Chelsea dhe Tottenham hap pas hapi drejt një fundsezoni të zjarrtë në Premier League. Skuadra e Antonio Contes ruan pozitat me pikë të pandryshuara ndaj “Gjelave” në +4 edhe pas ndeshjeve të ditës së dielës. Ishte Tottenhami që arriti të triumfonte në derbin e Londrës me Arsenalin, iku, fitoi 2-0 në një ndeshje që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë. Delle Ali në të 55-ën ngriti në qiell stadiumin “White Hart Lane”. Vetëm 3 minuta më pas, Tottenham fitoi një 11-metërsh dhe ishte Kane, ai që dyfishoi shifrat.
Një sukses që e mban ende në lojë skuadrën e Pocchetinos, por mbi të gjitha i siguron Tottenhamit një fitore që e konfirmon matematikisht përpara rivalëve të urryer të Arsenalit pas plot 22 viteve.
Në përballjen tjetër, Chelsea i Antonio Contes tregoi karakter në një transfertë të vështirë si ajo e Evertonit ku dominoi 3-0. Pedro, Gary Cahill dhe Willian siguan suksesin e radhës për “Blutë e Londrës”, që hedhin një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi diferenca me Tottenham mbetet 4 pikë, kur duhen edhe 4 javë nga fundi i Premier League.