Presidenti Trump ka mbëhstetur protestat në Francë duke i kërkuar publikisht qeverisë franceze uljen e taksave për qytetarët francezë. Duket se kemi të bëjmë me një linjë të qartë të politikës amerikane. Tani revolta kundrë taksave të larta që shkojnë në durt e oligarkëve ka shpërthyer edhe në Tiranë. Të gjitha akset rrugore në qytete të ndryshme të vendit janë bllokuar ditën e sotme për një orë nga qytetarët që kanë kërkuar uljen e çmimit të karburanteve të rritura për shkak të taksave të Ramës.
Reagimi i Presidentit Trump në mbështetje të protestave në Francë ka zemëruar Parisin zyrtar. Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën franceze, pas mesazheve të zotit Trump në Tëitter lidhur me protestat në Paris.
“Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim”, tha Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian në televizionin LCI.
“Unë dhe presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ai.
Zoti Le Drian po reagonte ndaj mesazheve në Tëitter të Presidentit Trump të dielën, ku ai shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtueshme.
“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante presidenti.
Afro 2 mijë vetë u arrestuan të shtunën në gjithë Francën, në raundin e fundit të protestave të “jelekëve të verdhë”.