Hysaj: Mirëpresim afrimet e reja

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Elseid Hysaj of Napoli in action during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between SSC Napoli and Villarreal FC on February 25, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli ka filluar prej dy ditësh fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm, në Dimaro dhe ekipi vazhdon të stërvitet, me dy seanca në ditë. “Ka shumë entuziazëm dhe shumë përqendrim. Jemi duke dhënë maksimumin të gjithë, sepse kemi dëshirë të rifillojmë fuqishëm kampionatin”, u shpreh Elseid Hysaj për radion napolitani “Kiss Kiss Radio”. Mbrojtësi shkodran, prej dy sezonesh është një nga pikat më të forta të napolitanëve dhe kjo vërehet edhe me aktivizimet e tij thuajse në çdo ndeshje. Hysaj vlerëson afrimet e reja në ekip dhe shpalos objektivat e ekipit për sezonin e ardhshëm.
“Ounas është një futbollist mjaft i mirë dhe do të përmirësohet akoma më shumë me ne. Mario Rui, gjithashtu do të na japë një dorë në realizimin e objektivave tona. Edhe këtë vit ne duam të rifillojmë me të njëjtin ritëm dhe me synimin për të arritur sa më lart të mundemi”, tha mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Fiorentina është në shitje. Ka ardhur si rrufe në qiell vendimi i vëllezërve Della Valle, të cilët përmes një deklarate njoftojnë se janë gati të lënë vendin pronarëve të rinj. Diego dhe Andrea Della Valle janë pronarët e klubit vjollcë që prej vitit 2002, por duke parë raportet jo të mira me tifozët, të cilët e kanë kontestuar vazhdimisht vitin e fundit bënë të ditur se janë të disponueshëm për të shitur aksionet njerëzve të tjerë për ta menaxhuar ndryshe.
Adam Ounas është goditja e Napolit në sulm. Të kaltërit ende nuk kanë bërë lëvizje në merkato dhe përforcimi i parë do të jëtë për repartin e avancuar. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Bordeaux, i cili mund të luaj si sulmues anësor, por edhe sulmues i dytë. Lojtari francez mësohet se ka refuzuar Romën dhe Zenitin për t’u bashkuar me ekipin e Sarrit, ndërsa Napoli dhe Bordeaux kanë gjetur akordin për 10 mln euro plus 2 mln të tjera bonuse.
Josip Iliçiç sezonin e ri mund të veshë fanellën e Sampdorias. 29-vjeçari pëlqehet shumë nga klubi dorian, që janë gati t’i ofrojnë 5 milionë euro Fiorentinës për kartonin e sulmuesit, shifër kjo që duket se është pranuar nga shoqëria vjollcë. Sampdoria tashmë duhet të marrë vetëm “Po”-në e lojtarit.

Exit mobile version