Xhevdet Amuli: Shkodra nuk blihet me fjalë boshe

Në një reagim në faqen e tij të facebook-ut, kandidati për deputet i qarkut Skodër në listën e Koalicionit Euroatlantik, ka denoncuar propagandën e kryeministrit Rama, të përdorur gjatë një takimi në Shkodër.
“Ai erdhi në një takim me gra, por në vend që t’i respektonte ato me një plan konkret për jetën, ekonominë dhe familjet e tyre – zgjodhi të ofendojë burrat shkodranë”, shprehet i indijuar ndër të tjera kandidati, duke e konsideruar një fyerje të bërë gjysmës së qytetit të Shkodrës dhe më tej.
“Të flasësh me tallje për burrat e këtij qyteti, për figurat që kanë ngritur historinë, kulturën, dhe rezistencën e Shkodrës e cila nuk iu dorëzua asnjëherë komunizmit e as bijëve të tyre, do të thotë që nuk e njeh Shkodrën” vijon Xhevdet Amuli.

Postimi i plotë:

Kur arroganca zëvendëson programin!
Sot në Shkodër, Kryeministri erdhi jo për të paraqitur një vizion, jo për të dhënë llogari, e as për të dëgjuar hallet e qytetarëve. Ai erdhi në një takim me gra, por në vend që t’i respektonte ato me një plan konkret për jetën, ekonominë dhe familjet e tyre – zgjodhi të ofendojë burrat shkodranë. Në fakt së pari zgjodhi që përmes mekanizmave ti detyrojë gratë të shkojnë në takim, duke iu thënë se në të kundërt duhët të largohën nga puna!
Ky nuk është vetëm një fyerje personale ndaj gjysmës së qytetarëve tanë. Është një përçmim i thellë ndaj dinjitetit të gjithë Shkodrës. Të flasësh me tallje për burrat e këtij qyteti, për figurat që kanë ngritur historinë, kulturën, dhe rezistencën e Shkodrës e cila nuk iu dorëzua asnjëherë komunizmit e as bijëve të tyre, do të thotë që nuk e njeh Shkodrën.
Ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje për papunësinë, për shëndetësinë, për ikjen masive të të rinjve, ai nuk jep asnjë përgjigje. Zhurma, propaganda dhe fyerjet janë e vetmja “strategji”.
Shkodra nuk blihet me fjalë boshe. As me fyerje. Shkodra meriton respekt, zgjidhje dhe vizion. Shkodra do të japë përgjigje me 11 maj!
#XhevdetAmuli #partiademokratikeeuroatlantike

Exit mobile version