Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi publikoi para mediave vendimin e Gjykatës së Firencës në Itali për dënimin e të emëruarit të Ramës në krye të Bashkisë së Shkodrës. Pjetri rezulton i dënuar me 18 muaj burg për trafikim droge. Ajo që të surprizon është se Pjetri e ka pranuar vetë me dokumenta përfshirjen në trafikun e drogës të Pjetrit.
ikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit • Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali.
• Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia.
• Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit
• Valdrin Pjetri ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik DEKLARATA E SEKRETARIT TË
PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI Edi Rama hesht prej 2 javësh që kur Partia Demokratike zbuloi për opinionin publik se kandidati i tij për Kryetar të Bashkisë Shkodër është një trafikant droge, i dënuar në Itali 16 vjet më parë. Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi edhe njëherë se bashkëqeverisja me krimin e organizuar është projekti i tij i vetëm që i siguron pushtetin.
Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpunimi me krimin.
Ai hesht megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë. Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër.
Ndiqeni sesi në 30 Korrik, Edi Rama e vesh me mburojë të plotë politike Vakdrin Pjetrin në 30 Korrik. [VIDEO KU RAMA JUSTIFIKON VENDOSJEN E VALDRIN PJETRIT SI DREJTUES POLITIK] Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.
Në vend që të distancohej menjëherë nga drejtuesi i tij politik në qarkun Shkodër, Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia. 5 ditë më parë Valdrin Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kriminale. [VIDEO KU VALDRIN PJETRI THOTË SE NUK JAM ARRESTUAR APO DËBUAR ASNJËHERË]
Kjo që sapo dëgjuat është një mashtrim. Mashtrim ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku drejtuesi politik i Edi Ramës në Qarkun Shkodër, njëlloj siç bëri disa vite më parë edhe Elvis Rroshi i Kavajës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar dënimin. Çdo shqiptar e di se pas kalimit të 10 viteve nga momenti i dënimit, dëshmia e penalitetit del e pastër.
Aty nuk shfaqen dënimet e mëparshme. E vërteta është se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar. I dënuar për trafik droge. Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratike po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firenze, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendentin për Kryetar Bashkie.
Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. [SHFAQEN DOKUMENTET E DËNIMIT SIPAS SISTEMIT TË KUESTURËS SË FIRENCES] Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se: Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.
Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.
Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.
Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: a) “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”. b) Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar