Presidenti: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje, mazhoranca të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe nga shantazhet

 

Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Të nderuar qytetarë dhe bashkatdhetarë,

Të dashur gazetarë dhe përfaqësues të medias!

Më datë 10 qershor 2019 kam dekretuar shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Kjovendimmarrje veç të tjerave synonte që t’u krijonte palëve një mundësi reflektimi dhe hapësire për të dialoguarpër një zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët europiane të Shqipërisë.

Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet publike për dialog të Kryeministrit Rama, i cili i kishte shkruar shtatë letra të gjata publike Kryetarit të Opozitës, zotit Basha.

Por në mënyrën më zhgënjyese, nën direktivat e tij, Kuvendi miratoi njëRezolutë parlamentare, nëpërmjet së cilës iu bënte thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, që të mos zbatonin Dekretin e Presidentit të Republikës, edhe pse ky Dekret ishte botuar në Fletore Zyrtare duke qenëi detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politikekundërnjë vendimi të KQZ-së, që e pengonteatë tëçregjistrohej nga zgjedhjet tashmë imagjinare të 30 qershorit.

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së kësaj force politike, për t’u çregjistruar nga këtozgjedhje imagjinare.

Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste dhe organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor.

Të nderuar qytetarë,

Presidenti i Republikës, nisur nga disinformacionet e shpërndara qëllimisht në mediae gjen me vend të sqarojë se:

Në këtë proces Kolegji Zgjedhornuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë kushtetuese të Dekretit të Presidentit të Republikës, pasi një tagër të tillë nuk ia njeh Kushtetuta;

Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces, e për rrjedhojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për Dekretin, ashtu edhe për anulimin e datës së zgjedhjeve;

Vendimi i djeshëm i marrë nga Kolegji Zgjedhor është njëtruk procedurial për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ-së dhe ështënjë përpjekjee dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhejashtë vendit për tëanatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit, por kurrsesi,ky është një operacion i dështuar pasinuk prekaspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës;

Është e qartë se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës.

Të nderuar qytetarë,

Gjithçkaqë u pa dje ishte njëshfaqje e rëndomtë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe me sundimin e ligjit.

Jemi në një situatë paradoksale ku, Presidenti i Republikës në zbatim të Kushtetutës ka anuluar me Dekret një proces zgjedhor monist, që ishte planifikuar për t’u mbajtur më datë 30 qershor, ndërkohë qëmazhoranca dhe organizata socialiste eKQZ-së, në paligjshmëri të plotë, vijojnë“teatrin” për të zhvilluar njëprocesvotimesh qëtashmë ligjërisht nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për shfuqizimin e Dekretit për caktimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor,është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj, sidomos pluralizimit politik.

Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm ajo, mund të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë në Republikën e Shqipërisë.

Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asgjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit.

Ndërkohë, si President i Republikës vazhdoj të jem i duruar, të pres reflektimin e tyre, dhe të kuptojnë se kanë përgjegjësi jo vetëm para militantëve të tyre, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe sidomos të ardhmes europiane të Shqipërisë, që po vihet në pikëpyetje.

E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës, këmbëngul se mbetet vetëm dialogu politik dhe respektimi i ligjit nga të gjithë.

Exit mobile version