Anëtarja e kryesisë së PD-së, Alfrida Marku Dedgjonaj, replikon me kryetarin e bashkisë Lezhë: Qytetarët presin transparencë, jo gjuhë fyese dhe arrogante

Nga Alfrida Marku Dedgjonaj
Gjuha e turpshme, arrogante dhe përçmuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës dhe interesat e tyre, është e dënueshme dhe nuk përbën argument.
Nëse kryebashkiaku është shërbëtor i devotshëm i kryeministrit e jo i qytetarëve të Lezhës, është çështje e tij, por qytetarët presin dhe meritojnë transparencë, sepse kjo çështje intereson së pari për ata.
Për këtë arsye, ata që janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, bëjnë mirë të informojnë dhe pyesin qytetarët, përpara se të shpërdorojnë hapësirën dhe autoritetin publik me ironi e romuze që i kanë hije shfaqjeve të ulëta, e jo çështjeve me interes kombëtar.
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë çështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të agjendës personale të Edi Ramës. Ne jemi në krah të njerëzve dhe do të jemi zëri i tyre në këtë çështje me interes për çdo shqiptar.
Exit mobile version