Studentët në protestë përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë paralajmëruar protestë sot në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit, për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve dhe mësimit online. Studentët e cilësojnë mësimin online si metodë aspak efektive për përftim njohurish.

Vendimi duket se ka irrituar më tepër studentët e rretheve, të cilin ishin akomoduar në konvikte dhe kishin marrë banesa me qira.

Në kuadër të urdhrit, për pasojë janë mbyllur edhe konviktet. Të rinjtë e konsiderojnë mbylljen e tyre një vendim jo të drejtë, për kohën kur u mor, pak ditë para nisjes së shkollës.

130 mijë studentë në të gjitha ciklet universitare do të fillojnë sot mësimin online.

Fakultetet nisin zbatimin e këtij urdhri, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Exit mobile version