Artistët dhe përmbaruesit përplasen për çadrën e Cirkut

Përpjekja e përmbaruesve për të çmontuar çadrën e një institucioni kombëtar si Cirku i Tiranës ka çuar në përplasje dje policinë me artistët. Pronës i ka dalë pronari dhe kanë qenë përmbaruesit ata që kanë shkuar që të çmontojnë çadrën. Aktorët e përlotur kërkojnë që të paktën të ketë një grup ekspertësh që të mund të ndërhyjnë për të hequr çadrën. Duhet thënë se të gjithë aktorët e Cirkut kanë qenë me pushime dhe janë rikthyer për të mbrojtur çadrën. Ata e pranojnë që kjo është një pronë private, por çadra nuk mund të dëmtohet, pasi mund të zhvendoset në një pikë tjetër të qytetit.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se, kjo sjellje është jo normale për aq kohë sa institucioni që ajo drejton është në proces ndërmjetësimi me Bashkinë Tiranë dhe të zotin e 409 metrave katrorë që një vendim i Gjykatës së Apelit në 2014 ia njeh si pronë.
Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, Ministria e Kulturës, angazhohet me aq sa i lejon ligji, të mos lejojë shkatërrimin e një institucioni kombëtar me histori mbi 50-vjeçare. Për të tretën herë brenda pak javësh, artistët u përplasen me përmbaruesit paraditen e së enjtes.
Pas debateve ekzekutuesit u tërhoqën. Ata nuk zotëronin një raport teknik mbi çmontimin e çadrës, për aq kohë sa pjesa më e madhe e saj është pronë publike dhe rrezikon shkatërrimin.

Exit mobile version