Borussia Dortmund nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Shinji Kagawa. Lajmin e bën të ditur drejtori sportiv i verdhezinjve Michael Zorc, i cili ka pranuar se mes klubit dhe mesfushorit kanë nisur bisedimet. Kagawa ka një kontratë me Dortmundin që skadon vitin e ardhshëm dhe nisur nga paraqitjet e tij, Zorc e cilëson si të nevojshëm vazhdim e aventurës së japonezit në “Signal Iduna Park”.
“Kagawa është nga ata futbollistë që i ka dhënë shumë skuadrës, paraqitjet e tij e kanë vërtetuar një gjë të tillë. Nisur nga këto fakte, kemi vendosur që të nisim bisedimet për rinovimin e kontratës me futbollistin dhe menaxherin e tij. Jemi të bindur se shumë shpejt tratativat do të mbyllen me sukses”.
Pas transferimit në radhët e Man.United ku qëndroi për dy sezone, 28-vjeçari nuk arriti dot të jepte më të mirën e tij, e më pas u rikthye sërish tek verdhezinjtë në vitin 2014. Në total me fanellën e Dortumund, Shinji Kagawa numëron 107 paraqitje nga ku ka arritur të realizojë 25 gola.