Ministri Demiraj monitoron nga ajri kultivimin e kanabisit

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj kreu sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndëve narkotike kanabis sativa. Gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Edhe nga raportimet që ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të lëndeve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.
Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndeve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet plotësisht. Kjo nuk është hera e parë që Demiraj del vetë në aksion. Burime të pakonfirmuara thonë se Demiraj ka kryer ndërhyrje të tjera para zgjedhjeve, pikërisht në Lezhë.

Exit mobile version