit nuk është shumë ndryshe nga ajo e personave me të shkuar kriminale në Shqipëri. I pajisur me pesë gjashtë emra, Enver, Ervin, Bashkim, Elvis, ai ka thyer jo pak herë ligjin, madje një prej akuzave të tij është përdhunim në grup. Në majin e vitit të shkuar, në media qarkulloi një dokument i Policisë italiane, ku mësohej se Roshi ishte i akuzuar dhe dënuar për përdhunim në grup. Menjëherë pas kësaj Roshi do të jepte dorëhqejen, për të shkuar në Itali dhe për t’u kthyer që andej, duke anuluar dorëheqjen e parë, me një fjalim mbi parimet e të drejtës dhe duke kërkuar realizimin e Reformës në Drejtësi. Por pas kësaj, Prokuroria do të niste një hetim në nëntorin e vitit të shkuar, dhe më pas do i kërkonte KQZ heqjen e mandatit të Elvis Roshit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale dhe mashtrimit që kish bërë në formularin për “pastërtinë e figurës”. KQZ në një mbledhje të saj të datës 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit të tij dhe po atë natë, Rama për të treguar se e respekton shumë ligjin vendosi shkarkimin e tij. Por megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj, Roshi vazhdon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Kavajës, vazhdon të japë tendera dhe të ndikojë në fondet e kësaj bashkie. “Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdojë ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës”, do ishte reagimi i Ramës.
Kavaja si bazë e pastrimit të parave të drogës dhe mafias
Po përse Edi Rama investohet për ta mbajtur Kavajën me çdo kusht nën pushtetin e personave të inkriminuar?! Në fakt dhe kjo e ka një shpjegim. Kavaja është parë prej tij si vendi ideal për të pastruar paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni. Elvis Roshin e ka si të thuash “qehajain” e tij, për të gjitha punët e pista që ai kryen në Kavajë. Në blerjen e resorteve turistike, ku ai është parë të drejtojë punimet, apo dhe në Portin e Karpenit, ku dyshohet se nën petkun e ndërtimit të një porti atje do pastrohen paratë me anë të vjedhjes së sipërfaqes prej 1700 hektarësh, jo vetëm të bandave shqiptare, por edhe të mafias ndërkombëtare. Nuk është e rastit, që për pastrimin e një kanali që kalon fare afër Karpenit, qeveria akordon një fond prej 3 milionë dollarësh që tenderohet me motivacione qesharake si fjala vjen, për vlerat historike të betejës mes Çezarit me Pompein, që e kish lënë për ta studiuar Enveri i Kavajës. Në raport me pjesën tjetër të bregdetit, kjo pjesë mund të quhet ende e virgjër, pasi për shkak të mungesës së infrastrukturës, nuk ka pasur bum ndërtimesh si në pjesën tjetër të vendit. Një pjesë e tokave kanë mbetur ende në pronësinë e shtetit, ndërsa pjesa tjetër synohet t’u blihet vendasve për çmime qesharake, duke e justifikuar vjedhjen si pjesë e planeve të zhvillimit. Dhe më mirë se kërcënimet e bandave kjo s’mund të bëhet. Prandaj i duhet Roshit në krye të Kavajës dhe duke e ditur se kjo s’mund të zgjasë shumë, Rama dërgon një tjetër qehaja për të kryer punët e papërfunduara siç është Arben Ahmetaj.