Atentat në Kurbin, qëllohet me armë zjarri një person

Një person është plagosur me armë zjarri në një atentat ditën e djeshme në Kurbin. Sipas policisë, i plagosuri është N.K. 63 vjeç banues në Fushë-Milot, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. I moshuari po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga ana tjeter, një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij ka goditur me armë një 26-vjeçar. Dashamir Lucaj sëbashku me vëllain e tij D.L, 36 vjeç, të dy banues në Tale kanë goditur në kokë për motive të dobëta, me qytën e një arme një të ri 26-vjeçar me inicialet, M.L, ku arma ka bërë shkrepje në ajër, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e goditjes, Dashamir Lucaj si edhe procedon në gjendje të lirë vëllain e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Dëmtime të tjera me dashje” kryer në bashkëpunim.

Exit mobile version